
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Tranzicioni instaloi sistemin e korrupsionit dhe modelin e politikanit, shtetarit e gjyqtarit halabak, hajdut e injorant

Shkruar nga Skënder Kapiti 17 Janar 2023

Halli dhe problem më i madh i shqiptarëve sot është çmontimi i sistemit të regjimit të korrupsionit i ndërtuar dhe që funksionon prej 30 vitesh tranzicion. Që është e vërtetë kjo, se: tranzicioni instaloi korrupsionin dhe qe prodhoi modelin e politikanit, shtetarit e gjyqtarit halabak, servil, të korruptuar, hajdut e injorant këtë e tregon fakti se në Shqipëri në këto 30 vite tranzicion: politika, drejtësia dhe shtetarët instaluan në Shqipëri sistemin kriminal të korrupsionit, hajdutërisë dhe të padrejtësisë institucionale sa që ky fakt u bë shqetësim edhe për ndërkombëtarët, dhe për SHBA-të, aleatin jetik të shqiptarëve, të cilët për ta çmontuar këtë sistem sundimi të korrupsionit e detyruan politikën shqiptare që të miratojnë VETTING-un në drejtësi ,i cili po pastron jo vetëm drejtësinë por tërë sistemin nga korrupsioni dhe nga bartësit e tyre. Pas vetërrënies së regjimit komunist në Shqipëri, Shqipëria hyri në rrugën e tranzicionit paskomunist e cila fatkeqësisht po zgjat edhe tani pas 30 vitesh. Tejzgjatja e këtij tranzicioni vazhdon akoma sepse demokracinë, shtetin, ligjin, pasuritë dhe ekonominë i kapën dhe i pronësuan ish-komunistët e zellshëm të komunizmit , ish-sigurimsat e shtetit me pinjollët e tyre; si dhe për faktin tjetër se në emër të lirisë e të demokracisë u zgjidhën dhe u turrën në politikë gjithfarë individësh injorantë, egoistë, halabakë, hajdutë e mistrecë të cilët arritën në majat e politikës, pushtetit,shtetit, drejtësisë, të ekonomisë, financave etj. Dhe po këta u bënë edhe deputetë e politikanë; edhe shtetarë e administratorë; edhe pasanikë e kapitalistë, si dhe biznesmenë , moralistë, mediatikë e gjithfarë administratorësh, “filozofësh”, “profesorësh” dhe “akademikësh”. Dhe thënë shkurt e saktë se ky tranzicion formoi edhe modelin e politikanit, shtetarit, gjyqtarit, biznesmenit, medias dhe intelektualit servil, halabak, hajdut, injorant e mistrec, pasi në themelet e këtij modeli paskomunist mbi të cilën u ngrit ky lloj modeli qëndron njeriu i ri me botëkuptimin ateisto-komunist i diktaturësë komuniste. Ky lloj modeli hajni, halabaku e hajduti të politikanit, shtetarit, medias, profesorit, intelektualit, “patriotit” e gjyqtarit ka kontribuar në funksionimin së prapthi të shtetit, ligjit, shoqërisë, drejtësisë e demokracisë si edhe në prishjen e moralit dhe të vlerave e virtyteve njerëzore e kombëtare. Zakonisht e në tërësi pothuajse të njëjtët individë janë edhe politikanë, edhe hajdutë, edhe halabakë, edhe mashtrues dhe madje edhe tradhtarë ose mbrojtës e bashkëortakë me njëri-tjetrin. Prandaj në Shqipëri e Kosovë është shumë i vështirë ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor. Politikani, hajduti, shtetari e gënjeshtari, krimineli e tradhtari, edhe këta flasin në emër të drejtësisë, mundohen të justifikohen në emër të drejtësisë, japin “leksione” të drejtësisë dhe mundohen të justifikohen e të mbrohen në emër të drejtësisë. Politikanin, hajdutin, mashtruesin, gënjeshtarin dhe tradhtarin i bën bashkë paraja dhe prandaj ata mbrojnë njëri-tjetrin. Keta janë hipokritë të mëdhenj, pasi ata në aleancë dhe në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, ata bëjnë padrejtësitë më të mëdha , por që kërkojnë e mbrohen duke mashtruar e gënjyer opinionin se ata kanë të drejtë. Politikani, hajduti, gënjeshtari, krimineli dhe tradhtari janë tejet djallëzorë dhe duhet guxim dhe vigjilencë intelektuale për të zbuluar e demaskuar djallëzitë e poshtërsitë e tyre. Politikani,shtetari, gënjeshtari, hajduti, krimineli e tradhtari përdorin me mjaft finesë sidomos në demokraci edhe talentin e korrupsionit, pra korruptimin dhe manipulimin e opinionit, mediave dhe të institucioneve të shtetit.
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
