BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Trump ri-fiton zgjedhjet 2020

Trump ri-fiton zgjedhjet 2020

Presidenti Trump, në shikim të parë duket se është person i veprimeve të shpejta dhe të pa matura mirë. Por, kjo vjen nga dy arsye: 1. Trump e do Amerikën më shumë se cilido President deri me tash, dhe 2. Vepron me mendjen e një biznesmeni. Kjo i jep atij një avantazh të jashtëzakonshëm. Si shqiptar, e di që krejt të rinjtë me origjinë shqiptare në Amerikë, madje edhe disa prindër të tyre do ta votojnë Trumpin. Vlera e kapitalit njerëzor. Presidenti Trump, me veprimet e tij tregon se është i vetmi që mund të sjellë ndryshimin e shumë pritur në Amerikë dhe në Botë. Por, bota nuk është mësuar deri me tash, e ndoshta as nuk është gati ta ndjekë Trumpin me hapat e tij gjigand. Prandaj, frikësohen të gjithë. Natyrisht se duhet të frikësohen, sepse nëse nuk e mbajnë hapin, mbeten mbrapa. Këtë e konfirmon edhe CNN Politics në një artikull debatues me James Wodds. Tash sa vjet asnjë anketë në Amerikë nuk ka dalë e saktë. Të verbër do të jenë ata që e besojnë një të tillë sot. Aktualisht gjithçka varet nga vlera e kapitalit njerëzor dhe orientimi i tyre derë më derë. Ndaj, fushata e Presidentit Trump, duke i ikur këtyre anketave, sipas gazetës The Guardian, në vjeshtë do ta ketë një ri-kthim GRANDIOZ. Si shikues evropian, kemi mendime të ndryshme, por z. Trump vërtetë e ka bërë Amerikën Madhështore Përsëri. Ka rritur ekonominë amerikane në mënyrë rekorde. Tregjet botërore po ashtu. Ka forcuar ushtrinë. Ka krijuar Ushtrinë e Qiellit – se s’ka vend më në tokë. Plot vende të reja pune - të pafundme dhe ka kthyer prodhimin vendor. Ku ka më Madhështore se kjo? Është ëndërr e çdo Qeverie të botës.

Krahasuar me 5 Presidentët e fundit amerikanë, Trump del diametralisht më i mirë se të gjithë. Madje më i mirë se edhe vet Bill Clinton – edhe pse shqiptarwt dhe shqiptarwt e Kosovws, kemi debulesë për Presidentin Clinton. Këtu Trump fiton 82:18; sepse Amerikanët besojnë se Trump me të gjitha impulset e shpejta, të pa matura dhe reagimeve rigoroze – vazhdon të mbetët i vetmi President që realisht sjellë ndryshime. Askush tjetër.

Madje, çdo amerikane i pyetur se me cilin President do të kishit dëshirë të pini një birrë, të gjithë përgjigjen Presidenti Trump. Asnjë president tjetër. Secili për të diskutuar hallet e veta, për ta lavdëruar, për ta fyer, për ta kritikuar e madje edhe për t’u munduar ta nënçmojnë. Por, vazhdon të mbetët i vetmi me të cilin kanë dëshirë ta pinë një birrë. Mendoj, se kjo vjen nga fakti se secili amerikane e gjen veten në reagimet njerëzore të Presidentit Trump. Nuk shohin taktika politike me axhenda të fshehura.

Në çdo anketë apo parashikim të mediave të majta, liberale apo të qendëres, mundohen të reflektojnë që Joe Biden është afër apo në epërsi. Por, tashmë botërisht, anketat kanë marrë fund. Në Amerikë dhe tek amerikanët anketat kanë dështuar aq shumë sa Gallup Internacioanl – si kompania më e besueshme e anketave në botë, është dorëzuar.

Sot, anketa më e mira është biseda direkte me njerëz, gjë që Trump dhe ekipi tij e bëjnë për mrekulli. Madje nuk duhet harruar edhe arma e tij më të fuqishme; zv. Presidenti Mike Pence. Personi më i mençuri deri tani në politiken amerikane dhe i vetmi person që askush nuk i ka gjetur asnjë gabim në jetën e tij, që nga dita kur ka lindur e deri me sot, ose ndoshta mund të jetë është aq i zgjuar sa që nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Lehtë mund të themi, Presidenti Trump do të rizgjidhet edhe një mandat këtë vjeshtë. Sipas profesorit të mirënjohur Helmut Norpoth, i cili i ka parashikuar 5 fitoret e fundit presidenciale në Amerikë, thotë se 91% është shansi e fitores sërish të Presidentit Donald Trump.