BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Tre qarqe si hajmali, rizgjedhje në gjithë Shqipëri!

Tre qarqe si hajmali, rizgjedhje në gjithë Shqipëri!

Ishte e pritshme. Ditën e diel, dhjetëra pako, si të ishin plot me pica për ndonjë event buzë liqenit artificial të Tiranës, avokatët e PD-së, iu drejtuan, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pretendimi? Në këto dosje, janë fakte e prova për kundërshtimin e rezultatit zgjedhor të 25 prillit, ku koalicioni i opozitës humbi thellë përballë mazhorancës dhe sovrani vendosi t`i lërë në opozitë dhe të vijoi kontratën me socialistët e drejtuar nga Edi Rama. Akuzat dhe fjalët për kërdinë në zgjedhje, të cilat morën zjarr vetëm pasi u njoh rezultati i certifikuar nga njëzetë e pesë mijë komisionerë, gjysma të PD-LSI, pa asnjë vërejtje apo reklamim, pa asnjë shënim për vjedhje apo manipulim, Lulzim Basha me qëndrimin që mbajti se ajo që ndodhi në provat gjenerale zgjedhore të dy javëve më parë nuk ishte votim po thjesht provë, lojë e cila duhet përsëritur pasi ekipi humbës nuk e pranon se nuk ka fituar. Pasi u zhurmua kundër liderëve të koalicionit opozitar, u bënë kritika të rrepta, u kërkua të nxirren përgjegjësitë nga ata që humbën zgjedhjet prej të brendshmëve, si u anatemuan të gjithë, u cituan prova fiktive, të panjohura që arrijnë deri në tridhjetë milionë lekë për familje siç akuzon zonja Duma, si u akuzuan se kanë bashkëpunuar me krimin dhe të tjera shpifje që nuk kanë asnjë bazë, si tymnajë, vetëm për mjegull dhe larguar përgjegjësinë para militantëve dhe forumeve të partisë që ishin përgatitur se fitorja ishte në kutitë e votimit dhe vullneti i popullit nuk mund të vidhej e të tjetërsohej. Pas njohjes paraprake të rezultatit, entuziazmuar nga përfundimet e një exit polli që i jepte fitoren PD-së në tërë Shqipërinë pas mbylljes së votimit. Pasi u festua në datën 26 prill, vetëm një ditë më pas u ndryshua drejtim dhe humbësit vunë kujën për të mos njohur zgjedhjet. Zgjedhjet nuk i njohim, Parlamentin nuk e braktisim! Dualitet dhe qëndrim aspak koherent nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi dhe të tjerët koristë të rreshtuar në mbrojtje të fitores imagjinare, e cila sipas tyre ishte e sigurtë, po u manipulua gjatë procesit! Pretendim më absurd nga ata që u frynë borive të fitores dhe ndezën entuziazmin mbarëshqiptar se ia kishin mbërritur, morën goditje fatale, kuti pas kutie, të cilat ishin në vëzhgim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe të regjistruara në CD, të mundshme për t’u verifikuar nga të gjitha palët. Po pala humbëse, koalicioni, PD-AN nuk llogarit asgjë nga ato që kishin kutitë transparente të certifikuar nga Komisioni Qendror dhe faktori ndërkombëtar. Për ta më shumë vlerë ka kontestimi dhe mospranimi. Dhe me veprimet që bënë u mungoi, jo vetëm gatishmëria për pranim të humbjes, po kërkojnë ta zhbëjnë tërë procesin për ta konsideruar si të pakryer, t’u thonë shqiptarëve duam anulim loje. Arbitri i zgjedhjeve shtyhet mënjanë dhe lojën duan të drejtojnë tash e tutje, ata që kanë humbur. Ndryshe, ashtu si ndodh në studimet tona pas dosjeve voluminoze me asgjë brenda, do nisin avazin e protestave, sherreve, grindjeve se nuk ka mundësi të pranojnë që kanë humbur. Ndryshe, pranimi i humbjes sipas tyre është fundi i lidershipit që zhvilloi zgjedhjet me sloganin, fitore me çdo kusht, shpallur para se