BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Opinion / Editorial

Tre baraz hiç, një haliç dhe tjetri…obiç!?

Tre baraz hiç, një haliç dhe tjetri…obiç!?

“O binde dhe mere pas vetes në aksion konkret, o dëgjoje dhe shkoji pas tij në strofkën e frikacakut”. Kështu iu përgjegj një kryetar kooperative bujqësore aty nga vitet 1970 njërit prej drejtuesve të lartë të shtetit, kur ky i dyti e pati pyetur se si  punonte me masën e kooperativistëve për realizimin e detyrave të planit të prodhimit. I deleguari kish mbyllur gojën, sepse atëkohë  punohej për edukimin e njeriut duke përdorur bindjen, shembullin e më të mirëve dhe përvojën e më të përparuarëve. Kishte stimul moral me përparësi dhe fare pak stimul material. Këto forma  ishin të pranueshme, të përditshme, deri edhe të detyrueshme nga të gjithë  e për të gjithë organizmat shoqërore e shtetërore.Por,ama, stani kishte çoban. Shteti kishte udhëheqës. Populli ndjente peshën e një partie.Dhe Vendi ynë kishte zot për 45 vjet rresht!

 

Tani, në këtë sistem shoqëror ekonomik, ku prona private është e shenjtëruar nga shekujt, nga imperializmi dhe nga Papa, që vret çdo ditë me mijra e mijra njerëz; në këtë sistem ku sundon paraja si tërëçka e për këdo, fjalët ‘edukim’ dhe ‘ bindje për zhvillimim dialektik të jetës’, nuk  njihen më thuajse nga askush. Termi “edukim” dhe sqarim  i argumentuar për drejtësinë e asaj që thotë më i madhi në moshë, në detyrë, në familje, në shtet apo ai që tregon vijën e  partisë, nuk ekziston më. Le që nuk ka fare parti që të punojë për masat e punëtorëve e të fshatarëve, mbasi ato janë grupe hajdutësh të rrafinuar me emra tërheqës. Le këto, por po  synohet që familja të shthuret e të shkërmoqet. Tani brumosjen e njeriut si njeri me edukatë e kulturë e ka rrëmbyer ekrani i celularit, i televizorit dhe tabelat rrugore. Idealet komuniste  që  prej shekujsh  ekzistojnë në shpirtrat njerëzorë e do vijojnë të nxiten nga vetë jeta, sepse vetëm ato aspirojnë për drejtësi, barazi, vëllazëri, në dukje janë fashitur; ato janë  fshehur, tulatur dhe është krijuar përshtypja e rreme  sikur për një kohë jo të shkurtër, nuk do të  gjallojnë. Kutërbojnë ajrin, rrugët, detet, qiejtë vetëm  etja për dollarë, pasurim nga darka në mëngjes dhe instinktet kafshërore. Gënje të gënjejmë e vidh të vjedhim! Vra të vrasim e të marrim pará! Por mjaft me moralizime! E kemi prononcimin tonë me realitetin shqiptar të politikës  pragzgjedhore ku krekosen: kryetar opozite dhe kryetar qeverie, pra Sali plus Lulzim plus Enkeleid  nga njëra anë, dhe Edi Rama nga ana tjetër. Iliri është ‘haliç’-që futet nën çdo gur për të mbajtur një pozicion pa pozicion.(Paçka se ai thotë ‘unë jam faktor?!’) Muzika, vallja, kënga dhe tallavaja politike vazhdon edhe pa atë dhe partiçkat e tij  emërndërruar si ndërmarrje private familjare e zgjeruar në caqet e premtimeve për punë e poste.

 

 Hollë-hollë ata të tre të grindur e sfilitur, të pjekur deri edhe të djegur, të njohur e të stërnjohur janë kthyer herë në sfond muzikor bajat për këngët, vallet  e fjalët e Edi Ramës. E thënë popullorçe: fishkëllei që të kërcejë! Rama fishkëllen ata hidhen e kërcejnë, ndjekin avazin e tij me nota të tjera. Rama këndon me motive nga më të çuditshmet,- por asnjë nuk është motiv popullor atdhetar shqiptar- dhe ata i bëjnë iso. Herë së toku herë veç e veç.  Ka raste që ndërrojnë rolet. Rama i hedh këmbët sipas klithmave të Saliut,melodi me prejardhje serbe; Saliu kumton melodi të bregdetit shqiptar me kostume greke. “Juristi” Alibeaj, që mbron idealet e  të parëve të tij që kanë bërë krime,  i bie cylës vetëm në vrimën e dekomunistizimit të Shqipërisë. Kjo është vegël muzikore amerikane e stërnjohur. Por atij i shkon edhe për shtat edhe për  mendjen që ka, pamjen që mer dhe rolet që mundohet të luajë.

