BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Turpi, që klasa politike na solli nga Brukseli

Turpi, që klasa politike na solli nga Brukseli

Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Bruksel me shqiptarët askush nuk e kishte llogaritur. Edhe pse për shumëkënd në këtë kontinentin plak pyetja nëse, “shqiptarët janë të aftë të vetëqeverisen?”, po merr gjithnjë e më tepër përgjigje negative: Jo, nuk kanë aftësi. Ata gjithnjë e më tepër janë vënë nën hyqmin e miqve ndërkombëtarë, veçanërisht të amerikanëve.

Çfarë ndodhi në Bruksel nuk e prisnin as vetë shqiptarët e stërlodhur nga një varfëri që e ka përfshirë aq shumë këtë vend me shumë pasuri, sa ka edhe uranium. Ka gjithçka në këto 28 mijë kilometra tokë. E çuditshme është se ka mbi krye sundimin e varfërisë. Në Bruksel, askujt nuk i shkonte mendja se do të kishte shqiptarë që do të niseshin nga Tirana, me paratë e taksapaguesve më të varfër të Evropës, do të talleshin me Shqipërinë dhe me ato para do të shtroheshin edhe në një prej mensave më luksoze të kryeqytetit evropian. Pa ua ndjerë hiç për mënyrën si u tallën me vendin e tyre. Ata çuditën evropianët jo pse u tallën me vendin e tyre, këtë e kanë parë shpesh ata, po pse bënë gjithë atë rrugë nga Tirana në Bruksel për t’u tallur me Shqipërinë, kur këtë mund ta bënin në Tiranë. Sepse në Tiranë mund t’ua bënin të qartë edhe shqiptarëve se deputeti Taulant Balla nuk e meritonte më të ishte bashkëdrejtuesi i komisionit të përbashkët BE – Shqipëri. Evropianët mbetën të çuditur, kur panë shqiptarë që kishin bërë mijëra kilometra, thjesht për të sabotuar një takim nga i cili përfituesit e vetëm do të ishin shqiptarët.

Evropianët, duke i njohur mirë vuajtjet e shqiptarëve, nuk ua vunë veshin birbove të politikës albaneze, po miratuan deklaratën përfundimtare të komitetit të Stabilizim – Asocimit BE – Shqipëri. Bile, bash në kohën, kur birbot shqiptarë ishin shtruar nën një nga mensat luksoze të Brukselit duke pirë, pasi ishin tallur aq rëndë me shqiptarët. Pinin me paratë e taksapaguesve që po varfërohen nga dita në ditë. Po ata e dinë mirë, se prej 28 vitesh nuk i kanë dhënë kujt llogari edhe pse e kanë plaçkitur në mënyrën më të përbindshme këtë vend duke e varfëruar në ekstrem, gjë që i ka detyruar shqiptarët e shkretë t’ia mbathin me të katra sa më larg këtyre monstrave që vetëm të lëshojnë karrigen nuk dinë. Bile është kjo arsyeja që sot shqiptarët këtë klasë politike e mbiquajnë hale-klasë politike.

Ndoshta çfarë ndodhi dje në Bruksel nuk do të ndikojë shumë në vendimmarrjen e tij vitin e ardhshëm. Po një gjë është e sigurt. Dje çuditëm Brukselin, ndërsa klasa jonë politike e zhytur në një llum nga e ka të vështirë të dalë nuk mund të arrijë të pastrohet ndonjëherë. Ndërsa ne shqiptarëve duhet të na mbushet njëherë e mirë mendja se, largimi i saj nga skena është një detyrë imediate, që mund të na shpëtojë ne dhe brezat e ardhshëm nga lukunia e maskarenjve që sot janë bërë mbisundues në këtë vend të mbytur në varfëri.

