BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Turi kollaj, por nesër "ndalimit nënë dhe baba" në shkolla, si do t’ia bëjmë?!

Turi kollaj, por nesër "ndalimit nënë dhe baba" në

Mbasi kanë dështuar në të gjitha reformat arsimore, mbasi këto tre dekada shkatërruan bazën edukative arsimore duke kthyer pikërisht shkollën në një "oborr" ku mësohet pak, edukohet akoma më pak dhe shoqëria ka respekt më pak - tani vjen dhe Turi, si modernitet që duhet të bëjë ndryshimin. Tanimë nuk ka mbetur i madh dhe i vogël, që për faqe të zezë, për turpin tonë kolektiv dhe shoqëror, nuk thonë: shkolla në diktaturë ka qenë e mirë. Po pra, megjithëse kishte ideologji, megjithëse kishte ushtarake dhe histori partie apo dhe organizata rinie! Por sërish të gjithë ose pothuaj të gjithë e kuptojnë se mësimi bëhej mësim. Sot, jo vetëm që nuk i kanë larguar organizatat e rinisë dhe organizimet e partive në të, në mënyrë të turpshme, por kanë rritur ndjenjën e dembelizmit, përfitimit arrogant dhe çedukimit masiv, duke mos respektuar as lëndën, as shkollën dhe as mësuesin. Kanë arritur kthimin e mësuesit në një levend të orës së mësimit, të dobët dhe një individ që merret me qetësinë e pa "qetësuar" kurrë në klasë e që përbën dhe një dobësi të një sistemi të kalbur prej dy-tre dekadash në Shqipëri në kohë tranzicioni! Ndërrimi i teksteve, kurrikulave pa zënë njëherë vend, shkollat private të "kripura" me kurrikulat e pakryera apo me pagat e parespektuara, momenti i daljes së universiteteve idiote të tilla dhe marrëzitë me korrupsionin në sistemin universitar shtetëror, janë pastaj një e keqe që prodhimin e saj, ka mësuesin dhe profesionistin e dobët, pa respekt për sistemin dhe shfrytëzues të tij. Imitimi i "Perëndimit dhe zhgrapjet" e metodave sa andej këtej, mos pasja respekt për atë bazë arsimore që është vendosur ndër kohëra: ka bërë dhe pështjellimin dhe anormalitetin e dikurshëm dhe të sotëm, për më shumë se dy dekada në Shqipëri! Si dikur PD dhe sot PD i kanë vënë shqelmin sistemit arsimor, nuk ka përfunduar një reformë dhe atë që e kanë bërë e kanë keq, por dhe kanë ulur nivelin si të arsimit para universitar dhe atij universitar në një bazen apo kënetë bretkosash në mënyrë tragjike! I fundit ose e fundit ministresh, që sigurisht e respektoj për origjinën e saj nga Kosova, është shembulli "par exelance" e mentalitetit të kryeministrit tonë, që nuk do t’ia dijë për trashëgimi dhe për vijimësi arsimore e kulturore. Ministresha e sotme, përveç thjeshtësisë në të folur dhe asaj në të veshur që padyshim duhet respektuar, ka mungesa të mëdha të njohurisë jo vetëm të standardes së të folurës shqip, por nuk di, nuk njeh (nuk ka faj) sistemin e edukimit dhe atë arsimor në Shqipëri. Kryeministri për këtë e ka zgjedhur, sepse do t’i bëjë rrafsh të gjitha trashëgimitë normale tonat, por ajo si ministre është "out" botës së arsimit dhe lartësive të jashtëzakonshme arsimore në Shqipëri. Nuk ka një trashëgimi të tillë dhe nuk ka as atë të mrekullueshmen në Kosovë. E para se nuk ka moshën dhe e dyta, sepse ministri i Arsimit duhet të jetë dhe të ketë kontribute arsimore dhe mësimdhënie apo pedagogjike në vite e vite në Shqipëri! Të mohosh kontributet dhe të urresh ato, do të thotë të japësh një ngarkesë të tillë një ministreje që thotë pastaj: U nxitët nga politika, nxënësve, pa shikuar apo pa marrë parasysh, nëse kanë të drejtë për atë që thonë apo kërkojnë! Prandaj që me këtë fjalë dhe këtë zakon të mësuar