BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Opinion / Editorial

Tre “arsyet”pse pedagogët e kanë të humbur betejën me Ramën!

Tre “arsyet”pse pedagogët e kanë të humbur

Dolën në protestë pedagogët sigurisht për të një drejtë legjitime të tyre që është rritja e pagave. Kanë që në 2004 që askush nuk ju rrit pagën! Askush! Nuk kanë protestuar, sepse si shoqëria dhe vetë ato, kanë menduar se “mirë janë, kështu siç janë”! Në të keqen e mitmarrjes dhe prodhimit të injorantit funksinal. Kështë është te ne! Tolerojmë ( ose më mirë lejojmë) që të blihet dhe shitet provimi dhe pastaj themi – dashke dhe rritje rroge!? Por kush janë tre arsyet pse pedagogët sot e kanë të humbur me Ramën i cili shton 7 përqind dhe përmend dhe ai dhe ministrja e tij nën nivelin mesatar intelektual, se pedagogët kanë dhe “rrugë të tjera” për të rritur pagën e tyre! Si Rama dhe ajo që drejton ministrinë, e dinë se rrugë tjetër përveç “parave për provim” nuk ka dhe se marrëzitë me projekte dhe autonomi universitetesh që “tarifat i ul dhe i ngre qeveria” janë eufemizma deliri arrogance në pushtet! Gjithsesi pedagogët e kujtuar sot, kanë një vështirësi përpara Ramës! Ai ka tre “mburoja” të mëdha përballë tyre. Po po dhe ja kush janë sipas meje! E para, Rama urren vetë profesionin e tij të dikurshëm si pedagog. Ai nuk është prodhim filozofik i atij profesioni! Ai është njësoj si shoku Enver, prodhim “Made in France” ose parizien i rrugëve të ndryshme ditën natën, jashtë brenda. Si i tillë, ai ka vetinë për të njohur mirë mentalitetin e shoqërisë së tij, si e njohu dhe e shfrytëzoi pikërisht Enveri. Nuk dua ta krahësoj Ramën me Enverin si bëjnë idiotët në opozitë por ai është njësoj si Enveri në mentalitetin që krijon Parisi! Rama nuk ka lidhje filozofike dhe politike me botën anglosaksone dhe atë gjermane. Ai është prodhim francez dhe e gëzofshim të gjithë si shoqëri si për mirë dhe për keq. Me këtë dua të them “rroftë Franca” por dhe një faleminderit që na bëri të mundur një dorë francezësh politikisht dhe filozofikisht si drejtues politik dhe qeveritarë administratorë ekonomikë. Kush ka bredhur rrugët e Parisit dhe pastaj ka bërë liderin në Shqipëri, i është sjellë shqiptarëve, si ata e “meritojnë”. Ju kujtohet kur thoshte Nexhmija – u çuan kafshët! Ajo nuk e kishte të vetën shprehjen, por të Enverit! Në dallim nga Zogu, rrugëve të Vienës e kam fjalën! Në këtë pikë, Edi Rama njeh mentalitetin e shumicës së shqiptarëve dhe është një hap para pedagogëve. E dyta, del Sali B dhe “demaskon” Ramën për mos ngritje page! Kush? Sali B-ja !!!! Ky është një prodhim tjetër France dhe kishte mundësi të rriste pagën e padagogëve gjatë 2005-2013-tës, por nuk e bëri njëherë! Asnjëherë nuk e rriti pagën e pedagogëve Sali B-ja dhe këta nuk u çuan njëherë të vetme, sepse sigurisht në kohën e tij u stërpolitizuan rektoratet, senatet dhe i gjithë sistemi universitar. Në kohë të tij, u kthyen fakultetet e juridikut dhe ekonomisë në prodhues të idiotëve më të turpshëm me diplomë që drejtojnë sot drejtësinë dhe ekonominë! Në kohën e tij, u hapën marrëzitë e universiteteve private që ishin turpi ynë shoqëror dhe në kohën e tij, dolën prof dr të marrët ( jo të gjithë ato që morën prof dr, por ata që paguan apo ju dha partia doktoraturë) ekselentë të këtij vendi! Më vjen keq për dr Alimehmetin që si një nga djemtë më të mirë dhe inteligjentë djathtas, bashkohet me një delirant foklorik si Berisha në këtë rast, në mbrojtje qoftë dhe të drejtë të ngritjes së pagave të padagogëve. Vetë dalja e Sali B në kauzë, i bën pedagogët vulnerabël në kërkesën e tyre. Një njeri që nuk jua ka rritur pagat dhe bën gam gam sot, është fatkeqësi politike ta kesh në krah. E treta, shoqëria jonë që Rama sigurisht e njeh mirë se në çfarë niveli si intelektual dhe filozofik është ose ndodhet, janë sigurisht kundra në shumicë, për rritjen e pagave të pedagogëve. Kjo shoqëri që nuk edukoi fëmijët të mësojnë dhe ju dha para të blejnë provimet thotë kudo në komente - dashkan dhe rrogë këta!! Po pra, boll i kanë 100 dhe 200 euro për provim! Kjo shoqëri në shumicë, është jo vetëm sipërfaqësore, por dhe anti vlera morale. Është anti shtet dhe anti ligj! Ajo vetë paguan, se nuk do të mësojë dhe vetë pastaj lejon anti moralin të sundojë jo vetëm te pedagogët por dhe në shëndetësi dhe arsim apo dhe zyra shteti. Kjo shoqëri gati gati është që pedagogëve tjua heqësh fare pagën dhe pastaj ata le të marrin paratë për provim që fëmijët e tyre të mos mësojnë dhe mundësisht të mos shkojnë në aula fare. Nuk është e vërtetë se ka vetëm presion note nga lart poshtë, ka më shumë presion dorovitje dhe blerje note nga poshtë lart. Nuk ke nevojë shumë të bësh presion që të paguhet provimi, sepse ata nisen shumica të paguajnë dhe nuk mësojnë fare. Kurse ata që bëjnë presion note si pedagogë janë fara më e poshtër, njësoj si drejtësia e kriminalizuar dhe doktorët e tillë, që shkëmbejnë jetën e njeriut me para. Pra Rama ka dijenitë se si është shoqëria, ka Berishën që i bën fresk, sa herë është vetë Rama është keq dhe është dhe shoqëria ( shumica) kundra ngritjes së pagës së pedagogëve se kanë inatin, pse kanë paguar paratë për provimet e fëmijëve të tyre dembelë dhe injorantë. Kaq dhe në qoftëse nuk e kuptojnë këtë gjë pedagogët më vjen keq. Po pra dhe 7 % rritje besoj se është e arsyeshme për mentalitetin e Ramës! Po pra dhe unë vetë u “habita” pse u tregua kaq dorëliruar me to. Thashë me vete njëherë se po i “digjet truma” dhe po ju thotë – dashkeni dhe rrogë më të mirë ju!? Po po, por ai me pedagogët realisht është superior. I ka kushtet.