BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tri dekada në pushtet, por në njëzetë e pesë korrik fillon beteja e vërtetë!

Tri dekada në pushtet, por në njëzetë e pesë korrik

Prej kohësh opinioni i gjerë shoqëror në vendin tonë bombardohet me kërcënime dhe deklarata të çuditshme, sikur jemi përball apokalipsit, fundit të botës dhe pas saj do nisi një epokë e re ndryshimesh të vrullshme. Shqipëria do njoh zhvillimet të panjohur së paku në këtë dymijëvjeçar që nga fillimi i Erës së Re. Berisha në njërën anë me akuza pa fund,deklarata,betime solemne dhe premtime bombastike se sapo të vij në pushtet do sjelli ndryshime të mëdha, jo vvetëm për ne shqiptarët e Shqipërisë, po do pajisi shtetasit kosovar me shtetësi shqiptare ose dy shtetësi siç deklaroi ai pas mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë. Jo vetëm Berisha po edhe funkionarë të zgjedhur nga rithemelimi premtojnë nëse gjykata guxon të preki vendimin e gjyqtarit të shkallës së pare të Tiranës, Zhukri që njohu statutin e Rithemelimt të ligjshëm, duke lartësuar zërin betohet me solemnitet për t`iu bërë gjëmën atyre që do guxojnë të prekin statusin e Rithemelimit dhe vendimet e kongresit. Dhe ky ultimatum lëshohet jo nga dokushdo, por nga vet bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës zoti Noka se do bëjë betejë epike deri sa të vendosin prestigjin e PD në rend dite. Për Nokën nuk ka burrë mbi dhe të vërë në dyshim partin e re. Flamuri shkon edhe më tutje pasi jep fjalën e nderit në se preket kongresi i prillit do ketë reagim të fuqishme deri në përplasje fizike. Kërcënim më të hapur kundër drejtësisë nuk ka guxuar të bëjë askush. Edhe kur është mbajtur qëndrim kritik për mosveprim të SPAK,rrufetë kanë rënë mbi kokat e atyre që kanë guxuar të kërkojnë veprime aktive nga drejtësia e re. Po ndaj Flamurit askush nuk ka lëvizur as gishtin edhe pse kërcënon në emër të partisë, Gjykatat e Shqipërisë. Sapo përfundoi mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, zhurma u ngritë në qiell për ta helmuar këtë takim dhe zhvlerësuar çdo vendim që u mor edhe pse janë në interes të qytetarëve të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Për Berishën mbledhja ishte  një hiç. Nuk arriti asgjë të re. Se kosovarët prisnin të shpallej dy shtetësia. Kur nuk u bë kjo, asgjë tjetër nuk kishte vlerë?!

