Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Turizmi është rritur,po pensionet përse nuk janë ngritur?!

Postuar: 09/09/2018 - 07:42

Shpeshedhe në vazhdimësi dëgjojmë me kënaqësi nga qeveria, kryeministriRama,ministri Turizmit edhe Mjedisit si edhe nga ministri i Financave se turizmi këtë vit ka pësuar rritje të konsiderueshme dhe një bum të vërtetë që do të shoqërohet me rritje tëtë ardhurave financiare në buxhetin e shtetit.Vetë kryeministri Rama deklaroi para disa ditësh nga qyteti bregdetar i Vlorës se gjatë muajit Gusht,turizmi është rritur me afro 27% në krahasim me të njejtën periudhë,se është rritur numri ituristëve për vizita në vendin tonë e që deri në fund të vitit kjo shifër do të arrijë 6milionë turistë të huaj.Dhe padyshim që ky është një sukses qëidedikohet punës dhe përkushtimit dhe impenjimit të qeverisë në kërkim,zbulimin edhe menaxhimin e politikave të drejta e dobiprurëse për turizmin.

Duke u pozicionuar dhe gjykuar për pak çastenë një financier edhe nganjë llogari e thjeshtë gjithnjësipas deklaratave të qeveritarëve,turizmi i mbarë këtë vit mund të sjellë fitime të pastra për arkën e shtetit e që mund të arrijnë rreth 2 miliardë e ndoshta edhe më tepër,pasi kemi disa lloje turizmi si turizëm bregdetar,malor, liqenor,turizëm historik, kulturor, fetar,etnografik etj.,e që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme financiare pothuajse gjatë gjithë vitit. Por ndonëse turizmi ka ecur goxha, pensionet kanë ngelur në vend, ku deri tani kanë patur rritje minimale osepothuajse fare. Mediat e përditshme njoftuan se qeveria ka vënë në dispozicion 3 miliardë lekë për shpërblimin e pensionistëve me 5000lekë.Interesiipensionistëve është që të ngrihen pensionet pasi ata ballafaqohen me një sërë problematikash serioze sikundërjanë rritja e çmimevenga dita në ditë,shumica e tyre që kanë kaluar moshën mbi 70 vjeç vuajnë nga disa diagnoza sëmundjesh, ku jo të gjitha ilaçet rimbursohen, pa përmendur këtu problemet dhe shqetësimet orale, të cilat janë të gjitha të parimbursueshme e tepër të shtrenjta për xhepat e shkundur e të boshatisur të pensionistëve hallexhinj e krejt të lënë në harresë e shpërfillje totale nga të gjitha qeveritë që kanë qeverisur për afro tre dekada, qofshin këto të majta apo të djathta. Është paradoksale edhe një absurditet i madh të trajtosh aq keq këtë shtresë të nderuar të shoqërisë, të cilët kanë derdhur mundin dhe djersën, kanë lënë kockat në ndërtimin dhe funksionimin e një sërë veprash industriale e madhore sikundër edhe hidrocentralet, TEC-et prej të cilave ndriçohemi edhe sot, punojnë furrat e bukës, masonët, industria e minierave, industria e firmave të huaja, po kështu me mundin dhe djersën e tyre janë ngritur vepra jo pak të rëndësishme si metalurgji në qytetin e Elbasanit, kombinati i autotraktorëve në Tiranë, disa makineri për përpunimin e naftës si ajo e Kuçovës, Cërrikut dhe Ballshit e Fierit. Gjithashtu, firmën dhe vulën e tyre mbajnë plantacionet e vreshtave, agrumeve dhe ullishtave, bonifikimet dhe tërë sistemi ujitës dhe modern, padiskutim që pensionistët meritojnë më shumë dhe më tepër trajtim edhe përkujdesje financiare. Ata nuk janë çiliminj që të gënjehen me një grusht karamele siç po bën qeveria, duke u dhënë në fund të vitit një shpërblim prej 5000 lekësh, të cilin ata e shpenzojnë sa të hapësh e të mbyllësh sytë, pasi ata përballen me një sërë problematikash social ekonomike, çuditërisht dhe paradoksalisht nuk shohim asnjë forcë opozitare që të rreshtohet në anën e tyre dhe të propozojë për ngritjen e pensionit të tyre. Nuk e teproj aspak të them se për ta ka një shpërfillje edhe ç’kujdesje patologjike nga pothuajse të gjitha subjektet politike. Mazhoranca aktuale ndonëse votohet pothuajse masivisht nga pensionistët nuk po e justifikon aspak qëndrimin e saj ndaj tyre, ndonëse ka mjaft mundësi financiare që të rishikojë pa pritshmëri ngritjen e pensioneve pasi përderisa turizmi sidomos këtë vit po gjeneron fitime kolosale, qeveria duhet ta vlerësojë këtë mundësi dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi të artë financiare dhe kur themi ta shfrytëzojë mirë, jo duke i ngritur pensionet me 2% apo 2.8%, por mbi 5%. Në të kundërtën, qeveria bën talljen dhe shpërfilljen e rradhës, duke i zhgënjyer tejskajshmërisht pensionistët dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë shumë rezerva në dhënien e votës ndaj kësaj mazhorance, pasi që të të dua duhet me patjetër që të më duash, ndryshe të bëj lanet edhe siklet, prandaj si konkluzion kemi shumë të drejtë të themi, përderisa turizmi është rritur, edhe pensionet duhen ngritur!

Nga Pali NITO

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 07:24

Askush nuk e ka menduar që pas afro 20 viteve në liri dhe mbi 10 viteve të njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës (17 shkurt 2008), do të ketë nevojë për protestë mbarëpopullore për mbrojtjen e shtetit nga invazi

Postuar: 26/09/2018 - 07:22

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 26/09/2018 - 07:20

Zonja Arta Marku, që ditën e parë të zgjedhjes së saj u ndesh me një luftë të paprecedentë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:28

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial.

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit

Postuar: 25/09/2018 - 07:24

“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.