BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Opinion / Editorial

Tringëllima e parasë dhe kërcitja e prangave

Tringëllima e parasë dhe kërcitja e prangave

Sot në kohë pandemie dhe nesër me shpresën e madhe pa virusin që ka marrë dhe po merr jetë njerëzish, zyrtarë të lartë dhe ish-zyrtarë, titullarë dhe ish-titullarë, të pushtetit qendror, lokal, etj, të “paprekshmit”, drejtues dhe ish-drejtues të organizatave të “pavarura”, të përfshirë në korrupsion duhet të tremben. Sepse po vjen koha e llogarisë dhe gjykimit. Shumë shpejt, tringëllimën e parasë do ta zëvendësojë kërcitja e prangave. Kjo tringëllima e parasë vazhdon të jetë intriguese, ashtu sikurse janë të zhurmshme dhe me shumë bujë shifrat marramendëse të korrupsionit. Ky spektakël deri më tani është konsumuar në boshllëk, sepse mungojnë aktorët. Por, erdhi koha të cilën e kanë pritur të thjeshtit qytetarë nga Vermoshi në Konispol. Familjet e tyre që mbushin ditën me punën e ndershme. Ata që s’kanë llogari bankare këtu dhe jashtë vendit dhe që mbi ta troket gjithnjë e më shumë varfëria. Sepse në darkë e vetmja llogari që bëjnë është për sigurimin e bukës për nesër. Përfaqësuesit e kësaj ane të parasë, nëse do ta cilësoja kështu, megjithëse në varfëri shikojnë punën dhe në dhimbje e sipër apelojnë me heshtjen e tyre dhe kërkojnë njëkohësisht drejtësinë e munguar. Sepse vitet ecin me aq shpejtësi saqë për ta mbetet dyshimi se ndoshta asnjëherë s’do mund të shikojnë një ditë të bardhë në jetën e tyre. Ndërsa ata të anës së tringëllimës dhe “mëkatit” të parasë me forma manipuluese dhe korruptive shtojnë në llogaritë e tyre paratë e pista. Bëhen nganjëherë për opinion dhe “bamirës” me paratë e vendosura pa djersë. Nxisin korrupsionin, rekrutojnë të vuajturit për shërbime, etj. si këto. Bashkojnë rreth vetes të paaftët dhe llumin e llumit, sepse vetëm kështu ata mund të bien në sy. Kësaj i shtohet dhe kategoria servile e cila bëhet faktor për shërbimet ndaj të “madhit”. Në sajë të këtyre shërbimeve përfitojnë dhe një ditë të bukur kur të jenë mbaruar bonuset do të kërkojë me çdo kusht ta fundosin të parin e tyre. Situatë e krijuar kryesisht nga të paaftët dhe ata që i përdorin të tjerët për të realizuar qëllimet e tyre karrieriste dhe korruptive. Duke analizuar situatën dhe deklarimet e vazhdueshme në media, priremi të besojmë se do të ketë lëvizje në drejtimin e vendosjes së drejtësisë. Shumë dosje janë nxjerrë nga sirtarët dhe janë pastruar nga “pluhuri i harresës”, shumë të tjera janë mbushur me të dhëna të reja, falë sofistikimit të teknologjisë së përgjimit. Për këtë është bërë shumë dhe po bëhet, çka tregon seriozitet dhe mbështetje të vazhdueshme të organizmave ndërkombëtare që kërkojnë sa më parë ndryshime dhe progres për Shqipërinë. Pra, ka lëvizje. Shumë procese do të hapen, të dhëna të shumta i janë vënë në dispozicion organit të akuzës. Është fakt se bashkëpunëtorë të organeve hetimore janë bërë dhe “të përkëdhelurit” e titullarëve të inkriminuar. Kësaj i shtohen dhe pjesa investiguese nga të “infiltruarit” e pushtetit kudo. Së bashku me rrjetin e informatorëve të të gjithë shërbimeve, gjithçka do të na duket si nëpër filma. Qytetari pret, presin ata që besojnë se vendi ynë e ka shansin të bëhet nëse vërtet do të bëhet drejtësi. Gjithçka është në duart e SPAK, ku padyshim si pjesë e saj BKH (e etiketuar si FBI-ja shqiptare) ka pjesën e saj të rëndësishme.