të kryheshin. Ditën e zgjedhjeve i pranuan si zgjedhje cilësore, i vendosën ditëzgjedhjes, të dielës, dhjetë me yll që nga i pari i shtetit deri tek Basha. Në mëngjes u befasuan. Kishte ndodhur hataja. Në realitet ishte një hata në mendjen dhe psikikën opozitare pasi e vërteta duket açik. Ishte transparente, e ndriçuar nga mijëra prozhektorë, fiksuar në mijëra kamera dhe më e rëndësishmja e njohur nga arbitrat e zgjedhjeve nga Konispoli në Vermosh. Po për PD dhe Bashën, kjo nuk është e mjaftueshme. Për ta, vlerë është ajo që deklarojnë ata dhe zëdhënësit e shumtë që dalin orë e minutë dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin. Edhe pse brenda opozitës ka zëra kritikë, parimorë që deklarojnë se kanë humbur edhe pse sekretarë të rëndësishëm të Partisë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë marrë përgjegjësinë mbi vete, aktorë dhe regjisorë që mbajnë të ndezur pishtarin e humbjes, deklarojnë se loja nuk ka mbaruar. Do ketë një rikthim në zgjedhje, pra do ketë rizgjedhje, refresh dhe përsëri do ketë zgjedhje deri sa të fitohen nga PD dhe koalicionistët e reshtuar në trenin e opozitës, të cilët ishin përgatitur për fitore të madhe duke i bërë llogaritë si eksperiment, duke mos patur parasysh sovranin që vendos. Entuziazmi i fitores dhe besimi se ishte e sigurtë se do merreshin deri në nëntëdhjetë mandate dhe mazhoranca do dorëzonte pushtetin, Rama me të tijët kishin mbaruar, vijon të përkund ende ëndrrat e militantëve të partive opozitare të nxitur nga lidershipi që i ushqen me lugë boshë dhe duket sikur ecin në boshllëk në një korsi që nuk i nxjerr askund. Po pse lidershipi i PD-së që ka informacion të plotë dhe e njeh shumë mirë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit mbanë këtë qëndrim dhe thellon edhe më shumë përgjegjësinë e tij duke treguar se nuk janë të përgatitur as për humbje as për fitoren? Janë të shumta arsyet. E para për të penguar Shqipërinë në ecjen e saj drejt BE-së. Së dyti ne fituam po ata banditë na vodhën votat. Dhe këto vota këtë herë u vodhën edhe pse paramilitarët e armatosur kontrollonin tërë Shqipërinë dhe u shndërruan në shtet paralel duke konfiskuar mjete dhe marrë padrejtësisht lirinë e qytetarëve në betejën e supozuar të mbrojtjes së votës. Po themelore me këtë lojën e kërkesës për rizgjedhje sikur të ishte një anulim i rëndomtë loje futbolli të kategorisë së tretë, kërkohet të mbrohet kryetari i PD-së, i cili edhe pse e di shumë mirë që ka humbur dhe këtë ia thonë të gjithë bashkëpartiakët e tij, kërkon t`u thotë të tijve, prisni se unë e kam fitoren në xhep. Tani nis beteja jonë shkresore. Dhe shoqëruesit e dosjeve drejt KQZ, duken të gjithë si plaka Nicë e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” kur i hodhi para këmbëve gjeneralit thesin me kocka të kolonelit “Z” duke i thënë: Ua solla. Ja ku i keni. Merrini! Nuk ka ndodhur askund që të humbasësh kaq pastër nën radarët dhe prozhektorët e ndërkombëtarëve që morën rolin e vëzhguesve permanente për të parë nga afër tërë procesin dhe për t`u bindur se zgjedhjet nuk kishin asnjë problem në një kohë kur nuk ka asnjë indicie apo fakt e provë, po të gjitha janë të stisura, përveç rasteve kapur me presh në dorë, individë që nuk janë të mazhorancës, po kandidatë për deputetë të LSI-së dhe depos me pako ushqimore të kandidates Vokshi të gatshme për t’u shpërndarë tek votuesit në shkëmbim