BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Trashëgimia më e ndyrë e diktaturës, si kolona vertebrale e partitokracisë në Shqipëri!

Trashëgimia më e ndyrë e diktaturës, si kolona vertebrale e

Ne vazhdojmë të kujtojmë se diktatura apo enverizmi ynë, janë thjesht të vdekurit në regjim! Në fakt regjimet e tjerë në Europë kanë vrarë shumë më tepër. Ne kujtojmë se diktatura e Enver Hoxhës ishte më e keqja se ka vrarë më tepër! Në fakt, kanë vrarë regjimet e aplikuara në Europë më tepër se sa Enveri. Kanë ngritur më shumë kampe përqendrimi dhe kanë shfarosur si nazistët dhe komunistët nga Gjermania në BRSS, por dhe në RDGj e Itali apo Spanjë shumë e shumë njerëz! Pastaj në Kamboxhia dhe Kore të Veriut etj. etj! Por në Europë dalja nga regjimet dhe nga diktaturat ka përfunduar dhe të keqen e madhe ideologjike dhe filozofike e si pasojë dhe atë politike. Në fakt, ne pra shqiptarët, apo Shqipëria, jemi më të pasqaruarit dhe më të padalët në demokraci, sepse nga regjimi i Enver Hoxhës që nuk ishte regjim komunist, por “folkloriko orientalo stalinist” dhe mbas prishjes me BRSS u bëmë regjim “folkloriko maocedunist” trashëguam dhe në demokraci dhe pluralizëm – luftën e klasave! Po pra, ose “luftën civile pa armë”! Ne sillemi me njëri-tjetrin më keq se sa më armikun dhe sot e kësaj dite të ndarë me parti. Enveri më të poshtrën mënyrë të sundimit të tij kishte pikërisht “luftën e klasave”! “Lufta e klasave” e Enverit, persekutoi dhe spiunoi, internoi dhe burgosi mijëra shqiptarë, duke i bërë armiq dhe me njëri-tjetrin! Lufta e klasave të regjimit apo klikës së Enverit ishte si ajo e Stalinit dhe Mao Ce Dunit bashkë! Ishte kapilare dhe qelizore! Ishte brenda shtëpisë dhe institucioneve, brenda shkollave dhe ndërmarrjeve, ishte në dyqan dhe në radha, në kampe pushimi dhe në autobusë urbanë, ishte në kinema dhe në teatër, ishte në poezi dhe në akademi, ishte në pleq dhe në rini, ishte në çerdhe dhe në kopshte. Po ishte dhe kur një çift vendoste kurorën e martesës në gjendjen civile. Lufta e klasave e Enverit nuk kishte komunizëm kaq shumë brenda, se sa një luftë civile e cila bëhej në bazë të “pushkatimit politik dhe izolimit shoqëror e deri thellë në punësim dhe shkollim”. Një i përjashtuar si komunist nga partie (quhej pushkatim politik) ishte armik për komshinjtë e tij dhe deri këtu, kishte shkuar armiqësia me njëri-tjetrin. Kjo mënyrë jetese e klasës politike në Shqipëri nga klika e Enverit dhe jo kaq shumë më përpara saj, u kthye në një mënyrë jetese politike në Shqipëri duke u transplantuar në demokraci! Demokracia e sotme shqiptare ka brenda saj të keqen më të madhe të diktaturës shqiptare të Enverit që është – lufta e klasave! Sot anonimë dhe jo anonimë të shkolluar dhe jo, të edukuar dhe jo vazhdojnë deri në FB të bëjnë “luftën e klasave” të vitit 2021. Enveri vdiq dhe ato mbas tij i përdorën zakonin e tij. Ku e kam fjalën? E kam fjalën se kur Sali Berisha erdhi në pushtet (mbasi ndodhi vrasja e katër djemve në 2 prill të 1991-shit akoma jo e zbardhur se kush ishte organizatori dhe përfituesi i kësaj ngjarje të ndyrë) zbatoi atë mësim që kishte marrë nga partia e tij e parë ose PPSH! Çfarë kishte mësuar? Pikërisht luftën e klasave! Si sekretar partie, pushtetin politik të partisë së tij të re dhe të vetin e lidhi me pikërisht aftësinë e “luftës së klasave” për të sunduar. Partia Demokratike e Sali Berishës imitoi më shumë se sa PSSH-ja e ndryshuar nga emri në vitin 1991 – luftën e klasave! Sali Berisha persekutoi njerëzit në punësim dhe persekutoi dhe të vetët, kur nuk kishin një mendim me të. Me Sali Berishën lufta e re e klasave, shkoi jo vetëm në punësim administrate, por dhe favorizim biznesi. U politizuan akoma më keq se në fundin e diktaturës universitetet që rektorët dhe profesorët duhet t’i kishin medoemos demokratë. U politizuan deri teatrot dhe estradat duke shfrytëzuar zemërimin e një shoqërie që ishte izoluar nga diktatura! U stigmatizuan si më të mirë vetëm ato me dy gishta dhe me tesër partie demokratike për tendera dhe për punë të cilat përfunduan me vjedhje dhe grabitje dhe deri në rrahje politike që nga viti 1993-1997-të! Lufta e klasave e Sali Berishës ishte një marrëzi në kohë lirie që deformoi dhe partitë e tjera në Shqipëri! Ktheu vendin nga të ideologjizuar në të super politizuar! U luftuan si tradhtarë mijëra demokratë që nuk mendonin si Berisha dhe qindra individë të lidershipit politik demokrat se kishin mendim ndryshe Berishës!

