BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Opinion / Editorial

Tre fjalimet

Tre fjalimet

Në botë, drejtuesit e shteteve dhe demokracive të mëdha mbahen mend për qëndrimet dhe fjalimet e tyre historike, në momente të vështira apo përcaktuese për kombet e tyre. I tillë konsiderohet fjalimi i babait të kombit amerikan , Presidentit Abraham Linkoln, fjalimi i tij më i rëndësishëm, i quajtur adresimi i Getisbërg, në Varrezat e Luftës Civile të Getisbërgut më 19 nëntor 1863, ku Linkoln deklaroi heqjen e skllavërisë. Apo fjalimi i kryeministrit më të njohur britanik të kohrave, Winston Churchill, më 4 qershor 1940, me shprehjet e ngulitura në histori “Ne do të luftojmë nëpër plazhe. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë!”. Ishte një fjalim që ngriti në këmbë një komb të tërë, kombin britanik, për të përballuar sypatrembur murtajën naziste. Është mirë të kujtojmë edhe ne fjalimet e rëndësishme të kryeministrave tanë. Të fusim në ndërgjegjen tonë kombëtare qëndrimet e përgjegjshme dhe vizionare të atyre që u kemi lënë përgjegjësinë e rëndë dhe të pamasë të na drejtojnë. Pa dyshim, i pari fjalim historik, në kuptimin e plotë të fjalës, që pati ndikim në diplomacitë e shteteve fqinje dhe në atë të fuqive Perëndimore, ishte ai i babait të shtetit tonë, Ismail Qemalit, në Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Atë ditë, Ismail Qemali, kryetari i Kuvendit të shqiptarëve dhe kryetari i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar, u shpreh:  “Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur…Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë…”. Fjalimi dallohej nga niveli më i lartë i patriotizmit, qartësisë së mendimit dhe vizionit, si dhe kurajos. I dyti fjalim i mrekullueshëm historik është ai i Kryepeshkopit Kryeministër të Shqipërisë, Imzot Fan S. Nolit, në Asamblenë e Pestë të Lidhjes së Kombeve më 10 shtator 1924. Fan Noli e filloi fjalën e tij me cilësimin e mëposhtëm:” Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga Lidhja e Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të bërtasë :“Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!”. Oratoria noliane ishte në kulmin e saj. Fjalimi zgjoi interesin për Shqipërinë. Shtypi ndërkombëtar e pasqyroi si një ngjarje jo të zakontë në aeropagun e diplomacisë botërore. Gazeta italiane “Mezzogiorno” e cilësoi si “Fjala më e kthjellët dhe më e mençur”. Gazeta zvicerane “La Gazette de Lausanne” si “Fjalë pa masë e zgjuar dhe e hollë”. Gazeta britanike “Daily Telegraph” si “Fjalë të drejta. Bombë e peshkopit shqiptar”, ndersa prestigjozja amerikane “The New York Times” u shpeh se “Peshkopi Kryeministër Fan Noli i Shqipërisë i bëri delegatët e Lidhjes së Kombeve të mbeten gojëhapur, kur u mbajti një nga fjalimet që bëri bujë dhe pa dyshim një nga fjalimet më piktoreske”. Fjalimi i tretë i rëndësishëm për historinë tonë të sotme është ai i kryeministrit Edi Rama, mbajtur në Takimin e Nivelit të Lartë Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Bruksel më 23 qershor 2022. Njëlloj si veprimi dhe fjala e Babait të Shtetit Shqiptar gati 110 vite më parë, apo fjalët e Fan Nolit 98 vite më parë, idetë dhe mesazhet e fjalimit të Ramës befasuan për mirë politikanët e lodhur të Bashkimit Evropian. “Është mirë dhe keq të jesh këtu, me të gjithë ju. Mirë, sepse ne duam të jemi këtu, si europianë mes europianësh. Keq, sepse ne nuk mundemi të jemi këtu si europianë në shtëpinë e tyre, por vetëm si mysafirë të një Europe të ndarë”. Fjalët e kryeministrit shqiptar ishin të drejtpërdrejta dhe me efektin e një bisturie mbi plagën e thellë të një vendim-marrjeje jashtë realitetit(me unanimitet?!)  të një familjeje të madhe si Bashkimi Evropian. Ai solli mbi tryezën e çoroditur evropiane ndjenjën e turpit për mungesën e efektivitetit të një fuqie të jashtëzakonshme si Evropa e Bashkuar. “Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Në mes të një lufte tejet të nxehtë në oborrin e Europës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s përpara syve të 26 vendeve të BE-së, që rrinë ulur në një shfaqje të frikshme pafuqie!”. Ndoshta fjalimi mund të ketë shërbyer si një hosten për të pickuar Evropën e përgjumur nga zukatja e interesave të larmishme të të 27 vendeve anëtare të saj, si një syçelje për të parë qartë honin ku po e zhyste Ballkanin Perëndimor mungesa e hatashme e fuqisë për të marrë vendim për të hapur bisedime për zgjerim! Dhe figura më e gjetur në fjalim, e rimarrë nga shumë media perendimore:”Statusi kandidat për në BE si pilulë anti-depresive”! Në qortimet e Ramës ngrinte kokën me elegancë dinjiteti i përfaqësimit të interesave të vendit të tij të vogël, por kurajoz për të thënë një të vërtetë të madhe. Ja përse ky fjalim hyn në treshen e fjalimeve më të rëndësishme të drejtuesve tanë të këtyre 110 viteve.