BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tundimi i kryeministrit

Tundimi i kryeministrit

U çanë e u ndanë ekranet ,për gjuhën e përdorur nga kryeministri në konferencën e Brukselit,pa pyetur për arsyen e zjarrëllëkut. Shkëndijat i kishte marrë nga emisioni, i Ylli Rakipit, ku, si papritur dhe kujtuar,analisti Cani ,për të shuar zjarrin e ndezur në studio, për incerenatorët e bërë tragjedi,hodhi si pas vakti, detajin e çizmes së parlamentit ,e cila i dha komplet skenës notat e komedisë .Parlamentarja si e zgjuar nga ndonjë ëndërr e bukur ,ndryshoi  menjëherë rol ,duke rrahur gjoksin se bëma e saj, kishte kaluar kufijtë e vendit dhe emisarë me goxha emër jashtë, i kishin rrahur shpatullat për guximin e treguar, ndaj një kryeministri,të cilit nuk kishte femër t'i dilte përpara ,jo më t'i sillej me çizme kokës .Vetë mbushja e qeverisë me gra,treguesi më i mirë i prepotencës, për të bërë ligjin. Ky ishte perifrazimi që mund t'i bëje ligjërimit të lideres në debatin në emision ,e cila ndihej edhe në faj sepse, kishte përdorur çizmen, kur këpuca mund të kishtë shënjestruar, në lule të ballit .Gjithsesi  rastet nuk ishin shuar, se ja thirri të dëgjojë është 7 Koriku dhe atëhere të gjejë frimë, ku të futet i Gjati.S'ishte vetëm çizmja, por edhe hipotetika e emisionit "Shock",ku analisti me filxhanin e fallxhores ,lexonte se iniciativa e kryeministrit, për të shtruar në "Këshillin e Evropës" çështjen e ish-presidentit të Kosovës, (i cili sipas tij ,padrejtësisht është i akuzuari i "Hagës",) kishte një kleçkë që kishte të bënte me lidhjet e fshehta ;Rama,Vucic,Thaçi ,për ndarrjen teritorjale të Kosovës .Këtë ia thoshte filxhani, duke harruar ekranin, i cili i flet gjithë botës ,dhe nuk mund të hedhësh e të presësh si një fallxhore ,duke e mbyllur  diskutimin me një fjalë goje ;E marr në mënyrë hipotetike. Është lehtë  të thuash ,por që tundon kryeministrin ,i cili edhe kur niset nga qëllime të mira ,i lexohen mbrapsht.Emisioni STV,hahej me qepë e me udhra ,se së paku s'mungonte sinqeriteti i parlamentarit petagog i cili, ende nuk kishte ndonjë objektiv të qartë, të protestës së thirrur më 7 Korrik ,por gjithësesi ,kishte ca pika si nëpër leksione, të cilat do t'i sistemonin në ditët në vijim,a thua se protestat janë auditore, ku mbahen shënime studentësh , e jo lëvizje që tronditin pushtetarët për qeverisje në shërbim të popullit.Tundohet kryeministri, si mos tundohet !?Mjedise mediatikë që të bëjnë me dhimbje koke ,nga analistë që hanë vetveten,aq të konsumuar janë ,jo më të presësh ndonjë dritë jeshile ,për një dëgjues të thjeshtë ,lere pastaj kryeministri ... Kaloi dy mandate me një opozitë ,copë_ copë ,por dhe i treti,si ka qiqrat e mbara .Secili më të vetën ,zoti për të gjithë .Si të mos mjaftonin dy vjet peligrinazh rrugve të Tiranës, aq sa edhe bulevardit "Dëshmorët e kombit "iu thyen brinjët ,por u dashka sërisht të mbytet nga thirrjet :"Kryeministri Ik"",qeveri e koruptuar ",dhe e gjithë kjo gurgule,përfundoi në dhënie mandatit të tretë qeverisë së kryeministrit. C'faj kanë pushtetarët ,e lënë në qeftenatë e tyre ,kur opozitarët kanë zgjedhur të mbushin  sheshet,me shpresën e turbullirave të rradhës !? Një kohë e vdekur kjo ,sepse liderit historik i kanë rrënë bateritë ,por gjithsesi është një kohë e shkuar më bosh ,sepse janë dhënë provat e dështimit të një gjuhe rrugësh .E, si mos tundohet kryeministri,kur e shikon se po i kalon mandati i tretë dhe ,në sprovë janë vënë vetëm