BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Tranzicioni demokratik

Tranzicioni demokratik

Te jetosh në demokraci është një ëndërr që shumë njerëz e ëndërrojnë por shumë pak e jetojnë . Demokracia funksionale thekson ndarjen e pushteteve, një gjyqësor të pavarur dhe një sistem kontrollesh dhe balancash midis degëve të qeverisë .Shkaqet kryesore të prapambetjes demokratike përfshijnë mungesën e mbështetjes publike për demokracinë, pabarazinë ekonomike dhe tensionet sociale, politikat populiste ose personaliste dhe ndikimin e jashtëm nga politikat e fuqive të mëdha , fenomene të cilat ne i ndeshim në Shqipëri. Demokracia në Shqipëri ,si dhe vende te tjera shpesh prodhon mbivendosje pushtetesh dhe mosrespektim të të drejtave te njeriut. Lind pyetja përse është ky ndryshim kaq i madh ? Ne kemi pasur deri diku zgjedhje të pranueshme nga komuniteti ndërkombëtar dhe kemi pasur një qeveri legjitime si edhe disa vende te tjera te Ballkanit , por rezultatet nga demokracitë tona kanë qenë zhgënjyese . Çfarë e bën të mundshme funksionimin normal të demokracisë në vendet perëndimore ? Të kuptojmë këtë fenomen  mendoj se duhet të kuptojmë si lindi dhe cilët ishin faktorët që bënë të mundur që demokracia të evoluonte.

Siç shpjegon filozofi iluminist Benjamin Constant, demokracia ne Greqinë e lasht nënkuptonte diçka tjetër: që secili (në fakt, çdo qytetar mashkull) kishte të drejtë të merrte pjesë në qeverisjen e komunitetit . Asambletë popullore të Greqisë së lashtë kishin fuqi të pakufizuara. Të drejtat e një individi nuk ishin të shenjta as në teori dhe as të mbrojtura në fakt. Demokracia greke shpesh nënkuptonte, në frazën e Constantit, "nënshtrimin e individit ndaj autoritetit të komunitetit". Kujtojmë se në shekullin e katërt p.e.s në Athinë, ku thuhet se demokracia greke ka gjetur shprehjen e saj më të vërtetë ,asambleja popullore , me votën demokratike , vrau filozofin më të madh të epokës për shkak të mësimeve të tij. Ekzekutimi i Sokratit ishte demokratik por jo liberal.

Nëse rrënjët greke të lirisë perëndimore shpesh mbivlerësohen, ato romake neglizhohen. Kur Herodoti shkroi se grekët ishin "një popull i lirë", ai nënkuptonte se ata nuk ishin skllevër nën pushtimin ose dominimin e huaj , një ide që ne sot e quajmë "pavarësi kombëtare" ose "vetëvendosje".  Romakët theksuan një aspekt tjetër të lirisë: që të gjithë qytetarët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë  sipas ligjit. Ky konceptim i lirisë është shumë më i afërt me atë perëndimor modern, dhe fjala latine për të, libertas, është rrënja e përdorur sot gjerësisht ne perëndim , qe është demokracia liberale. Ndërsa Greqia i dha botës filozofinë, letërsinë, poezinë dhe artin, Roma na dha fillimet e qeverisjes së kufizuar dhe të shtetit ligjor. Republika Romake, me qeverinë e saj të ndarë (tre degë), zgjedhjen e zyrtarëve me mandate të kufizuara dhe theksin mbi barazinë sipas ligjit, ka qenë një model për qeveritë europiane si dhe në krijimin e Republikës Amerikane. Deri më sot konceptet dhe termat politike romake qëndrojnë në të gjithë botën perëndimore: Senat, Republikë, Kushtetutë, Prefekturë.

 Zakaria bën një dallim të rëndësishëm midis demokracisë dhe liberalizmit, konstruksione që shpesh ngatërrohen. Demokracia është një proces për zgjedhjen e liderëve; ka të bëjë me pjesëmarrjen popullore. Të thuash se një shtet është demokratik do të thotë të thuash pak për mënyrën se si qeveriset në të vërtetë.

Liberalizmi, në të kundërt, ka të bëjë me normat dhe praktikat që bëjnë te mundur jetën politike. Një shtet qe quhet liberal është ai në të cilin të drejtat individuale janë parësore. Ai mbron individin jo vetëm nga abuzimet e një tirani, por edhe nga abuzimet e shumicës demokratike.

Kudo që lind,  i-liberalizmi merr një formë të njohur: më shumë korrupsion, kufizime më të mëdha te organizimit dhe fjalës se lire, kufizime ndaj shtypit, ndëshkim kundër kundërshtarëve politikë, shtypje e pakicave. Të gjitha këto gjëra janë të këqija, por nuk janë domosdoshmërisht jodemokratike. Rusia e Putinit është e mbushur me politika represive dhe joliberal dhe megjithatë Putini është jashtëzakonisht popullor mes rusëve. Ai është, si shumë tiran , një populist

 

Nëse një vend zhvillon zgjedhje konkurruese, shumëpartiake, ne i quajmë ato demokratike. Kur pjesëmarrja e publikut në politikë rritet, për shembull përmes dhënies së të drejtave të grave, ajo shihet si më demokratike. Sigurisht që zgjedhjet duhet të jenë të hapura dhe të ndershme, dhe kjo kërkon disa mbrojtje për lirinë e fjalës dhe të tubimit.. Të kesh demokraci do të thotë, subjektivisht, "një qeveri e mirë" , e bën atë analitikisht të padobishme. A nuk kemi ne në Shqipëri një qeveri të zgjedhur me votë të lirë (m.gj.s shpesh me ndihmën e oligarkëve dhe mediave të tyre, ashtu si edhe opozita kur ishte në pushtet ), por është e gjithë pushtetshme dhe që nuk respekton të drejtat e individit dhe favorizon oligarkët

Tragjedia e vendit tone ishte se kulturalisht ne i përkisnim kulturës bizantino-otomane, politikisht ishim në lindje dhe gjeografikisht jemi ne Evropë. Kjo bëri të mundur që tranzicioni në Shqipëri të ishte shumë i gjatë dhe me trauma dhe konflikte të ashpra.

