
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit


Nuk ka dyshim se jeta shqiptare në këto tetëdhjetë vjetët e fundit, është një trilogji si lajtmotiv i së cilës ka qenë enverizmi, duke u munduar përmes dy etapave të tjera, të gjallonin ramizmin, berishizmin, por që bënë vetëvrasje politike nga se dolën nga shinat e sistemit demokratik. Kjo ndodhi pse lidershipi nuk erdhi si rrjedhojë i lëvizjes demokratike, por i emëruar nga pushtetarët monist, morri frenat e protestave. Frika e fatit të ''Çausheskut” rumun, e bëri liderin e viteve 90 -të, t'i uli shpatat dhe t’ia dorëzojë komunistëve më besnikë, duke apeluar nëpër organizata, të shanin me ç'të mundnin komunizmin vetëm partitë e krijuara, mos i linin në duart e forcave që kishin hequr të zitë e ullirit në socializëm. Qarkorja e shpërndarë nëpër organizatat e partisë, s'i doli keq . Forcës me të madhe opozitare, iu gjend pranë për të bërë opozitë PP-së, anëtari që kishte dhënë prova për besnikëri komunisti. Sheshet u mbushën me sharje me ç'përmbante fjalori, duke iu përmbajtur këshillave ramiziane, që për hir të vërtetës për kohën luajtën rolin e amortizuesit të hakmarrjes, e cila vlonte në dejet e atyre që kishin hequr mbi shpatulla persekutimet e burgjet dhe mund të degradonte në luftë civile. Ndërsa patën vlerë për kalimin paqësor të tranzicionit, u kthyen në qedere për kohën sepse lidershipit iu futën në shpirt sharjet dhe të tridhjetë vitet mbetën peng i të njëjtës dogmë ''antikomuniste'', kur shoqërisë i duhej zhvillimi i demokracisë në interes të shoqërisë, për ta nxjerrë nga teri komunist. Ndërsa me liderët e partive të majta, ndodhi në mënyrë krejt të natyrshme vetëasimilimi, duke përqendruar pushtetin tek PS -ja, lideri i rithemelimit nuk heq dorë nga ramizmi, u ngjir, duke sharë e fyer të cilat e kanë shurdhuar aq shumë shoqërinë sa tani bën shurdhmemecin. Është një vetëvrasje e berishizmit me eklektizmin e tij, i cili po bën vetëvrasje te krejt PD -së. E keqja qëndron se edhe tani që është e evidentuar përmes ''non gratës” nga DASH, në vend që t'i krijohet mbështetje grupimit pro evropian, pro amerikan, pro demokratik, nga një pjesë liderësh, pushtetarë të djeshëm vazhdojnë të bëhen mbështetës të berishizmit, kur dihet se në këto 30 vite ka prodhuar veçse anarki. E keqja e të këqijave, gjuha e përdorur është ajo enveriste. Me të korruptuarit; Yuri Kim, sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Eskobar, njësoj si Mcgonigal, ambasadorin anglez, siç bënte Enveri në kohën e tij me socialimperializmin, për t'i shpëtuar krimit ku ishte zhytur, ( por që dhe në demokraci me një statistikë të thjeshtë mund të evidentohen me mijra të vrarë rrugëve, nga krimi i organizuar, konfliktet familjare, çështje pronash e sa e sa veseve të tjera që mbinë si kërpudhat mbas shiut të ushqyer nga breshëri i lidershipit të sotëm dhe që DASH përmes non gratës kërkon të futë në shina demokracinë ) . Në këtë trilogji e futur si një ''Kalë Troje'' LSI -ja e djeshme, përmes kartonit në pushtet është bërë mbështetëse e të korruptuarve, jo vetëm për përfaqësuesit e vet në qeveri, por dhe të tjerëve me veshë të ngrehur për të futur duart në taksat e popullit . Ky ''Kalë Troje'' vazhdon edhe sot përmes LS-së, duke e marrë nën ombrellën e vet grupimin e rithemelimit në zgjedhjet lokale . Pa dyshim lideri i rithemelimit ka për të mbetur me gisht në gojë nga; Ish-kryeministri, ish-ministri i Jashtëm, ish-Presidenti socialist dhe sa ishve të tjerë, që tani ka të gjitha gjasat të futën në thesin e vet dhe