Ne vetë e dimë mirë se këtyre politikanëve tanë, as u shkon mendja të largohen vetë. Pavarësisht të këqijave që i kanë sjellë këtij vendi. Në politikë kanë gjetur një strehë të sigurtë për t’u pasuruar pa fre, duke plaçkitur sa të mundin gjithë pasurinë kombëtare, duke lënë shumicën e shqiptarëve në një varfëri ekstreme. Është kjo klasë politike së cilës nuk i shkon mendja as të punojë ndonjë sekondë për shërimin e kësaj sëmundjeje të llahtarshme që i ka zhytur shqiptarët në vorbullën e varfërisë së tejskajshme. Më keq akoma, secili prej tyre flet sa herë i teket për “rritjen ekonomike 4,5 herë më të madhe në krahasim me atë të vitit 2013” apo, “për rritjen ekonomike më të lartë në kontinentin plak, ku vetëm Gjermania ka mundur të na e kalojë për pak gjë”. Idiotizma të tilla, që kjo klasë politike i artikulon sa herë ndodhet në vështirësi, për ne shqiptarët, janë bërë të zakonshme.

Rritja me ritme të përshpejtuara e varfërisë, për shumicën e shqiptarëve është një sëmundje që duket se me këtë klasë politike nuk do të mund të shërohet ndonjëherë. Një kancer që i ka shtrirë tentakulat e tij në çdo organ jetësor të këtij vendi të vogël, sa edhe ndihma e miqve ndërkombëtarë nuk po arrin t’i pastrojë të gjitha tentakulat e infektuara me lloj-lloj poshtërsish që kjo klasë politike i mbolli gjatë këtyre 28 viteve që po e sundon këtë vend në mënyrën më idioteske të mundshme.

Se ç’klasë politike kemi, e vërejmë edhe ne. Çfarë nuk po bën të zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur, reformën në drejtësi. Sepse ajo e di mirë, zbatimi i shpejtë i kësaj reforme shënon fillimin e dënimit të lloj-lloj poshtërsive që kjo klasë politike ka kryer gjatë këtyre viteve dhe nuk është ndëshkuar qoftë edhe një herë. Sepse gjithnjë ka qenë nën mbrojtjen e gjyqtaro – prokurorëve, plazhistë të Durrësit. Natyrisht, shqiptarët shpresojnë se kjo reformë nuk do të dështojë si rrjedhojë e mbrojtjes nga miqtë ndërkombëtarë, pa po të mbeste vetëm në duart e politikanëve tanë, sot ajo do të ishte harruar ende pa lindur.

Sot në Shqipëri, demokracia mund të vlerësohet “e mbaruar” me këtë klasë politike. Ndaj rilindja e saj kërkon pa tjetër një klasë të re politike, një klasë të re që të mund t’i varrosë poshtërsitë e panumërta të kësaj klase politike që na drejtoi këto 28 vjet nga humbja në humbje. Të paktën të ngremë një klasë politike me një moral të ri që t’u shërbejë shqiptarëve e jo vetëm maskarenjve, siç ka ndodhur deri tani me klasën politike që ende e kemi nëpër këmbë, me këtë klasë politike që ende vazhdon pa ndërprerje të na poshtërojë, bile edhe në sy të miqve tanë të mirë. Tamam siç ndodhi dje në Bruksel. Po edhe ngjarja e djeshme ka një të mirë. U tregoi miqve tanë, se kjo klasë politike është e mbytur në llumin që vetë ka ngritur. Ndaj zëvendësimi i saj sot është i domosdoshëm.

Nga Brukseli, klasa jonë politike na solli një turp, për të cilin ajo as zverdhet, as kuqet. Pasi është mësuar të sjellë vetëm turpe. Nuk ia ka idenë se si mund të arrijë të na sjellë një prodhim të mirë që të na shërbejë për një të nesërme më të mirë. Bash kjo është arsyeja që kjo klasë politike meriton të hidhet në gropën e llumit, që vetë e ka ngritur. 

Nga Riza HOXHA