Ndryshimet e mëdhaja qe ndodhën në Shqipëri në vitet 90 përfaqësonin një "revolucion borgjez" pa një borgjezi, një revolucion demokratik që do të duhej të ndërtonte kushtet e ekzistencës së tij. Kushtetuta jonë dhe ligjet u kopjuan në mënyrë mekanike nga perëndimi. Dhe kjo u bë nga lart poshtë dhe përjashtoi pjesëmarrjen popullore . Kjo është një nga arsyet kryesore të destabilizimit te vendit dhe mosfunksionimit normal të strukturave, procedurave dhe mekanizmave kushtetuese. Aktualisht ne jetojmë në një vend demokratik por jo liberal , Ne kemi një shtresë të mesme të konsoliduar por gjithmonë të kërcënuar nga mungesa e zbatueshmerisë së ligjit . Rreziku më i madh janë praktikat korruptive të qeverise me oligarkinë vendase në kurriz të shtresave të mesme dhe të varfra .

Demokracia liberale në perëndim dhe rruga jone drejt saj

Nga të gjitha sa thamë më lart ,mund të themi që Shqipëria e ka kaluar periudhën e tranzicionit ose është në prag të kalimit te tij ,por kuptohet që ne kemi disa probleme serioze për tu bërë demokraci liberale të standardeve europiane . Kuptohet ne shqiptarët në veçanti dhe ballkanasit në përgjithësi kemi trashëguar një kulturë bizantino otomane që ka një bazë 500 vjeçare të pushtimit otoman dhe përkatësisë bizantine të vendit tonë para pushtimit otoman. Por mund te themi se kjo nuk na ka penguar ne shqiptareve të jemi të suksesshëm kudo në bote përveç se në Shqipëri, pra është detyrë e qeverisë dhe politikanëve tanë të krijojnë ambient të favorshëm për lulëzimin e individit .Aktualisht ne në Shqipëri kemi një kapitalizëm te sponsorizuar nga shteti . Oligarkët tanë janë në aleancë të hapur apo të fshehtë me qeverinë , politikanët, sistemin e drejtësisë dhe të fortët e vendit si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel kombëtar. Në të gjitha bashkitë e vendit oligarkët, ne bashkëpunim me pushtetin dhe drejtësinë, drejtojnë gjithë jetën politike dhe ekonomike të vendit . Afera e inceneratorëve e tregoi këtë në mënyrë fare të qartë . Siç ka thënë James Madison :"Akumulimi i të gjitha pushteteve, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, në të njëjtat duar, qofshin të njërit, të disave apo të shumë, qoftë të trashëguar, të vetëemëruar apo të zgjedhur, me të drejtë mund të quhet vetë përkufizimi i tiranisë". Pikërisht kjo është situata qe ne jetojmë sot ne Shqipëri. Sidoqoftë nuk mund të themi se situata është e pashpresë ,thjesht duhet të kuptojmë se përse ndodhemi në këtë gjendje dhe ç’duhet të bëjmë të dalim nga kjo situatë . Sipas James Bryce, "Nuk ka provë më të mirë të përsosmërisë së një qeverie sesa efikasiteti i sistemit të saj gjyqësor". Mendoj se ky është kyçi i suksesit apo dështimit të kalimit nga demokracia joliberale në demokraci liberale të vendosur në Evropë dhe shtetet e bashkuara. Kuptohet mënyra si funksionon demokracia në Shqipëri dhe sistemi oligarkik kapitalist që mbizotëron në vend nuk janë aspak të favorshëm dhe premtues për ndërtimin e një sistemi të pavarur drejtësie në vend . Sigurisht ne jemi nisur dhe po shkojmë drejt këtij destinacioni , por mund të marri nje kohe te gjatë. Aktualisht duket sikur yjet jane rreshtuar në favorin tonë me përjashtim të politikanëve dhe oligarkëve vendas si dhe mediave të zotëruara prej tyre. Si rrallë në historinë e vendit tonë , ne kemi përkrahe 2 faktorët më të fuqishëm në botë , SHBA dhe Komunitetin Europian . Dhe jo rastësisht   SHBA kanë këmbëngulur dhe investuar për ndërtimin e sistemit të drejtësisë të pavarur sipas sistemit amerikan . Investimi amerikan tek SPAK dhe BKH tregon qartë seriozitetin e tyre për ta kthyer Shqipërinë ne nje demokraci liberale . Fatkeqësisht dëgjojmë nga politikanët tanë dhe  mediat për dështim të sistemit të drejtësisë të investuar nga komuniteti ndërkombëtar, për dështim të implementimit të  sistemit demokratik në Shqipëri. Kuptohet ata janë në hall të madh por ashtu siç thotë Jim Hightower: “Demokracia nuk është diçka që ndodh, e dini, vetëm në kohë zgjedhjesh, dhe nuk është diçka që ndodh vetëm me një ngjarje. Është një proces ndërtimi i vazhdueshëm. Por duhet të jetë gjithashtu pjesë e kulturës sonë, pjesë e jetës sonë”. Demokracia nuk është një destinacion por një proces dhe ky proces tashmë është i pandalshëm