BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Tranzicionet e pafundme për shqiptarët

Tranzicionet e pafundme për shqiptarët

Koha është e maskarenjve, po atdheu i shqiptarëve, ka shkruar Ali Asllani. Një veçori e përbashkët e shqiptarëve në qasjen e tyre politike në Ballkan është konservimi i pushtetit mbi të gjitha, një kompleks i rëndë i egoizmit dhe autotarizmit patologjik. Shoqëria shqiptare në këtë aspekt nuk paraqet ndonjë përjashtim, por më shumë vërteton atë që shqiptarët e shpërndarë në Ballkan nuk po ia dalin dot në tranzicionin e pushteteve demokratike dhe reformave të subjekteve politike. Andaj një shumicë e madhe e lidershipit shqiptar është instaluar qysh tre  dekada më parë. Sistemi operativ i tyre ka programe ideologjike totalitare e komuniste e cila ka mbijetuar dhe mbijeton nga indiferenca e shumicës dhe apatisë sonë të përbashkët në luftimin e antivlerave. Shikoni administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishme lokale e qendrore, agjencitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga viti 1990 e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive. Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cenojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat, arrogant e bajraktar të tipit feudal. Pjetër Arbnori, ndjesë paste, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit. Po nëse pseudonimet janë praktika të aplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më tronditës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke patur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore etj. E dhimbshme, por e vërtetë. Sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillim vitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. E drejta e më të fortit vendoset kundër forcës të së drejtës, kështu e quajti një herë ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mënyrën si veproi Rusia në Ukrainë në vitin 2014, kur aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe lëvizi fijet në prapaskenë në luftën në Ukrainën lindore, me pasojë mijëra viktima. Ky është çmimi i përgjakshëm që po paguan Ukraina, që kur u shkëput nga Moska.