- Unë, u betua Sali Berisha do u jap kosovarëve dy shtetësinë sapo në pushet të vijmë. Se Rama bëri në Prishtinë zëdhënësin e Serbisë dhe se ai ka tradhtuar interesat e kosovarëve për presidentin Vuçiç?! Si gjithnjë, Berisha bën be e rrufe se do sjell mbi trojet arbërore, lumturinë pa kufi dhe zhvillimin e panjohur deri tani në Shqipëri. Dhe këtë do e arrijë sa po të vij në pushtet, duke hedhur pas shpine politikanin në tridhjetë vjet. Bën sikur nesër janë zgjedhjet dhe mezi pret të sjelli mrekullitë në çdo centimetër të territoreve ku flitet shqip.  Berishës i duket se është i sapo zbritur nga qiejt, si të ishte Mesia mbi tokë. Do bëj atë që nuk është bërë ndër shekuj do jetë mrekullia vet,Vetëm pak duhet pritur sapo të vij në pushtet se do bëj atë që ka bërë në këto tridhjetë vjet. E deklaron këtë Berisha që ka tridhjetë vjet në politik më shumë se gjysma në krye të pushteteve më të rëndësishëm. E kishte kohën të mjaftueshme dhe kishte tërë fuqinë vendimmarrëse dhe ekzekutive për të zgjidhur ato që sot në krye të foltoristëve garanton se do i bëj realitet sapo të vijë në pushtet. Cilido që ka minimalisht pak memorie historike e di shumë mirë se nën pushtetin e Berishës, jo vetëm politikisht, po edhe në infrastrukturën rrugore, energjitike,tregtare u bë shumë pak. Atëherë kur në tri dekada nuk bëri asgjë përse duhet ta besojmë se pas rikthimit të tretë do bëjë mrekullitë në se vjen në pushtet. Nuk është për të çuditur që në këto betime ka kaq shumë pompozitet sikur do bëj namin se shqiptarë e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do kenë të njëjtën shtetësi në një kohë kur kosovarët nuk kanë nevojë për dy shtetësi, po shtet të konsoliduar dhe njohur ndërkombëtarisht. E duan Kosovën anëtare e OKB dhe Këshillit të Europës. Me prestigj të ketë zërin e vet kudo në botë, të arrijë lirinë e lëvizjes pa viza dhe të mos mbetet ishull i harruar si i vetmi shtet në Europë që ende nuk gëzon këtë të drejt që të tjerët e kanë fituar me vite. Sado që bën përpjekje Berisha me bashkëpunëtorët e tij për t`u pëlqyer nga qytetarët Kosovar, si lideri që i dhemb më shumë se kushdo tjetër Kosova, habitet dhe thotë:Ku ishe deri dje, t`i bej efendi që nuk u dhe kosovarëve dy shtetësi dhe nuk ia mbërrite t`iu jepje liri për të lëvizur si gjithë Europa?! Po BE dhe Këshilli i Europës si do ta prisnin dy shtetësinë dhe a do t`ia linin dorën të lirë qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë? Dy shtetësia nuk është zgjidhja që kërkojnë kosovarët aq më tepër që vet Europa ku synojmë të shkojmë nuk do ta përtypte këtë akt dhe do dënonte Shqipërinë. Kosova ka nevojë për njohje nga të gjithë dhe jo për dyshtetësi kur Berisha në pushtet të vij. Po në se Berisha betohet se gjithçka do bëj kur të vij në pushtet dhe sikur kjo të ishte punë orësh, Presidenti, Ilir Meta, deklaron të njëjtën histori, po jo në pushtet kur të vij se aktualisht gjendet në majë të pushtetit, po kur të iki nga presidenca të çlirohet nga barra e të qenit garanti i unitetit kombëtar mbi palët dhe garant i zbatimit të kushtetutës. Për Presidentin, Ilir Meta, gjithçka nis në njëzetë e pesë korrik sapo të zbresë për herë të fundit shkallët që ngjiti pesë vjet. Atëherë do nisi epoka e re, ajo e shkundjes së sistemit të ndryshkur dhe të ngurtësuar nga autokrati Rama dhe mazhoranca në pushtet. Po sa  e ka shkundur, tundur, rrahur e ndukur këtë sistem Meta në tri dekada nga deputet, deri në president nuk ka asnjë tjetër në Shqipëri. Atëherë kur vet e ka thurur sistemin e ka endur e ka ngritur, a nuk mbanë përgjegjësi për ndryshkun, molën, stofin e grisur dhe gjithçka që nuk ka ecur në shinat e demokracisë? A I njeh vetes një përqind përgjegjësi  dhe pastaj le ta shkundi dhe ta këputi sistemin në njëzetë e pesë korrik!Ai është një nga arkitektët që nga themeli kur u vu tulla  e parë e demokracisë dhe sot nuk mund të mendoj se është dorë jashtë! Premtimi për të nisur një epokë të re pas njëzetë e pesë korrikut nga zoti Meta, është tanimë virale. Të duket se në këtë ditë do ndahen epokat. Kjo datë do bëhet kryedatë. Se prej këtej nis udhëtimi i pandalshëm dhe i pakthyeshëm. Vetëm pas njëzetë e pesë korrikut do vihet drejtësia në vend. Ky do jetë pragu i rënies dhe ringritjes. Prej këtej do shikojmë të ndodh ajo që nuk është parë kurrë në këto dymijë vjet. Se të nesërmen e njëzetë e pesë korrikut do ndryshojnë malet dhe fushat. Pyjet dhe lëndinat. Mentalitetet dhe mënyrën e sjelljes së politikës. Do të, do të… Shqiptarët kur njihen me këto deklarata të liderëve tanë politik, për çuditë që do ndodhin në njëzetë e pesë korrik, zgjasin kokën, shqyejnë sytë, mprehin veshët dhe habiten me atë që dëgjojnë, përfitojnë dhe do shikojnë. Ajo që i habit më shumë nuk janë deklaratat për shkundjen e sistemit as tronditjen e shoqërisë, po fakti që i thotë njeriu që në këto tri dekada hyri në politik kur nuk kishte vënë brisk në faqe, erdhi me pantallona të shkurtra me xhepat bosh dhe provoj të ketë në duar tërë pushtetet, deputet, ministër, zëvendës kryeministër, dy herë kryeministër, kryetar kuvendi dhe pesë vjet president i Shqipërisë. Në këtë kuptim duket çudi betimi se, njëzetë e pesë korriku do jetë ndryshim epokal në Shqipëri!