BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Turqia mike e Shqipërisë, por byrekun e çon në Serbi!

Turqia mike e Shqipërisë, por byrekun e çon në Serbi!

Turqia mike e Shqipërisë, por byrekun e çon në Serbi!Ka ngjallur reagime të ndryshme intervista dhënë për Top Channel e presidentit turk Erdogan, kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, me pretendimin se kjo mund të bëhej shkas për një konflikt të tipit sirian, pasi ka shumë aktorë (shtete) të interesuar për një situatë të tillë. Po ta shohim të zhveshur nga retorikat e çdo lloji, diplomatikisht ajo çka ka cituar Erdogan është korrekte. Këtë do ta thoshin dhe europianët dhe amerikanët, që janë kundër ndryshimit të kufijve, larg çdo arsyetimi.

Kjo nuk zhbën faktet historike të coptimit prej fuqive të mëdha të trojeve shqiptare pas shthurjes dhe më vonë rënies së perandorisë osmane dhe as ëndrrën për bashkim. Po çdo gjë kërkon kohën e vet dhe përmbushjen e një sërë kushtesh. Duhet të bëjmë atraktiv dhe të shëndetshëm shtetet dhe hapësirat ku jetojmë, të unifikohemi në qëndrime, të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti, mirëbesimi dhe një platformë të qartë prioritetesh. Askush nuk mund të mendonte se Kosova një ditë do të ishte e lirë dhe ridimensionimin e botës pas Luftës së Ftohtë. Sot kemi partner dhe mik të rëndësishëm Amerikën dhe kjo nuk është gjë e vogël.

Por le të mbetemi tek qasja e Erdogan. Njësoj ka qenë e diskutueshme dhe me impakt jo fort pozitiv sjellja e tij, edhe kur ka thënë se jemi vëllezër dhe kush cënon vendin tonë cënon Turqinë, sepse na ka paraqitur si orientalist në vend të properëndimor. Pavarësisht arritjeve ekonomike, pushteti që ai instaloi cilësohet autoritarist dhe larg parimeve të demokracisë përfaqësuese. Një tjetër sjellje jo korrekte, madje imponuese është dhe përsëritja e kërkesës për mbylljen e shkollave të Gylen në vendin tonë, të cilin e akuzon si kundër interesave turke.

Madje edhe për grushtin e dështuar të shtetit e ka shenjestruar si organizatorin kryesor dhe kërkoi asokohe nga amerikanët deportimin e tij. Mosplotësimi i kësaj kërkese me gjasë, nënkuptonte përfshirjen në mos direkt, indirekt të shërbimeve sekrete amerikane. Në një lëvizje presioni, blofi ndaj fuqisë kryesore të NATO-s, forcoi marrëdhëniet me Rusinë putiniste, duke kërkuar ndjesë për incidentet e së shkuarës. Respektivisht ka ndryshuar kahje në konfliktin sirian, pasi amerikanët dhe rusët kanë qëndrime të ndryshme ndaj Bashar Al Asadit, forcave ndërluftuese dhe shkaqeve të krizës. Në rastin më të mirë përpiqet të jetë simetrik midis dy të mëdhenjve, ose të konsiderohet si lojtar i tretë potencial jo vetëm në atë rajon por edhe më gjerë.

Ka një qasje të mëhershme për ringjalljen e krenarisë, apo lavdisë së kohës së perandorisë, për ta paraqitur atë kohë si vlerore, zhvilluese, emancipuese dhe jo si pushtuese, shkatërrimtare, asimiluese. Ka pasur një sërë kërkesash dhe ndaj vendit tonë për rivlerësimin e historisë, e riparjes së fakteve në një dritë më realiste, gjithëpërfshirëse. Pra për ta këmbyer të shkuarën me të sotmen dhe të ardhmen më bashkëpunuese, dhe të favorshme kulturalisht dhe ekonomikisht. Një lloj ekspansioni që krenarisë i kundërvë racionalitetin. Dhe telenovelat turke kanë zaptuar të gjithë ekranet tona duke bërë retushimin e sulltanatit. Kësisoj ne pinjollët e gjakut të Kastriotit, jemi të detyruar të reflektojmë për qëllimet e kryengritjeve anti-osmane, dhe krenaria e cilësimit të heroit tonë kombëtar si “mbrojtës i krishtërimit”, qenkej e pajustifikuar.

Në intervistën e tij, Erdogan nuk ka harruar pa përmendur se investimet turke në Shqipëri janë më të mëdhatë në raport me gjithë të tjerët. Deklarimi i tij se nuk mbështet “Shqipërinë e madhe” është përshëndetur edhe nga presidenti serb Vuçiç, i cili njofton se do jetë në një konferencë në Turqi në fillim të korrikut dhe pastaj Erdogan do mbërrijë në Serbi me dy avionë me biznesmenë. Ja pra, ku doli se kjo deklaratë në dukje protokollare, paska qenë lajtmotiv i një axhende. Duke investuar në Serbi, Turqia përpiqet të marrë rol aktiv në Ballkan krahas Rusisë, duke rivalizuar planin gjerman (evropian) dhe amerikan për këtë rajon. Si të thuash shpreh deklarata dashurie për shqiptarët dhe “tepsinë e byrekut” e çon në Serbi. Në këtë kontekst ajo çfarë tha në Top Channel nuk qe meraku për krizën që mund të krijohet me gjasë, por i rolit që kërkon të ketë në krizën që ende s’ka filluar.

Nga Luan KURTI