të votës nuk ka asnjë rast tjetër flagrant të provuar, të faktuar që të arrihet në përfundimin se zgjedhjet u manipuluan. Të gjithë shqiptarët, janë të habitur se kërkesa për të bërë rizgjedhje përqendrohet vetëm në qarqet ku PD ka humbur thellë. Nëntë qarqe ose e tërë Shqipëria. Si mundet të guxohet të hidhet baltë mbi popullin votues në një kohë kur Vlora përfundoi tetë me katër? Durrësi tetë me gjashtë. Berati pesë me dy. Gjirokastra tre me një dhe të pretendosh për rifillim nga e para. Kjo është absurde dhe e papërfytyrueshme. Humbësi duhet të ketë dinjitet së paku minimal dhe nuk duhet të maten me pritshmëritë dhe llogaritë matematikore, po të orientohet nga rezultatet e certifikuara. Për PD-AN, vetëm qarqet që kanë fituar, janë zgjedhje të rregullta dhe duhen pranuar. Të tjerat janë të manipuluara. Duket se tre qarqet e fituara, janë si hajmali për demokraci dhe e gjithë Shqipëria duhet të hyjë në zgjedhje të reja. Ndryshe, PD-AN nuk e pranon përfundimin dhe i dënon, lojën e quan provë dhe jo fakt se rezultati është i trukuar. Po a ka KAS apo Kolegj Zgjedhor dhe çdo shkallë tjetër e administrimit të zgjedhjeve t`i bjerë ndesh një procesi të superkontrolluar dhe certifikuar edhe ndërkombëtarisht nga 25 mijë komisionerë dhe pesëdhjetë mijë vëzhgues? A ka organ ligjzbatues të luajë me vullnetin e popullit dhe cili duhet të jetë qëndrimi i fituesve, shumicës së shqiptarëve me këtë fyerje të rëndë të rrezikshme që ofron opozita dhe Lulzim Basha, Sali Berisha apo Ilir Meta e Monika Kryemadhi? Si ka mundësi që një forcë politike që mbahet me të madhe si LSI, deklaron se u mbyllën kufijtë për mos të ardhur votuesit e Vangjel Tavos në Dropull, sikur të gjithë emigrantët mezi presin ta bëjnë deputet Tavon? Dhe janë të gjithë ushtarë të LSI-së! Si ka mundësi të pranohet logjika se votat e pavlefshme, janë të PD-AN dhe LSI dhe socialistët kanë votuar perfekt, kanë qenë të pagabueshëm sikur të jenë më të zgjuar nga gjithë të tjerët? Këto llogari janë vërtet pa sens dhe pa vlerë. Le t`i kthehemi pak kronikës së post zgjedhjeve. Në mëngjesin e njëzetë e gjashtë prillit sapo u numëruan kutitë e para dhe rezultatet nuk provonin profecinë e PD dhe Lulzim Bashës dhe koalicionistëve që kishin ndarë tortën e pushtetit, ministritë, drejtoritë, të nisnin akuzat për manipulim të zgjedhjeve. Ishte vërtet paradoksale se edhe pas treguesve të kutive të para, liderët e opozitës miklonin veten dhe militantët që kishin mbajtur frymën pezull se ishin kuti të zonave ku PS kishte epërsi ndaj demokratëve. Me fjalë të tjera opozita kishte bindjen absolute se fitorja ishte në kuti dhe vullneti i popullit do lexohej saktësisht dhe me rigorozitet. Dhe kështu u veprua deri në fund. Vetëm se PD-AN-LSI, nisën avazin e tri dekadave. Vjedhje, batërdi, kusari, manipulim, gjullurdi. Legalizime pa kufi, para shtëpi më shtëpi! Dhe në përfundim kërkesë për anulim loje. Lojë ishte, jo e vërtetë. Ndaj duam zgjedhje sa më shpejt! Dhe kësaj i thonë krisma pas dasme dhe shashka që nuk trembin askënd dhe nuk gënjejnë as militantët. Nuk u japin garanci lidershipit që të mashtrojë me vjedhje dhe grabitje zgjedhore. Është në dinjitetin e PD dhe lidershipit të saj të pranoi humbjen dhe të reformoj partinë për të fituar në zgjedhjet që vijnë. Ndryshe me akuza e parulla do shkojnë nga humbja në humbje. Dhe kjo nuk është e keqja vetëm e partisë, po e tërë Shqipërisë!