Qindra studentë të dhjetorit u larguan në periferi ose për fare nga ky vend! Lufta e klasave polli “Piramidat” dhe gati luftën civile mes shqiptarëve! Lufta e klasave e Berishës, mori me dhunë pushtetin me 14 shtator 1998. Lufta e klasave plus dhe korrupsionin gjigant solli Gërdecin dhe “21 Janarin”! Berisha aplikoi luftën më të ndyrë të klasave në Shqipëri tipikisht të një ish-sekretari partie i transplantuar nga PPSH-ja në PDSH! Sot ai ka fundin e tij të degraduar politik dhe ky fund më të zezën për të, ka idenë e luftës së klasave mbas diktaturës Enveriste. Sot kemi një PD që akoma luan - luftë klasash moderne me modelin “ky është joni dhe ky nuk është joni” dhe brenda ka dhe aferën korruptive si gjithmonë! Mbas Berishës “luftën e klasave” por “par exelance” bën Edi Rama dhe nuk e kam fjalën vetëm për emërimet politike dhe idioto-korruptive, por për metodologjinë e shëmtuar që bëjnë! Rilindistët e socialistëve bëjnë njësoj si Berisha, por në ndryshim nga ai, kanë larguar arrogancën folklorike të tij dhe kanë vendosur arrogancën skuthe dhe morboze të tyre! Çfarë bëjnë? Po bëjnë luftë klase me urdhëra dhe ligje apo VKM! Nuk janë idiotë që të bëjnë pa letra emërime dhe ç’emërime, por i bëjnë më keq se Berisha duke mbushur letra dhe konkurse që jo vetëm janë kot, por dhe të shëmtuara për nga dredhia dhe pandershmëria! Si dikur në kohë e fundit të diktaturës bëjnë fytyrën e bukur dhe egërsinë e luftës së klasave! Si përfundim vetëm ato në punë, vetëm ato me tendera, vetëm ato me përfitime dhe vetëm ato me pasurim korruptiv dhe mafioz! Rilindistët kujdesen që të pasurojnë dhe lidershipin e opozitës dhe kështu që sërish shoqëria dhe shqiptari vazhdon në luftë klase moderne në demeko demokraci! Kryeshkatërrimtari i demokracisë Berisha mori goditjen nga USA, por këto që vazhdojnë duhet të marrin goditje nga drejtësia në fakt. E askush hë për hë, nuk beson te drejtësia jonë dhe deri sa të mos kemi drejtësi dhe ligj – do të kemi sërish luftë klasash moderne, por gjithmonë të poshtër në Shqipëri.