për faqe të zezë nga Rilindja, ajo për mua dhe për shumë të tjerë është out, jo vetëm nga sistemi arsimor, por tani po i bën keq atij. Nuk ke pse t’iu besosh të tillë "teknefelëve" dhe individëve pa kontribut (asnjë kontribut) në dikasterin që drejtojnë. Sepse sado i keq qëlloftë politikisht një person që ka kontribute, nuk do të bëjë gafa dhe marrëzi pa limit dhe të sulmojë me parimin "mbrojtja më e mirë është sulmi". Në fund të fundit, një me kontribute "të ha mishin, por kockën ta ruan"! Prandaj del dhe Turi në provime dhe teste. Marrëzitë që gjuhën dhe letërsinë duan nga narrativa ta kthejnë në përgjigje idiote pa zemër dhe tru brenda. Teste gjuhe dhe letërsie që ia kalojnë matematikës për nga përgjigje me rregulla jo fantazie narrative, në një moment ku mendimi i nxënësit duhet të ketë vetëm një rregull ose mendimin e lirë dhe kreativ në një hartim- ese! Por "hajde" se Turit do t’ia bëjmë si do t’ia bëjmë! Por Rilindja e kryeministrit dhe këta tipat që ai ka në majë dikasteresh, po mundohen të ndryshojnë ADN-në tonë, atë të mënyrës së drejtë të mësuar deri tani në disa kodekse morale dhe familjare. Këta kur i thonë park një diçkaje që mbushet me ujë kur bie shi dhe kur i thonë modernizëm rrëzimit (ose futjes nën beton) të trashëgimisë, mbase mund të na detyrojnë nesër nën shembullin e atyre jashtë të largojmë nga shkolla modelin e prindërve si nënë dhe baba. Absolutisht po, si propozimi i partisë së presidentit Macron i votuar nga Asambleja Kombëtare e Francës që largon si të vjetër dhe jo të përshtatshëm nga goja e mësuesve dhe shkollës "nënën dhe babain" sepse tashmë këtej e tutje në ndryshimet që ka pësuar shoqëria do të ketë "prindi 1 dhe prindi 2"! Por po në marrëzinë që po trondit botën dhe që ka filluar prej disa kohësh! Që shkolla shqiptare dhe mësuesit apo dhe nxënësit të mos thonë: babai dhe nëna, por "prindi 1 dhe prindi 2"! Sepse ky është moderniteti dhe kështu është koha duke i dhënë një goditje moralit dhe familjes duke larguar trashëgiminë dhe duke ç’moralizuar shkollën. E kjo do të na serviret për mirë dhe që duhet ndjekur! Njësoj si martesat gay "si një nga shtetet e para" Shqipëria në Europë. Sepse këta tipa e fillojnë me Turin me "alternativa" në mendimin kreativ të një eseje dhe pastaj sigurisht do të imitojnë Francën, e cila sigurisht jo e gjitha ka bërë një veprim të tillë, i cili mund të "implementohet" dhe te ne! Sepse ky është dhe "trendi" që ka dhe marrëzia e shkollës te ne! Ashtu sikundër po goditet familja me izolime koronavirusale nga idetë aspak konspirative, por haptas kundër lirisë dhe demokracisë. Ashtu sikundër po goditen të drejtat e njeriut me VKM dhe urdhrat apo dhe ligjet kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Nuk kanë nevojë për konspiracione të tilla marrëzi, sepse tani po shfaqen haptas në vendosjen e një rendi që nuk ka sistem referimi lirinë dhe familjen apo dhe të drejtën për të mbrojtur atë si nyja më e madhe lidhëse mes individit dhe shoqërisë! "Modernët" e grabitjes dhe shpërfytyrimit të lirisë, tashmë duan sundimin e tyre dhe me anën e shkatërrimiy të çdo shtylle të shtetit dhe demokracisë. Një nga këto shtylla është dhe arsimi apo më mirë të themi edukimi. E me Turin në varkë si ese dhe më vonë ndoshta me largimin e babait dhe nënës nga shkolla, duan t’ia arrijnë dhe teorisë së tyre të futjes së botës në një marrëzi "modernizmi" ku absolutisht merr fund morali, familja dhe degjenerohet shoqëria përfundimisht.