BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Turpi më i madh, do t’i ngelej këtij shekulli, nëse shqiptarët nuk do të bashkoheshin

Turpi më i madh, do t’i ngelej këtij shekulli, nëse

Një ndër principet e çdo populli të botës është jo vetëm vazhdimësia, qëndrueshmëria dhe ekzistenca e vet etnike, që tregojnë njëkohësisht dhe identitetin e vet kombëtar, por dhe të qënurit të lirë e të pavarur, pavarësisht regjimit politik që ky apo ai popull ka përjetuar e përjeton në etapa të caktuara historike të zhvillimit. Unë mendoj se sot për sot, në Europën moderne, e cila po tregohet aq shumë reaksionare, nuk mund te gjesh një popull të ndarë në dy pjesë shekullore, sikurse është kombi shqiptar. Kur shprehem për kombin, kam parasysh parimin e territorit të tij të shtrirë në një hapësirë territoriale të caktuar, që e lidh një gjuhë dhe një kulturë në vazhdimësi historike dhe që dallohet nga të tjerët në elementë të veçantë, të cilët përcaktojnë identitetin e tij. Sikurse nuk mund të gjendet popull tjetër sikurse është populli shqiptar i përgjysmuar nëpërmjet kolonializmit serb, i cili e shtriu sundimin e tij me masat më drastike me vrasje, djegie, përdhunime, shfarosje e deri në shpërngulje me anë të dhunës së ushtruar në mënyrë të pandalshme. Sulmi me furi shfarosës, ndaj shqiptarëve dardanë, nga kolonializmi që i bëri Serbia shoviniste, tragjeditë dhe dramat që pësoi ky popull, kanë qenë aq të mëdha sa vështirë të gjesh popull në Europë që t’i ketë përjetuar. Këto sulme kanë qenë të shoqëruara mbi bazën e një mentaliteti dhe doktrine të caktuar. Me qindra e qindra tonelata letër janë harxhuar nga shovenët serbë, për të organizuar aktive, konferenca, kumtesa shkencore duke mobilizuar profesorë, akademikë, shkrimtarë, artistë, historianë, politikanë, priftërinj me veladonët e zinj e më të zinj se shpirti i tyre që luteshin dhe mallkonin shqiptarët e deri te dreqi së bashku me të birin për të “vërtetuar” “shkencërisht” se “Nashu Kosovu” është e Serbisë së vjetër. Bazë teorike dhe platformë e shfarosjes sidomos në shek. XX-të ka qenë mendimi i V.Çubrilioviçit, një prej antishqiptarëve më të mëdhenj që Titua e kishte në udhëheqjen e vet gjatë socializmit të tij specifik e që sundonte mbi kurrizin e disa popujve të Ballkanit. Por e gjithë historia e përbotshme ka treguar e na tregon se dy rrugë ka për popujt: Ata o do e pranojnë pushtimin dhe shtypjen nacionale, shtypje kjo e cila i çon drejt asimilimit... ose do të luftojnë për liri e pavarësi për të siguruar ekzistencën e vet si popull e si komb. Por në situata të tilla edhe fuqitë e mëdha, të cilat janë në prapaskenë kanë rolin e tyre. Ato herë fërkojnë duart nga gëzimi kur bëhen pjestarë në kopenë e ujqërve për të zhvatur ndonjë pjesë dhe herë bëjnë sikur zemërohen dhe kërkojnë të bëjnë pazare mbi kurrizin e popujve. Kjo luhatje e tyre nuk është aspak një lajthitje e rastit, por shprehje e interesave të caktuara, të cilat shkojnë deri në atë pikë, sa që këto fuqi, janë të gatshme që në prapaskenë dhe mbas shpinës së popujve që kanë luftuar e luftojnë të thurin intriga të reja të karakterit konjektural me qëllim që të kënaqin orekset e shovinistëve, në rastin konkret të Serbisë ultranacionaliste dhe shoviniste. Në luftën për çlirim që bëri populli i Kosovës dhe UÇK-ja; Europa në etapën e parë sëbashku me disa lidera “pacifistë” të Kosovës (I.Rugova) dhe agjentë të UDB-se (S.Berisha)etj, dolën kundra kësaj lufte, madje i akuzonin luftëtarët e UÇK-së se ishin komunistë dhe të indoktrinuar nga ideologjia enveriane. Aq shumë i trembte ideologjia e Enverit këta sahanlëpirës të çorbës serbe, saqë ishin të gatshëm të sakrifikonin dhe Kosovën. Është e kuptueshme sepse kjo bëhej jo pa qëllim. Synimi ishte ulja e valës revolucionare dhe tulatja e shpirtit luftarak për të fituar lirinë dhe Pavarësinë dhe në këtë mënyrë do të na “ruhej paqja në Ballkan” teksa zjarri qëndronte përherë mbi kurriz të popullsisë shqiptare të Dardanisë. Ja dhe lufta përfundimisht u fitua nga bijë e popullit çlirimtar!Ushtarët e forcave shumëkombëshe rendën me shpejtësi dhe në vend të shkonin e të mbanin nën kontroll makinën e luftës serbe, u ulën këmbë kryq në Kosovë. Po pse kjo si është e mundur? Kush duhej bërë zap okupatorët apo çlirimtarët?! Dhe Europa e gjeti zgjidhjen. Ajo u vendos për paqe në nje