BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

Turizëm, Qofte, Sufllaqe dhe Plazh Privat

Turizëm, Qofte, Sufllaqe dhe Plazh Privat

Nuk ka fund çmënduria në këtë vend të lodhur dhe të masakruar prej politikave klienteliste. U zu rëra, brigjet me ndertime betoni, por nuk mjaftoi zumë dhe plazhet dhe me raste edhe detin. Filluan rrahjet me njeri tjetrin dhe shkuam deri te vrasjet per shezllonë. Nuk mjafoj, kemi filluar te rrahim dhe turistet. O zot kur do përfundojë kjo çmënduri.

Në emer të zhvillimit të një turizmi konkurues në rajon, i ndrojmë strategjitë sa herë nderojmë  ministrat. Por çfarë po ndryshojmë? Çfarë roli rregullues po luan ministria e turizmit? Pse duhet të japim plazhet te privati? Çfarë përfiton shteti? Çfarë përfiton pushuesi? Kush i bën këto llogari në këtë garë të çmëndur ku edhe qofteritë që kanë plazh përpara marrin leje për të zënë hapsirat publike. Kemi një pushtet vendor të paaftë që të mbajë pastër plazhin dhe o burra ja japim privatit! Shikojmë në kronika kryeministrin, ministra duke mbledhur plehra! Sa herë i kemi parë në vite por prapë i njëjti skenar por me aktorë të ndryshëm. E kemi më të pastër tani! I japim për të mbledh ca lekë Bashkia! Pse e kemi me infrastukturë më të mirë! E japim që të ketë kushte komode pushuesi! Pse e kemi me të mirë! Çmimet e shezlloneve na dalin ne ëndër, të mos flasim për dhimbjen e kokës që të jep muzika që të bie në kokë më keq se rrezet e diellit përvëlues. Apo detin që na është kthyer në banjo publike nga mungesa e tualeteve. Justifikohet me hotelet që me lejet skandaloze kanë zënë një pjesë të mirë të plazhit dhe spo mjaftohen por duhet të nxjerrin lekë dhe nga bregu i detit…

Janë shtuar plazhet publike thotë M I R E L A! Çfarë gënjeshtre. Kanë lënë disa rripa mbushur me plehra nga privati në krah dhe pa asnjë shërbim. Të mos flasim që plazhet më të bukura janë të zëna plotësisht. Çfarë turpi. Nuk po spekulloj por kjo vjen era klientelizëm dhe korrupsion. Klientelizëm për pronarët pushtues, që kanë influencë. Korrupsion për qindra qofteri dhe kafene që paguajnë nën dorë zyrtarët që kanë marrë detyrën e zotit për të ndarë plaçkën.

Shikoni në Spanjë, kilometra të tëra me plazhe publike. Edhe hotelet në vijën e parë shezllonët dhe çadrat i mbajnë brenda territorit të tyre. Nuk guxon kush të zerë bregun e detit. Kush do të jetë në breg të detit, jua siguron pushuesve ti marrin vetë në dorë dhe ti vendosin ku të duan sipas qejfit, në një plazh tërësisht publik. Të jeni të sigurt që nuk do të ndodh qameti, përkundrazi do të kemi një plazh më të menaxhueshëm për të garantuar pastërtinë dhe jo parcela parcela ku plehrat ja hedhin njëri tjetrit.

Le ta krahasojmë me moratoriumin e gjuetisë. U bë zhurmë e madhe për qeflinjtë e gjuetisë por ama sot efektet janë të jashtëzakonshme për natyrën.

M i r e l a! Nuk behet me komisione kjo punë! E njëjta gjë të bëhet dhe me plazhet. Le të edukohen pushuesit që përtojnë të ngulin një çadër. Le të rrinë keta në pishina por të mos penalizohet qytetari që mbi buxhetin e tij të kursyer ti shtosh edhe taksën vrastare të plazheve private. Le të mbajë dhe të kujdeset qeveria dhe bashkia mjedisin pastër. Merrni një vendim dhe kthejani qytetarit dhe do shihni se ashtu si shpendët dhe kafshët u shtuan po ashtu edhe bregdetit do i shtohen pushuesit. Dhe jo pushues që përtojnë të ngulin vetë një çadër por pushues të shumtë që do të gëzojnë lirinë që jep kjo pasuri e përbashkët.