 

 Më i fashituri, as i gjallë e as i vdekur në politikë, sharlatan sa  ka shok vetëm veten, mbeti Lulzimi. Por sa fishkëllen Rama ai del dhe nis kërcimin, në diellin e trotuarit apo në  hije të ndonjë peme pa gjethe. Pra, ata tre, plus edhe ca mushkojna politike emri i të cilave nis me’ P’ të madhe dhe nuk dihet se ç’kanë  brenda, janë baraz me hiç. Por Saliu sokëllin: “bashkë do fitojmë!”. Njëri,në krye të aspiratave për liri,  që i del emri herë në Amerikë e herë në Europë, që i provoi të gjitha  majat e pushtetit e të shtetit, mbetet haliç(për ata që nuk e dinë këtë fjalë shqipe: një gur i vockël që futet me dorën e dikujt nën gurët e mëdhenj për të rregulluar drejtpeshimin gjatë vendosjes së tyre në mur) dhe i fundit, që flet kaluar, se ka edhe gurin edhe arrën, që del më i zoti se  ata mbetet të jetë ...obiç. Dhe kjo   shfaqje e përzjerë me këngë, valle, fjalë të bukura dhe fund fjalori, shpifje dhe supershpifje, piktura e sfumatura- gjithçka që  arrin të mashtrojë dikë apo disa- po vijon për tridhjet e tre vjet. Sa të fortë paskemi qenë?! Edhe vetë habitemi  për fuqinë tonë por ende nuk po gjejmë forca që të dallojmë në këtë tymësirë,rrugën më të drejtë , atë kombëtaren. Të tëra këto  pallavra politike, i përjeton dhe  i vuan mbi kurriz jeta e përditshme e këtyre dy- tre milionë, e më pak,  njerëzve që banojnë këtu.(Në fakt duhej të ishim pesë million, por na    i rrëmbeu kurbeti modern skllavërues). Ndër këta, ata që punojnë me ndershmëri dhe djersë të pastër-janë pak po janë dhe do të jenë kurdoherë tabani i vërtetë i këtij trualli  shekullor, luftarak e punëtor. Po ata janë pakicë sepse nuk duan të shkojnë pas ahengjeve të politikës së kurvëruar keqas.E kanë mendjen tek puna. Ndjekin punën që të hanë bukë rehat. Më tej janë ata që  mendojnë dhe hedhin hapa për të ruajtur të kaluarën e lavdishme historike me vepra apo me fjalë. Edhe këta janë në  sfond të jetës reale por janë pakicë. Këta nuk e duan këtë tallava që shkatërron gjithçka.Së treti gjallojnë përditë etshëm edhe pinjollët e kriminelëve, kolaboracionistëve, tradhtarëve.Të tillët kanë vulën e atyre që çdo të bardhë ta bëjnë të zezë. Janë edhe ata të paktit nxënësit e shkollave e studentë të godinave boshe,ku  në dhjetë syresh dymbëdhejtë kanë celularin në dorë e në vesh. Se dy prej tyre kanë dy celularë.Dhe jetën e shohin vetëm si një film e jo si një realitet. Kjo është pakica më e mjerueshme po qe se do të vijojë kështu.Por kam shumë shpresë se shpejt do ta kuptojnë se kanë ardhur  në dritën e diellit, për të jetuar si njerëz dhe duke punuar për familjen dhe vendin ku kanë lindur.  Shumica e të rinjve ikin nëpër botë me këmbë e nuk vijnë as pa kokë. Andej ku përfundojnë transformohen vetëm dhe vetëm në skllevër të kohës moderne. Politika edhe atje i ‘përdhunon’ keqas por atyre u duket se janë më mirë. Se tek e fundit, atje marrin  dy lek më shumë se këtu.Ky është mjerim madhor që po vuajmë  në kapitalizmin e sotshëm. Tani mes nesh, në truallin tonë shqiptar, nuk kemi boshllëk. Jo, aspak! Politikat qeverisëse janë kujdesur edhe për këtë hall. Kemi shumë   njerëz të mirë të mbërritur nga gjithë globi, me kombësi pakistaneze, afgane, iraniane, afrikane, italiane, filipinase, greke, kineze, indiane.  Jemi vetemërtuar një Kanada në miniaturë. Ky fakt  shpopullimi dhe heteropopullimi, është rezultati i valleve që ka hedhur Edi Rama dhe isove që ka mbajtur Saliu e anasjelltas. Midis këtyre shumëkombësive  që po shqiptarizohen (?!)jemi ne, pleqtë, plakat me telefonat nëpër duar për të dëgjuar zërin apo për të parë fytyrën e  bijve, nipërve , mbesave,me kombësi tashmë  të përzjera deri në tetë emërtime,ku orgiina shqiptare e tyre është strukur thellë tutje  meridianeve dhe paraleleve  të planetit. Jemi ne, ca sakatë  nga trutë e ca të gjymtuar nga  shqisat si prej Covid-19 edhe prej valles dhe këngës së politikës shqiptare të Saliut, Edit, etj,etj.. Pensioni harxhohet për ilaçe e lakra, bukë  me miell  kafshësh Ukraine  e buqeta lulesh varrimi. Kryetari i qeverisë çdofund marsi thotë solemnisht: “Do ta mbajmë premtimin më një prill dhe do t’u japim një  shtesë”.”Fjala ‘rini’ po zbehet edhe në fjalor. Fjala ‘qen’ po  përdoret  më shumë se fjala ‘njeri.’ Gjuha shqipe  po goditet për ditë  që nga reklamat deri tek televizionet që të krijojnë përshtypjen se këtu nuk jemi më në vendin me emrin historik mijravjeçar Shqipëri.  Kur je i vogël je i detyruar të dëgjosh më të madhin, por jo kështu,në këtë farë derexheje, që të shtrihesh barkas e të lejosh që të të shtrydhë i huaji, kushdo qoftë ai, sepse ti je kthyer në servil, frikacak dhe i pazoti për të hequr vallen  tradicionale atdhetare. Pra qeveritë tona dhe politikat e tyre, kanë dëgjuar vetëm të huajin dhe i kanë shkuar pas atij duke u kthyer në vegël e tij,duke lënë popullin në skllavëri. Doli fjala e kryetarit të kooperativës…