truall, i cili nuk kërcënonte me luftë, por që donte paqen, lirinë dhe pavarësinë e vet. Po pse këto trupa, nuk u vendosën në Serbi (ashtu sikurse bënë aleatët e mëdhenj që u vendosën në Gjermaninë e Hitlerit në maj të vitit 1945)? Sepse mbas Serbisë qëndron Rusia, aleatja më e madhe imperialiste e saj pra e Serbisë, e cila i rri në shpinë gjithë Europës. Dhe Europa e ka frikë Rusinë. Ajo e ka këshilluar Serbinë të mos të futet në NATO, mbase as dhe në BE, sepse Rusia nëpërmjet Serbisë do që të sigurojë influencën e vet në gjithë Ballkanin. Fantazitë e një nate vere të Ramës “për Ballkanin e hapur” ia u mbylli Merkeli sikurse dhe krijimin e një tregu të përbashkët ballkanik. Si nuk e kupton se propozimi i Vuçiçit dhe që Rama tashmë është në një mendje me të, pra me mikun e tij që do t’i mësonte dhe basketbollin, ngjan si dy pika uji me unifikimin që kërkonin të bënin ekonomistët jugosllavë të “vetadministrimit”me ekonominë shqiptare në vitin 1945-46? Po a mund të unifikohet ekonomia e një vendi që ka një nivel të caktuar me ekonominë e një vendi tjetër? Kur shprehem kështu e kam fjalën për citimin e Vuçiçit, i cili tha se... se popujt tanë janë shumë të vegjël e për këtë na duhet bashkëpunimi ekonomik... e teksa më tej ai foli për një treg unik që do të vijë përmes njehsimit të sistemeve në Shqipëri, Maqedoni e Serbi për të thithur investitorët..... Të mos e kuptojë Rama kaq gjë se në këtë rast, fiton Serbia dhe se ajo do të jetë diktuesja e tregut të përbashkët ballkanik? Por nëse realizohet kjo a nuk qëndron mbas saj Rusia? Ja përse Europa nuk është dakord, ajo nuk e do as direkt, por as dhe indirekt praninë ruse, sepse Europa është si puna e qenit që atje ku ngre këmbën e përmjerr, do të thotë se deri këtu janë sarajet e mia. Merkel këshilloi Ramën dhe jo Vuçiçin sepse ajo e di mirë se e kanë privilegjuar Serbinë duke mos e bashkuar atë me Shqipërinë. Në këtë rast nuk është dhe aq shumë faji i Europës, sepse kurvëllëqet e saj mbi kurrizin e shqiptareve, janë njohur me kohë që nga Kongresi i Berlinit, ai i Londrës, ai i Parisit dhe më vonë i fundit në Rambuje, pa folur këtu për marrëzitë e saj që i merr komandantët çlirimtare shqiptarët e Dardanisë në gjyqin e “Hagëalesë”. Por faji është dhe vetë i shqiptarëve i politikës tonë servile që shesin dhe nderin e dinjitetin e tyre e që nuk kanë jo vetëm trimëri, por as dhe kurajo dhe dinjitet kombëtar. Cili popull pyet dhe i merr leje të huajve apo dhe vetë armiqve se a mundet ta fillojnë luftën për çlirim? Kur ne nuk marrim leje për luftën që shkojmë dhe e dimë se do na bien për atdhe bijtë tanë, përse u dashka marrë leje për t’u bashkuar me njëri-tjetrin vëlla me vëlla? Cila është arsyeja që e tremb zuskën plakë që kombi shqiptar të mos jetë i bashkuar? A e shikon ti Europa qorre se dhe nëpërmjet “reciprocitetit” Serbia dhe Vuçiçi, i cili do të mësojë të luajë basket nga Rama, qan me bujë e me kujë dhe bën fëmijën e përkëdhelur?! Dhe ajo ka hak që bën ashtu, sepse jeni ju europianë bashkë me bythëpërdredhurit e politikës tonë që e kokolisni, që i luteni të mos qajë, që e kini xhan e shpirt, madje dhe i premtoni të pushojë, se Kosovën me Shqipërinë nuk do e bashkojnë. E ç’na u dashka ne me fjalimet patetike nëpër Kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës, e ç’na u dashka të bashkohemi me Europën kur ne si komb nuk jemi të bashkuar, e ç’na u dashkan libra mbi rëndësinë e çështjes kombëtare të mbushur plot dhe me qarje e ankesa... kur dhe brenda për brenda nuk gjen një organizëm, një shoqatë apo çfarëdo emri le të marrë... që të vihet në ballë të një referendumi mbarë popullor pse jo dhe një lëvizje të gjerë e masive për t’u bashkuar paqësisht? Europa dhe zuzarët e saj madje dhe vetë Amerika le ta marrin vesh se ne... duan apo s’duan ata, bashkimi është një e drejtë jo vetëm e popujve, e drejtë kjo që e kanë hartuar vulosur dhe firmosur vetë, por dhe një detyrë e popujve kur shprehin dëshirën e tyre për unifikim. Turpi më i madh do t’i ngelej këtij shekulli nëse shqiptarët nuk do të bashkoheshin! Po kush duhet ta bëjë? Mos vallë presin firmën e Serbisë? Apo do i qahemi përjetësisht Europës dhe Amerikës?! Në djall të dyja nëse janë ato që na pengojnë në djall dhe tanët nëse lëpinë prapanicën europiane për këtë çështje kaq madhore dhe dinjitoze për një komb!