BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Opinion / Editorial

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë

Secili do të ishte mirë, ti shikon mirë veprimet veta dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Skemat e tij të uzurpimit, kapën edhe subjektin e dytë që ka funksionuar dhe funksionon nën direktivat e ish kryetarit që mbajti në dorë të hekurt tre dekada më radhë. Tani së paku në qeverisjen vendore kultura, vlerat dhe modeli i qeverisjes demokratike ka sjellë ndryshimet e duhura. Duhet së bashku si një aleancë e vlerave demokratike të përkujdesemi që keqqeverisja e atyre që kanë kapur pushtetin me pazaret politike të rëndoj sa më pak tek qytetarët. Në Shqipëri punëdhënësit e huaj i kanë trajtuar punëtorët shqiptarë si skllevër. E s’duhet të harrojmë se në fabrikat e këpucëve të kompanive italiane kanë vdekur punëtorë, vajza të reja, për shkak të mos sigurimit të kushteve të përshtatshme të punës, ose në kompanitë e tjera të kooperuara, kanë ndodhur herë pas here aksidente, si pasojë e mos zbatimit të rregullave të sigurimit teknik nga këto kompani. Janë trajtuar problemet dhe fajësitë por nuk është trajtuar një aspekt tjetër. U rrit rrogat stafit drejtues, bën shpenzime luksoze për administratën me zyra, automjete, aksesorë, pajisje zyrash,etj, e rrogat e elektricistëve nuk ua ka rritur, madje ka larguar dhe i largon nga puna ata që përpiqen të punojnë në kushte të papërshtatshme, duke mos ua siguruar madje asnjë pale pinca, mjete pune të domosdoshme. Kështu ka vepruar CEZ e te tjera kompani. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikë-bërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze.