BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Opinion / Editorial

 Triangolarja LSI, Flamur Çela dhe Luan Rama

 Triangolarja LSI, Flamur Çela dhe Luan Rama

Nëse PS dhe PD u formatuan qysh në fillim vitet ‘90 si dy më të mëdhatë e vendit dhe morën pas vetes votuesit më të shumtë, për LSI duhet theksuar fakti se, ndonëse lindi si shenjë revolte ndaj partisë mëmë, mundi të përballonte me shumë sukses betejat politike të mëpasshme. Kishte edhe parti të tjera që kishin kërkuar të bënin rolin e protagonistit në jetën politike të vendit, por vetëm kishin siguruar të jenë satelitë të dy partive të mëdha. Falë këmbënguljes dhe prakticitetit të politikanit të ri Ilir Meta ajo jo vetëm mbijetoi, por për thuajse 20 vjet u bë si leva e Arkimedit në politikën e brishtë shqiptare. Meta u bë mjeshtër i vërtetë i gjetjes së pikës së mbështetjes së kësaj leve dhe realizoi të jetë i pranishëm në qeveritë e shumta që vinin dhe iknin. Ai padyshim që arriti pa shumë vështirësi të bashkëqeveriste me partinë mëmë sepse edhe anëtarët e saj prej andej vinin, por ai përmes filozofisë se “duam më shumë Shqipërinë se partinë” arriti të jetë pjesë edhe e qeverisë së djathtë. Në një analizë të ftohtë duhet pohuar se ai i “moli” mirë këto parti teksa ministrat, por jo vetëm ata, i bëri edhe milionerë. Mendonte se në këtë mënyrë do të siguronte përjetësinë, por harroi se ashtu si rruga e ngushtë, shkon nga shkon dhe në rrugën e madhe do të përfundojë edhe përfitimet e padrejta vijnë në një moment dhe zhvlerësohen. Kështu po ndodh edhe me partinë e Ilirit. Shkërmoqja kombëtare e kësaj partie po pasqyrohet edhe në Vlorë, ndonëse dikur ajo ishte shumë e fuqishme. Ajo vërtet doli si një parti e majtë në një vend që në themele është i majtë, por LSI ishte një e majtë e shartuar. Vlonjatët nuk e kanë tradhëtuar asnjëherë partinë mëmë. Pa kujtuar me emra ata që e themeluan atë parti në qytetin bregdetar, duhet theksuar se vërtet “kuajfuqitë” e saj u rrit shumë kur drejtimin e saj e mori biznesmeni Shkëlqim Selami. Në “duet” me dy vëllezërit Çela, Dritanin dhe Flamurin, që ishin motorë me fuqi të lartë, ata siguruan dy mandate për këtë parti, por futja në lojë e konjukturave politike siç ishte në këtë rast urdhri nga lart se i duhej hapur rruga Vangjel Dules si përfaqësues i minoritetit, bëri që njëri të shkojë deputet. Selami jo vetëm u bë pjesë e Parlamentit si përfaqësues i kësaj partie, por e bëri Kuzum Babanë, ku qëndronte më së shumti më të fuqishme se teqeja që ishte pranë tij. Nuk është hiperbolë kur themi se më shumë vlonjatë shkonin të takonin Selamin se sa shkonin në teqe. Por një faqe më e ndritur e kësaj partie u shënua kur në drejtim të saj erdhi biznesmeni tjetër vlonjat Flamur Çela. I sprovuar në fitore dhe suksese ai i injektoi kësaj partie pikërisht këtë mentalitet. Ai jo vetëm hyri vetë në Parlament si deputet i kësaj force politike, por shtoi në “inventarin” e saj edhe gati 7000 votues më shumë dhe iu afrua kufirit ku mund të siguronte edhe dy deputetë. Një tërbaçiot i mençur dhe trim ai e shtriu këtë parti jo vetëm në gjithë qytetin, por edhe në zonën rurale, ku deri atëherë ajo nuk kishte mundur të kishte sukses. Flamur Çela nuk e rriti kurbën e suksesit sepse vuri në dispozicion fitimet e firmës së tij familjare, siç ndodh rëndom në politikën shqiptare, por shpalosi programe të prekshme për votuesit. Nuk është përsëri hiperbolë kur deklaroi se meqë zyrat e tij janë pranë stadiumit “Flamurtari”, turma e njerëzve që shkonin të qanin hallet tek Flamur Çela ishte më e madhe se ajo që shkonte të shikonte ndeshjen. Dhe kjo ndodhte në një qytet si Vlora që futbollin e ka ikonë. Por me sa duket perënduan ditët e suksesshme të kësaj partie në qytetin bregdetar. Situata e sotme është shumë e vakët dhe me gjithë katalizatorët që duan të japin herë pas here Mona dhe Iliri, kjo parti nuk ka pritshmëri të ketë përfaqësuesin e saj në Parlament. Janë një sërë faktorësh që të çojnë në këtë bindje. Por më thelbësori mbetet spostimi i përfaqësuesit të një vlonjati të thekur siç është Flamur Çela. Vlonjati nga vetë natyra e do jabanxhiun dhe e respekton atë në kulm, por pasi bindet se ai është më i mirë se ai vetë. Në rastin konkret nuk po ndodh kështu. Më dridhet dora teksa shkruaj të vërtetën se delegimi i Luan Ramës në këtë qytet si i pari i listës së kësaj partie do ta lërë atë të papërfaqësuar në Parlament. Më dridhet dora sepse përpara gati 45 vjetësh kemi qenë bashkënxënës në shkollën e famshme “Skëndërbej” dhe ai ka qenë vërtet “luan”. Ardhur nga një qytet i vogël si Burreli ai shkëlqeu jo vetëm në mësime, por edhe në konkurset mbarëkombëtare që zhvilloheshin atëherë. E famshme ka qënë karriera e tij derisa u vel prej pushtetit dhe njohu dyert e kazinove. Jo vetëm kaq, por u bë edhe sekser seksist përderisa, sipas akuzave që i janë bërë në shumë portale të besueshëm, i çoj në krevat kryetarit të tij Ilir Metës këngëtaren B. Q. Nuk mjaftojë me kaq, por ndërkohë vuri në dijeni për këtë edhe Monën që shkoi dhe e gjeti të shoqin me brekushe në dorë. Të gjitha këto nuk i di vetëm unë, madje unë mund të jem i fundit që i kam marrë vesh, por i dinë të gjithë vlonjatët. Dhe ata janë shumë të ndjeshëm ndaj situatave të tilla. Kam dëgjuar këto ditë që jam pranë fushatës elektorale në qytetin bregdetar nga LSI-të të thekur se nuk do t’ia japin votën këtij kandidati që midis të tjerave nuk e lidh asnjë gjë me qytetin e tyre. Ai rrezik nga Vlora njeh vetëm sheshin e Flamurit dhe bregdetin dhe nuk ka shkelur asnjëherë në rrugët e qytetit. Po mundohet Flamur Çela t’i japë përvojën e tij të fitores, por barrierat midis kandidatit Rama (Luanit dhe jo Edit) dhe votuesve vlonjatë të kësaj partie janë të mëdha dhe është e sigurtë se nuk do të shemben në këto zgjedhje. Në të tjerat nuk i dihet. Megjithëse duhet pohuar se Vlora e meriton një deputet safi të majtë dhe mundësisht të jetë vlonjat.