BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tranzicioni, një orvatje morale e poshtëruar nga krimi dhe hajdutëria

Tranzicioni, një orvatje morale e poshtëruar nga krimi dhe

Fenomeni që ka përcaktuar ndryshimet në çdo shoqëri njerëzore, ka qenë dhe mbetet politika, e cila historikisht në çdo sistem, ka patur dhe vazhdon të ketë prioritare, sundimin mbi gjithçka e për gjithçka. Por politika nuk është vetëm hobi në kërkim të kohës së humbur, siç ka ndodhur nga shumë parti politike në Shqipëri, që iu kanë bërë temena të mëdhenjve, për t'i futur në listat e deputetëve apo për të marrë funksione parazitarësh. Me këtë filozofi që i ka shoqëruar këto 30 vite, ato kanë mbijetuar dhe vegjetuar, në mjediset e kësaj shoqërie pa i dhënë asgjë asaj, duke i bindur mbështetësit t'u besojnë verbërisht idealizmave të tyre. Ky partitizëm parazitar nuk u orvat kurrë të injektojë tek vetja dhe mbështetësit, se politika është një kompleks ligjesh, norma e rregulla, që akaparojnë bashkëjetesën në çdo shoqëri demokratike. Ajo që ka ndodhur në këtë epokë tranzicioni, të ndotur nga krimi dhe hajdutëria, ka krijuar precedentin e amoralitetit, duke shkelur çdo ndjenjë dinjiteti dhe morali në shoqërinë shqiptare. Këto veprime të politikanëve të papërgjegjshëm me politikat maskaradë, kanë performuar në shoqërinë e re post-komuniste, paradigmën esencialisht antidemokratike. Duke përfituar pushtet dhe influencë në emër të demokracisë, kjo politikë kryqëzon ligjet, rregullat dhe normat demokratike. Përpjekjet e saj nuk u bënë idealizma për moralitet, për të krijuar baraspeshë të brendshme të mendimit njerëzor, por e futi shoqërinë në rrugën e konflikteve, duke kultivuar rrëmujë morale, për përfitime nëpërmjet krimit dhe hajdutërisë. Ky binom i amoralitetit të politikës djathtas e majtas, nga maja e piramidës e deri në instancat më të ulta, që sot janë përballë akuzave të abuzimit në detyrat shtetërore, me egoizmin e fshehur brenda strategjisë së tyre, e kthyen sistemin në institucion karnavalesh. Si mund të quhej dhe vlerësohej e drejtë politika transitive, kur krimi dhe hajdutëria u bënë morali i saj? Me çfarë morali bëjnë politikë të akuzuarit e sotëm të krimit ekonomik, që janë shpallur "non grata" nga DASH? Me çfarë kurajo vihen në lista për deputetë në Parlamentin e ri, kur e gjithë karriera e tyre është e mbushur me zullume? A nuk janë këta që u bënë arkitektë të konflikteve të egra, shpërfillës të ligjeve, të mos njohjes së shtetit ligjor, "skenarist" e "regjisor" intrigash, improvizues me ngjarje ireale, inspirues dhe nxitës të protestave të dhunshme, që po bëjnë çdo tratativë për të marrë azil politik nga qarqe dhe qeveri që iu kanë shërbyer? Si kanë kurajo të bëjnë politikë, në mediat e tyre të artilerisë së rëndë, si TV Klan, Ora News, Faks News etj, ku nuk kanë folur kurrë për të dënuar krimin dhe hajdutërinë? Si mund të quhen demokratë këto figura, kur nuk e kanë respektuar kurrë institucionin e dorëheqjes? Çfarë mund të flasësh për mungesën e reformimit të partive, si dhe largimin dhe pastrimin nga elementët destruktivë? Çfarë shembulli dha Kuvendi i PD, kur kryetari de fakto Sali Berisha, ish-drejtues i shtetit në detyrat më të larta si president e kryeministër, i akuzuar si politikani më i korruptuar dhe që u shpall "non grata" nga DASH, pritet si hero nga servilët e tij të pushtetit? A mund të quhet ky Kuvend si gur prove, për ndryshime reformuese dhe kthimin e besimit tek shumica e demokratëve? Kjo që ndodhi në Kuvendin e PD si dhe në deklaratat e disa prej figurave qëndrore të PD, në komentet gazetareske dhe analitike, ka bërë që urrejtja ndaj këtij njeriu për bëmat e tij, të shfaqet përtej limiteve njerëzore. E njëjti skenar po luhet edhe nga presidenti aktual, Ilir Meta, që megjithëse akuzohet për shkelje të rënda të Kushtetutës, për nxitje të dhunës, për braktisje të detyrës, ka dalë jashtë kornizave njerëzore. Si inspirues i ndjenjave nacionaliste fallso, është hedhur kundër ndërkombëtarëve si dikur Enver Hoxha kundër imperializmit dhe revizionizmit. Të kthyer në aktorë të rroleve negative së bashku me Saliun, me nxitjet arkaiko-primitive, u vetëshpallën heronj të pandëshkueshëm dhe të paprekshëm, duke bërë çfarë deshën për interesat e tyre. Të mbërthyer nga kriza moralo-politike, nga akuzat që po u ngushtojnë rrethin shpëtimit, janë përfshirë nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi e urrejtje për njëri-tjetrin ashtu dhe për institucionin e drejtësisë. Kjo gjendje depresive u ka vënë vulën e destruktivitetit, që buron nga vetë qenia e tyre si figura fallso në këtë tranzicion agresiv. Duke e pranuar dhe analizuar realitetin ashtu siç është, pa ngjyrat e partitizmit si dhe megalomaninë e disa mediave që kanë mbështetur amoralitetin e politikës destruktive, janë disa faktorë që nuk u bënë bashkudhëtarë të tranzicionit. Ndërtimi i shtetit të së drejtës nga vetë formulimi politiko-shoqëror, kërkonte që politika duhet të implementonte që në fillim të transformimeve demokratike, ligjin aq shumë të domosdoshëm për të ndarë shapin nga sheqeri, atë të lustracionit. Ky ligj nuk u konsiderua si një formë zhvillimi, si në aspektin moral ashtu edhe në atë të së drejtës pozitive, për ndërtimin e qeverive të besueshme pa prezencën e kuadrove të ardhur nga sistemi monist. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, ka konfirmuar se lustracioni vërteton kualifikimet morale të nevojshme, për ushtrimin e funksioneve publike, gjë që në Shqipëri nuk u bë kurrë. Kështu masa e madhe e njerëzve që u ndanë natyralisht në demokratë e socialistë, depërtuan në të gjithë hallkat e sistemit, duke u bërë pjesë e kulturës demokratike, pa kaluar në filtrat e pastërtisë së figurës politike. Kjo bëri që të përsëriten shfaqje të sistemit monist, ku nga aktorë krimesh në viktima dhe përsëri në autorë krimesh. Ky kompromis i heshtur politik, provokoi dhe krijoi fushë të lirë veprimi për përftuesit në demokraci, ashtu siç kishin bërë edhe në monizëm. Hedhja poshtë e ligjit të lustracionit, duke mos bërë apologjinë e figurës, i hapi rrugë rrëmujës morale, shthurjes, kryqëzimit të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që drejtuesit e piramidës shtetërore të bëheshin të pakapshëm dhe të pandëshkueshëm. Ky lustracion do të konfirmonte, karakterin e panjollosur, reputacionin e papëlqyer, qytetar i respektueshëm ndaj vlerave themelore të demokracisë. Asnjë politikan nuk është kundër principeve morale, mbasi pretendojnë që morali derivon nga e mira, nga e drejta, nga standarde normative të racionalizmit, ndërkohë që realiteti shqiptar sot flet të kundërtën. Filozofi gjerman (Nietzsche) duke folur për këtë problem do të shkruante: "Ligji si një mekanizëm i kujtimit dhe harrimit sistematik, në ballafaqime me të kaluarën duhet të veprojë gjithmonë në shërbim të jetës, për një të tashme dhe të ardhme më të mirë". Po kush do ta pastrojë baltën 30-vjeçare të tranzicionit, të hedhur nga politika mbi sistemin dhe qytetarët? Kjo është detyra kryesore dhe sfida e drejtësisë së sapongritur, e cila duhet të shpëtojë shoqërinë dhe demokracinë nga ky amoralitet i politikës së krimit dhe hajdutërisë. Megjithëse politika u dakordësua për reformën e shumëpritur në drejtësi, ajo vetë u kthye në pengesë për vonesat e qëllimshme në ecurinë e saj. Megjithë hapat që ka bërë drejtësia falë aleatëve strategjikë SHBA-BE, ajo nuk ka mundur të bëhet ndërgjegje e qytetarisë, sepse ka mbetur akoma në aspektin institucional, për të filluar operacionet e luftës përballë krimit dhe korrupsionit. Pengesat e saj kanë qenë ligjet e dekriminalizimit dhe moszbatimi i ligjit të lustracionit, i cili do të shkaktonte dramën e madhe politike si majtas ashtu dhe djathtas, për të mos lejuar futjen e tyre në strukturat e drejtimit të shtetit. Prandaj ky institucion që po mirëpritet nga qytetarët e thjeshtë, duhet të jetë autoritar dhe efektiv në zbatimin e ligjeve, për të mos lejuar më që krimi dhe hajdutëria të mbeten bumerang i shoqërisë. Këto struktura të institucionit të drejtësisë, duhet të jenë jo vetëm të pamëshirshme ndaj krimit dhe korrupsionit, por edhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Ky institucion nuk duhet të kthehet si mjet kërcënimi, ashtu siç bëri politika me paraardhësit e saj, që i detyroi të mbyllnin gojën dhe të mos luftonin krimin dhe korrupsionin. Ajo duhet të afirmohet plotësisht në shërbim të qytetarëve, për t'u kthyer besimin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga politika e krimit dhe hajdutërisë. Mbështetja e jashtëzakonshme që ajo po merr nga partnerët strategjikë SHBA-BE, jo vetëm do ta vërë atë në rolin që i takon, por do të rrisë akoma edhe më shumë besimin e shqiptarëve tek shteti i së drejtës.