BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Tullumbacet e zeza, studentët dhe protestuesit rozë-blu

Tullumbacet e zeza, studentët dhe protestuesit rozë-blu

Opozitarizmi është shtrirë deri në familje. As atje nuk ka më paanshmëri pa le mes shtresave që bëjnë opozitën, të cilët si gjithnjë kërkojnë t’i japin tonin gjithçkaje që është anti, kundër, në sulm, kërkim, zgjidhje, shqetësim apo hall i grupeve të ndryshime të interesit në vendin tonë. Sofra e madhe, ajo e protestës studentore, është menuja e ditës, ku duket açik dora e zgjatur e PD-LSI. Do ishte mëkat në logjikën e tyre, nëse tërë kjo energji do ishte lënë të rridhte në shtratin e qetë e nuk do kanalizohej drejt mullirit të prishur që bluan miellin për pushtetin e radhës të padurimit të opozitës. Ka ditë që të rinjtë kanë bërë të heshtin shumë faktorë. Edhe zërat e analistëve që mendojnë se janë zotat fuqiplotë të komandimit të ndërgjegjes shoqërore, “a-ja” dhe “ zh-ja: e jetës, kanë rënë në surdinë, janë mpakur e lagur dhe mezi belbëzojnë. Më të fituarit janë televizionet tona që u ka dalë buka e ditës fare pranë, pothuaj nën hijen e godinave, nën dritare nga ku japin informacione të përminutshme, duke iu drejtuar individëve, qytetarëve që kanë ardhur nga Kukësi, Dukagjini dhe njëri që ka mbërritur nga Elbasani. 

I tërë opinioni shoqëror është mbërthyer pas lajmit me studentë. E natyrshme dhe nuk mund të ndodhte ndryshe për mesazhet që jep kjo protestë dhe përpjekjeve të ethshme që bëjnë partitë politike për të përfituar atë që për vite me radhë e kanë lutur dhe stimuluar me lëvizje të komanduara e të thirrura sipas regjisë dhe skenarëve që ato vetë kanë përgatitur. Edhe në këtë protestë të madhe studentore, liderët e opozitës nuk kanë heshtur. Ata kanë bërë thirrje për flakje të teserave dhe mandateve të deputetëve, zhveshje, veshje me kamuflazh, vetëm të pranohen nga të rinjtë që t’u prijnë duke marrë kreun e vendit. Dhe në pamjet groteske të lëvizjeve të tyre është krijuar i plotë skenari që ndjekin opozitarët, që nga zinxhirët në portat e godinave të fakulteteve deri tek flakadanët blu që kanë hedhur drejt mureve të Kryeministrisë. Të rreshtuar atje dhe në momente të veçanta, duke dashur deri në kapërcimin e kordonëve të policisë që siç tha një student, ne deshëm të rrethonim Kryeministrinë, “kështjellën” që përpiqen të marrin jo studentët, po ata që i nxisin për motive të tjera, po na provokoi policia. Pra ata sulmuan, deshën të rrethojnë godinën qeveritare, po i provokoi policia?! Konkluzion shumë inteligjent ky nga disa kompetentë, që vijnë nga larg e bërtasin. Ata që në të tilla protesta të ngjashme kanë bërë hatanë në “mbrojtje” të kështjellës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të gjithë nuk jemi me ato metoda, as me ato forma. I përbuzim. U qëndrojmë larg. Jemi kundër konfrontimit dhe larg dhunës. E dënojmë dhunën. Asnjë imitim nuk duhet të ngajë si dikur që nga afrimi me perimetrin e godinës hijerëndë e dimë të gjithë se si veproi ai që atë ditë ishte ministri i Brendshëm, Lulzimi dhe ish kryeministri Berisha. Larg nga ato ngjarje! Më mirë pa pushtet se me akte të tilla të forcës së kapërcyer e të tejkaluar ndaj qytetarëve tanë. Po çdo protestues duhet ta njohi ligjin. Të dijë të kërkojë të drejtat, po edhe masën deri ku mund të tolerohet. Institucionet janë të shenjta, jo si godina, po për atë që përfaqësojnë. Ato duhet së pari t’i mbrojnë vetë ata që protestojnë. Dhe më mirë se cilido, këtë duhet ta bëjnë vetë studentët tanë, që kanë ditë të tëra në sheshe dhe nuk kanë këputur një lule. Përkundrazi, në përfundim të protestës së ditës, para largimit i kanë pastruar vetë mjediset e ndotura. Të gjithë e pëlqejmë këtë akt dhe e vlerësojmë si një shprehje kulture.

