Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Turmat trullosen më lehtë me gënjeshtra të mëdha se me gënjeshtra të vogla

Postuar: 15/06/2019 - 07:15

Ka një dallim esencial midis protestave qytetare, lëvizjeve popullore nga protestat e turmave, të cilat përbëhen nga një grupim i caktuar njerëzish të eksituar që kërkojnë

dhunë, konflikt, kërkojnë me çdo kusht t`u plotësohen kërkesat e listuara nga qeveria në detyrë. Protestat popullore janë një grupim shumë më i gjerë i njerëzve me interesa të përbashkëta, pavarësisht bindjeve politike, përbërjes shoqërore, komunitetit ku punojnë e banojnë, pavarësisht moshës, gjinisë profesionit dhe bindjeve politike. Pra protesta qytetare, popullore është një përfshirje e gjerë kundër një padrejtësie, kundër një vendimmarrjeje, që bie ndesh apo dëmton shoqërinë, interesat publike dhe njerëzore. Në këtë grupim të organizuar janë bashkuar në një front të përbashkët qytetarë dhe demonstrojnë në forma demokratike duke sensibilizuar shoqërinë, por edhe ligjvënësit, ligjzbatuesit se duhet të ndryshojë diçka që nuk funksionon siç duhet. Kështu ka ndodhur vazhdimisht dhe është e thjeshtë fare, është demokratike të kërkosh të drejtën nëpër rrugë, në sheshe, në mjedise të tjera, pa ushtruar dhunë, kërcënim, pa përdorur fuqinë fizike për një të drejtë legjitime. Dhuna e ushtruar nga kushdo tregon pamundësinë tënde morale, shoqërore, ligjore, kushtetuese duke shkatërruar, duke i prishur lirinë tjetrit, duke krijuar një imazh fyes me mënyrën e sjelljes dhe mungesë kulture demokratike. Një shembull të tillë në këto vite demokracie kemi parë studentët e Universitetit të Tiranës, por edhe të disa universiteteve të tjera në rrethe, të cilët pasqyruan modelin se si duhet protestuar për të patur drejtësi, barazi dhe ligj aktiv e veprues në një institucion arsimor, në një mjedis ku të rinjtë shprehën vullnetin e tyre të lirë si drita e diellit. Ndryshe ndodh kur turma të irrituara, të eksituar dhe drejtuara për dhunë, kthehen në një instrument në dorën e njerëzve që kanë interesa të ngushta, që nuk ngjajnë aspak me protestat popullore të qytetëruara.

Turmat janë grupime njerëzish, një formacion politik me prirje drejt prishjes së rendit publik, por që duan të identifikohen si shumicë, si një komunitet i gjerë, si një grupim që kërkon të mbrojë kushtetutën, shtetin, ligjin me të gjitha mënyrat e mundshme. Në krye të turmave organizatorët e protestave kanë vendosur elementë me karakter të dobët intelektual, kanë ngarkuar me përgjegjësi për mbarëvajtjen e protestës njerëz të kompromentuar, të tjerë që janë goditur nga strukturat e shtetit ose partisë dhe kësisoj janë kthyer në kamikazë për t’i shërbyer liderëve politikë, të cilët kontrollojnë nga afër ose në distancë për mënyrën se si i kryejnë funksionet dhe përgjegjësitë e tyre. Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se në krye të turmave janë vënë njerëz që e kanë një hall. Liderët rrinë në hije dhe bëjnë rolin e suflerit, duke e përdorur këtë kontigjent si mish për top. Ky fragment është i dukshëm dhe e kupton kushdo detyrën e njerëzve që janë të pafajshëm, por të kapur keq nga politika e ditës. Protesta e 2 qershorit e opozitës së bashkuar të drejtuar nga Luli, por pa pjesëmarrjen e zonjës Kryemadhi, tregoi se nuk ishin të gjithë pjesëmarrësit që hodhën gurë, fishekzjarre drejt forcave të rendit. Ishin disa që drejtonin turmën në krye të atij grupimi që ushtruan dhunë ndaj kordonit të policisë për të irrituar e konfrontuar me uniformat blu, në mënyrë që këta të humbnin durimin e pastaj politika të turfullonte sikur policia ushtron dhunë me njerëzit e pafajshëm. Protestuesit që i dërrmuan me gurë e sende të forta uniformat blu, ishin ca njerëz të eksituar, të përdorur enkas për të krijuar frontin e sulmit kundër policisë së shtetit. Dhe përse e gjuanin policinë këta njerëz? Vetëm për ti parë shefat e tyre, organizatorët se kamikazët ishin në punë dhe se skenari po realizohej sipas kërkesave të detajuara më parë nga instruktorët dhe menaxherët e rrumpallës.

Kjo është e vërteta dhe s`e luan as topi. Vetëm një javë më parë po këta njerëz ishin në daljen tyre të radhës në rrugët e Tiranës për t`u ekspozuar në sy të mediave ndërkombëtare, për t`u thënë atyre se ne dimë të tubojmë, dimë të protestojmë. Të frikuar nga SHBA dhe BE, e finalizuan betejën e radhës paqësisht. Që do të thotë se turma këtë herë nuk preku asnjë fije bari, nuk kërcënoi institucionet e shtetit dhe qeverinë Rama. Duket se aktorëve të parë të turmës, dhuna nuk u ka interesuar. Pritën një javë, protestën pasardhëse që t`u plotësoheshin kërkesat ekonomike, financiare. Ata nuk i kontrollon më Basha, as Mona, sepse kërkesat e tyre janë kamikaze dhe janë gati të përballen, duke sakrifikuar çdo gjë, pa i vënë fare rreth kokës.

Turmat kanë mision specifik dhe nga ata nuk pret të bëhet ndonjë gjë ndryshe. Ata nuk i duan daljet publike paqësore, të qeta, nuk pranojnë të veprojnë me kulturë qytetare, sepse kështu dalin jashtë natyrës së tyre. U qëndrojnë besnikë qëndrimeve dhe formimit të tyre njerëzor dhe e kanë shumë të vështirë të kërkojnë të drejtat legjitime siç e kërkon një demokraci funksionale dhe aktive në shoqëritë perëndimore. Si mund të sillen ndryshe turmat që frymëzohen nga ca palo politikanë, nga ca opinionistë të natyralizuar këmbë e kokë me partitë që kanë për zemër. Dalin në mjedise publike dhe thërrasin me siguri të plotë se Edi Rama nuk rrëzohet dot pa dhunë. Në këto tridhjetë vjet pluralizëm në tranzicion asnjë politikanë i të gjithë krahëve të politikës shqiptare, por edhe ndërkombëtar, nuk ka thënë se Sali Berisha duhet të rrëzohet nga politika me plumb. Askush nuk ka guxuar. Gazetarë, opinionistë, analistë, apo dhe skutha të tjerë, nuk kanë mundur të shfaqin mendimin e tyre kaq hapur. Qeveria Berisha ka bërë histori të dhimbshme dhe shqiptarët nuk e harrojnë. Ndërsa sot kur demokracia ka hedhur hapa në drejtimin e duhur shumëkush ngre dorën kundër shtetit, bënë thirrje për luftë dhe kjo situatë merret si normale. E tillë nuk mund të quhet kurrë. Dhe vazhdon heshtja në drejtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Pse nuk e ngrinin zërin këta analistë, opinionistë, gazetarë, komentatorë, këta intelektualë elitarë, që krekosen nëpër studio televizionesh, të buzëqeshur vesh më vesh, i shkelin syrin Berishës, të vetëve, udhëheqësi i tyre shpirtëror mbetet hero i kohës së tranzicionit demokratik në këtë vend. Ndërkohë këtij komuniteti pasionant, preferencial i shkon për shtat shprehja brilante e Adolf Hitler, i cili ka thënë: Turmat trullosen më lehtë me gënjeshtra të mëdha se sa me gënjeshtra të vogla.

Nga Sokrat NDREÇKA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:20

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa ambasadorëve të huaj për të hetuar e vendosur drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazhdimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër.

Postuar: 23/07/2019 - 07:18

Pasi u dergj rrugëve, mbushi burgjet me huliganët, shkatërroi dhe u shkatërrua vetë, opozita na q

Postuar: 23/07/2019 - 07:16

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedhje të trefishta në 13 tetor është njëherësh edhe para

Postuar: 23/07/2019 - 07:15

Isha i sigurt që Lulzim Basha do të shpikte një marrëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit

Postuar: 21/07/2019 - 07:48

Prej javësh qëndroj orëve të pasditeve në fshat.

Postuar: 21/07/2019 - 07:36

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë reale në tërë mjediset

Postuar: 21/07/2019 - 07:35

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA-ve) kumtoi vlerësimin dhe mbështe