Rithemelimin. Nuk ka më vetëvrasje se kjo për PD-në dhuratë të ''non gratës'' i cili u ngjir duke akuzuar kryeministrin për diversion ndaj opozitës, që po t'i biesh hollë, mazhoranca nuk do t'ia bëjë fushë me lule opozitës për të marrë pushtetin. Uji nën rrogoz për PD-në, është vetë kryetari i rithemelimit i cili mundohet të bëjë koalicion me PL-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit, kur e di shumë mirë që ai është i papranueshëm nga elektorati e tij, i cili e njeh shumë mirë këtë ''Kalë Troje''. Kalë i cili me të gjitha gjasat mund t'u presë kokat kandidatëve për kryetarë bashkie të rithemelimit, duke përqendruar gjithë betejën për të fituar të vetët, për në këshillat bashkiake . Që nuk i zihet besë kryetarit të PL-së, ka dhënë prova përgjatë gjithë historisë së pluralizmit, duke u hedhur andej nga frynte era e pushtetit . Ndoshta ky është ''Kali i Trojës'' më i rrezikshmi në marrjen peng të demokracisë shqiptare, i cili luan me kartën e fundit, si do zot po ndodh dhe sot, me vulën për në zgjedhjet lokale, kur rithemelimi ka mbetur me xhepat bosh. Hidhen e përdridhet nëpër sheshe për ''Uraganet popullorë'', por çuditërisht aty ku bën vend uragani, përfundon në një prua fshati që humbet nëpër damarët e tij të djegur nga thatësira . Dy muaj u karikuan njerëzit për 2 Marsin, por panë një nga skenat e rralla të kryeministrit i cili qetësish, biles duke lëshuar edhe të qeshura nga salla e Parlamentit me deputetin Majko, ballë përballë foltores, duke lënë karrigen bosh të kryeministrit si për t'ju lënë të kuptonin opozitarëve: Bujrëm ja ku e kini karrigen bosh! Ulini liderët tuaj që bërtasin nëpër protesta ''Rama ik''. Forca e kartonit rrëzon kryeministrat. Sot është dita !? Dita e McGonigalit siç interpretoni nëpër sheshe. Ndoshta kjo ishte dita më vetëvrasëse e rithemelimit, sepse zhurma e madhe ''McGonigal '' përfundoi në një flluskë sapuni ashtu siç ka ndodhur me sa e sa të tjera, nga se strategjia e betejës është ndërtuar, vetëm ndaj kryeministrit, duke e kthyer në një perëndi që krijon stuhitë për të fundosur opozitën dhe vetë qëndron në Olimp. Është për të ardhur keq, kur shikon ende demokratë që u besojnë kaq shumë forcës së një kryeministri, duke mbyllur sytë përpara asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Mbasi ka vrarë demokracinë, berishizmi po krijon vetëvrasje të PD -së, forcës së vet politike që e krijoi, kjo ngase i verbuar nga ''non grata'', njësoj si enverizmi ka shpallur armiqtë të jashtëm ata që janë mbështetësit kryesorë të demokracisë, vetëm për t'i shpëtuar dënimit të DSHA. Edhe Alija, pjella e enverizmit, tejkaloi babain shpirtëror, duke ia hapur dyert ''Shtëpia e Bardhë'' dhe përkrahur në vitet 90 -të, për ndërrimin paqësor të sistemit, ndërsa kryetari i rithemelimit i është mbushur mëndja top, se do të fitojë edhe i vetëm trim në luftë. Ç’vetëvrasje e berishizmit, njësoj si vetëvrasja e enverizmit! I futur në zgjedhjet lokale të 14 Majit me siglën e PL -së, për berishizmin do të jetë vetëvrasja më e madhe e demokracisë, për të cilën do të flas historia. Për t'i shpëtuar kësaj masakre, elektorati i PD-së, duhet t'i thërrasë mendjes dhe t'i dal në krah grupimit të të rinjve i cili padyshim, do të sjellë rilindjen e së djathtës dhe ardhjen në pushtet, në të kundër kështu e katandisur në këtë farë derexheje, lidershipi i së djathtës mund të çirret e ngjiret për vjedhje votash pas 14 Majit, por ata vetë e kanë vulosur humbjen me elektoratin e përçarë.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
