BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Trashëgimia e marrëdhënieve qeveri-diasporë

Trashëgimia e marrëdhënieve qeveri-diasporë

Më 25 gusht, në fjalën në mbledhjen e fundit të qeverisë për mandatin e dytë 2017-2021, kryeministri Rama u shpreh se “Përfshirja e Diasporës ka ndodhur si asnjëherë më parë në marrëdhëniet me qeverinë” (https://kryeministria.al/newsroom/fjala-permbyllese-e-mandatit-te-dyte-qeverises/). A ka të drejtë në këtë përcaktim? Le të shohim historikun e marrëdhënieve të shtetit tonë me 1.64 milionë shqiptarët e Diasporës së tij, një nga më të mëdhatë në botë, në raport me popullsinë e Shqipërisë. Në krahasim me periudhën çerekshekulli 1992-2017, kur doktrina shtetërore mungonte për emigrantët tanë të rinj e të vjetër, të katër vitet 2018-2021 kanë njohur një zhvillim të pashoq edhe duke u krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, përsa u përket strukturave në ndihmë të Diasporës. Dinamika e ngritjes së këtyre institucioneve shtetërore u ngjan gurëve kilometrikë të Doktrinës shtetërore shqiptare për Diasporën. Në dhjetor 2017, ministri i Shtetit për Diasporën themelon Agjencinë Kombëtare të Diasporës, një organ shtetëror brenda qeverisë shqiptare, përgjegjës për marrëdhëniet me Diasporën. Kjo agjenci ka një Këshill Koordinues të Diasporës, të përbërë nga personalitete të njohura të Diasporës shqiptare në shumë vende të botës. Ky Këshill këshillon realisht qeverinë shqiptare. Në korrik 2018, ministri i Shtetit për Diasporën ngre Qendrën e Botimeve të Diasporës, me një staf prej 15 punonjësish. Kjo qendër në këta tre vite, ka botuar me dhjetra tituj librash dhe ka nxjerrë me mijëra libra me tekste dygjuhëshe dhe shumëgjuhëshe për mësimdhënien e shqipes për fëmijët e 1.6 milionë emigrantëve në shkollat shqipe në Diasporë në Itali, Greqi, Gjermani, Suedi, Zvicër, SHBA, Kanada, Australi, etj. Qendra po ashtu ka sjellë botime të kulturës, arteve dhe historisë shqiptare po për shkollat shqipe jashtë vendit. Me mijëra libra nga kjo qendër dje u nisën për në burgjet italiane, me kërkesë të të burgosurve të Diasporës atje, për të lexuar në shqip. Në shtator 2018, u ngrit nga hiçi Qendra për Studime dhe Publikime Arbëreshe, me një staf prej 12 punonjësish, përfshirë 7 studiues të njohur në vend. Qendra ofron studime të specializuara mbi historinë, letërsinë dhe kulturën e komunitetit arbëresh, duke promovuar bashkëpunimin midis studiuesve në terren dhe në Diasporë dhe më gjerë. Në tetor 2018 u themelua Fondi i Zhvillimit të Diasporës edhe ky një organ shtetëror brenda qeverisë shqiptare, me një staf prej 22 punonjësish, përfshirë stafin e gazetës "Diaspora Shqiptare" dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës. Të gjitha këto struktura shtetërore janë krijuar nga një ministër pa portofol, mbi bazën kryesisht të projekteve me donatorë, ku duhen dalluar Cooperazione Italiana, Bashkëpunimi Zviceran, Organizata Ndërkombëtare për Migrimin IOM dhe Banka Botërore me dy projekte të saj që synojnë Diasporën. Stafi i Ministrit të Shtetit për Diasporën edhe pse ministër pa portofol, sot përbëhet nga një komunitet prej 71 punonjësish të aftë me kohë të plotë, të zgjedhur me kujdes për vendin e punës dhe duke punuar në struktura dhe ekipe të koordinuara dhe me sinergji. E gjitha kjo trashëgimi për punën e mëtejshme me Diasporën tonë, është vepër e vizionit të kryeministrit të sotëm dhe e përkushtimit të përditshëm të ministrit Pandeli Majko. Në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare, qeveria e Shqipërisë ka qenë në gjendje të nisë projekte efektive të angazhimit të Diasporës, të cilat shtrihen përtej iniciativave kulturore dhe gjuhësore, për shkak të hartimit të një plani strategjik dhe plani veprimi, edhe pse si qeveri ka pak përvojë në ndërtimin e institucioneve në këtë fushë. Ajo ka punuar në mënyrë aktive për të inkurajuar Diasporën e saj të re të mbetet e lidhur përmes programeve kulturore dhe gjuhësore, si dhe për të dërguar remitanca dhe investime të tjera financiare. Përveç strukturave të posaçme të ministrit të Shtetit për Diasporën, në të gjithë institucionet qeveritare, ekziston përgjegjësia për angazhimin e Diasporës në shërbimet konsullore, programet brenda Ministrisë së Arsimit dhe iniciativat e zhvillimit ekonomik përmes Ministrisë së Financave, të cilat kanë nevojë për një koordinim më të mirë. Gjithnjë e më shumë, organet qendrore të institucionalizuara dhe bashkitë janë mandatuar nga legjislacioni i fundit të zbatojnë dhe qeverisin angazhimin me Diasporën në nivele të shumëfishta. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Qeveria e Shqipërisë ka prodhuar plane kombëtare për angazhimin afatgjatë të Diasporës, duke arritur të përfshijë masivisht komunitetet e Diasporës jashtë vendit. Ajo ka ofruar ndihmë financiare për emigrantët e kthyer që merren me veprimtari biznesi në Shqipëri, një shpërblim prej 5,000 euro për çdo sipërmarrje të re. Qeveria e mandatit të tretë të socialistëve që do të nisë punën në shtator, mbi gjithë këtë trashëgimi të fituar në katër vitet e fundit të punës me Diasporën, ka nevojë për të inkurajuar në mënyrë efektive transferimet financiare, përmes programeve inovative që synojnë kursimet e emigrantëve tanë në nivele disa dhjetra miliarda euro, të mbështetura nga nismat start-up dhe fintech.