policët .Dhe për ta, u tregua matkë kryeministri :Kordonin për mbarvajtjen e protestës e vargëzon me ferma .Me sa duket, e ka lexuar me pikë e presje romanin "Prrilli i thyer "të Kadarsë ,ku sipas "Kanunit të Lek Dukagjinit" ",gruaja është e paprekëshme .Mitingashët me kanunin në shpirt ,s'mund të guxojnë për të dhunuar ,policet vajza sepse do të shesin burrërinë, në mes të mexhelisit. E shumta që mund të bëjnë, të kthejnë në viktima xhamet e vitrinave ose ndonjë zullum nga ato, të fëmijve të inatosur ,për t'i hapur punë kryeministrit, për të bërë ndryshime në zërat e buxhetit të shtetit ,për t'ja lidhur kokën dëmeve ,por dhe për këtë, liderve, gjalpi në byrek u mbetet ,ajo që e pëson, është magjja e popullit, që do të gatuajë krundet ."Putinizmi" nuk ka brirë ,vecse putinët e këtushëm, kanë frikë si djalli nga temjani, nga" Spaku",të cilin edhe pse e përflasin, s'është ai i kohës së "lavjere bulevardi "horra bulevardi ",ku zjarrvënësi, ia hodhi lumit ,po iu futur gjëmb në këmbë .E si , mos tundohet kreyeministri ynë ,kur mandati i katër thirri të dëgjojë është ,dhe atij si mbetet tjetër, vecse zgjedhjet t'i fitojë, si folë e qesh, me një opozitë në "Lakrat e Cangonjit !? Janë cështje tundimi ,ndoshta edhe batutat pa triskë të hedhura ,sepse njerzve të rrugve ,s'u ka mbetur tjetër, të bëjnë tërkuzë ,duke hedhur e pritur rreth folkrorizmave që janë, për konsum bulevaresk,e jo foltore parlamentesh.Kur gjen shesh ,do të bësh përshesh ,s'është e thënë  veresije ,por ja, e dalë nga ca parlamentarë ,të cilët ngase, s'u ngreh kandari të përballen në foltoren e tij, zgjedhin sheshet .Mjaft ,o të uruar, se nga tundimi ,do ta detyroni kryeministrin të japë dorheqje (se i duhen edhe atij kundërshtarë,  në parlament  për të matur forcat ,jo t'ju lidhë pas batutave, rahur ujë në hava ,kur njerzit presin të zgjedhurit e tyre, t'ju zgjidhin ,e jo të bëjnë litar hallet )se me mitingjet tuaja u ngjirët ,po pushtetin , po e shihni me dylbi. Eh, s'di nga t’ia mbajë kryeministri ynë, i rrethuar nga mediokriteti Parlamentar i Tiranës, por edhe burokracia e Brukselit , që e ka bërë lëmsh para portës, integrimin evropian të Shqipërisë. Ç’mund të presë dhe Parlamenti Evropian ,vec intonacionit të ngritur të zërit, kur s’vë ujin në zjarr për shqiptarët!? .Me urtësi e butësi ,kanë mbetur në aneksin e Evropës, kur janë në kërthizën e saj. Nxirren lloj e lloj pretekstesh ,por më absurdi,  ai i vetos të Bullgarisë, po i bën shqiptarët, të lidhin kokën me shami ,nga se veshët i mbajnë nga integrimi Evropian,ëndrra e shpresa e vetme mbetur gjallë .Tundohet ! Thuani, a s'ka të drejtë, të tundohet kryeministri ynë ,kur pas gjithë atyre peripecive, pas një ëeekendi të gjatë ,lideri i opozitës i thirri mendjes dhe e futi në parlament ,i riu 8 vjeçari lider i dalë, si kofini pas të vjelit në krye të kastës së vjetër, i gremis rrugëve, sepse e shkelura në kallo, i ka dhënë aq dhimbja sa, ngaqë s'gjen derman, kërkon t'ja faturojë shesheve. Foltore që i takon shoqërisë civile për të ngritur kauzat ,por ja që lideri historik i zënë në hall, i vargoset njerëzve për t'ja zgjidhur , duke u hedhur e përdredhur se i digjet shpirti për popullin .Tundohet...Si mos tundohet kryeministri, me një opozitë që u vra së marri ,me e lagu se lagu, ka harruar misionin e  merret me vetveten ,duke e lënë të bëjë monologje me të tijët në Parlament, teatrime me një aktor, si njëherë e një kohë ,në vend të përballjes me të njëqind e dyzetët e zgjedhur!?