Studentët tanë janë të mençur vetë, po duhet të dëgjojnë edhe këshillat që u vijnë nga ata që i mbështetin realisht pa hile, miqtë e shokët e tyre dhe të dallojnë se cili është në rol dhe kush me të vërtetën. Dhe nuk mund të thonë, jo dialogut, debatit. Zgjidhjet pa dialog janë vetëm vepër e atyre protestuesve rozë e blu, që në këtë protestën e ditës së 14 u shkrinë dhe u maskuan mes studentëve dhe morën në dorë një kauzë, që nuk u takon. A nuk e kuptojnë studentët tanë, se zërat që u frynë nga tërë anët nuk kanë hallet e tyre. Le t’i bëjnë vetëm një pyetje vetes: Ku janë sot studentë fëmijët e atyre që luftojnë për t’u vjedhur kauzën? Le të pyesin oratorët e opinionistët, ku janë fëmijët e tyre në cilat shtete, në cilat universitete? Le të kujtojnë përgjigjen e njërit prej tyre, i cili kur studenti që e pyeste këmbënguli për mos të mbetur guak i tha: -Në shkollë studion. Po në cilën shkollë këtë nuk e tha. Dhe të vijojnë me të gjithë ata që i miklojnë me fjalë e jo me shembull se ku studiojnë fëmijët e tyre në cilin shtet, në cilin kolegj, në cilin universitet? Protestuesit, rozë-blu mes studentëve të thjeshtë u erdhi edhe një tufë me tullumbace. Çuditërisht tufa e tullumbaceve nuk kishte ngjyrën rozë, të kuqe apo portokalli së paku ngjyrat e protestuesve kontrabandë mes studentëve dhe shijet e tyre edhe për ato ngjyra që i kanë të shpallura si simbol të flamurit të tyre. Jo, nuk kishte asnjë nga këto ngjyra. Ato ishin vetëm të zeza. Dhe simbolika e tyre, e cila ishte sjellë nga një zonjë, bashkëshorti i së cilës ka marrë në duar fatet e studentëve dhe është sot njeriu politik me fjalorin më të ndyrë e epitetet më të pazakonta, jashtë çdo logjike e mendimi të individëve që kanë marrë përsipër të bëjnë politikën e këtij vendi, njeriut që deri para qershorit 2017 ishte llogaritur si kreu i qeverisë së re, që do dilte nga zgjedhjet. Dhe gjetja e saj ishte vetëm një re e zezë, që mbërriti nga një zonjë që duhet të sillte së paku mes protestës simbolikën e partisë që udhëheq i shoqi. Në mos ngjyrat e shpresës dhe të ardhmes. Jo errësirën as pesimizmin. Se po të ishte për errësirë dhe pesimizëm, ata djem e vajza që janë fëmijët tanë nuk kishte përse të qëndronin atje në shi e akull, në kërkim të të drejtave të tyre. Po ja që ajo zonjë solli mbi kokat e rinisë tonë një re të zezë, sterr të zezë me idenë se do na injektonte të gjithëve dhimbjen se Shqipëria ka marrë fund, se këtu është shpallur zia kombëtare. Po pse kaq pa shpresë zonja Vasili, dhe si nënë, a nuk ta takon të përçosh mes të rinjve, jo zinë po gëzimin? A nuk do ishte më bukur nëse do dërgoje atje mes të rinjve tullumbacet e entuziazmit të shpresës, të ngjyrave të ylberit, të besimit, po një tufë laraskash të zeza për të ndjellë veç zi? Jo gjithnjë simbolikat kanë vlerë. Edhe kur do të bësh politikë. Dihet se asgjë në politikë, aq më tepër një bashkëshorte e liderit të LSI-së që për devizë ka dashurinë e qetësinë të shpjerë atje në mes të studentëve një fjongo të zezë, të cilën do t`ia vendosë Shqipërisë, pasi kjo mazhorancë e ky kryeministër, që bashkëshorti i saj e ka bërë tabelë qitje dhe ai kurrë nuk i ka kthyer përgjigje e kanë bërë këtë vend të jetojë në të zezë e duhet veshur vetëm në të zeza?

Ata që kanë bërë Shqipërinë ndër shekuj nuk kanë pranuar të vishen me të zeza edhe kur iu kanë vrarë djemtë e vajzat e tyre në luftërat për liri, kur u ka ardhur gjëma në derë. Edhe atëherë kanë thirrur: Të rrojë Shqipëria! Dhe ditët e mira paskëtaj vijnë. Tullumbacet e zeza të ardhura në protestë në realitet nuk flasin për Shqipërinë në zi, po për zinë që përjetojnë partitë që përfaqëson edhe kjo zonjë, të cilët e gjykojnë veten se janë ata sjellësit e lumturisë se pa ta në krye të vendit nuk ka asgjë tjetër veç zi dhe të gjitha ngjyrat janë zhdukur. Po jeta jonë nuk janë ato tullumbacet e zeza që një zonjë shpuri në mes të rinjve në protestë. Vetë studentët janë dashuruar me ngjyrat e shumta. Ata e përbuzin të zezën. Edhe vet simbolikën që përfaqëson e zeza. Dhe këtë simbolikë duhet të dimë ta lexojmë. Shqipëria kurrë në ka rënë në zi edhe atëherë kur ishte e pushtuar, jo sot kur është një vend i lirë dhe lufton për ardhmërinë e saj. Edhe protesta e studentëve është një ogur i mirë, një tufë me tullumbace shumëngjyrëshe që ndriçon rrugën tonë. Që ndriçon të ardhmen e rinisë sonë universitare. Dhe në këtë tufë tullumbacesh, që mbajnë në duar studentët tanë nuk ka asnjë vend për ngjyrën e zezë.