Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“U bëmë gazi i botës”/ Demaliaj: Kur jemi aristokratë dhe intelektualë, pse nuk ndërtuam dot një shtet funksional?

Postuar: 24/08/2018 - 15:04

Analisti Ilir Demalia, me një shprehje të Konicës, i bën thirrje shqiptarëve të ndërtojnë shtetin e tyre e të mos hiqen ndryshe nga ç’janë në të vërtetë.

Në një postim në rrjetet sociale, Demalia shkruan: “Po një pyetje a nuk ja bëjmë vetes: kur jemi kaq të mëdhenj dhe kaq aristokratë, fisnikë, intelektualë, artistë, me gjak blu e gjak…. si spjegohet që nuk ndërtuam dot shtet funksional gjatë historisë sonë shtetërore? Si nuk kemi funksionuar si demokraci përpos se, autoritarizëm, totalitarizëm, diktaturë, anarki, apo rrumpallë?”

POSTIMI I PLOTË:

O sa mirë me qenë shqiptar! O-JE – O-JE!

Sot çfarë nuk po dëgjojmë: familje fisnikësh, pa ditur kuptimin e fjalës fisnik. Aristokratësh, pa ditur kuptimin e fjalës aristokrat. Intelektualësh, për këtë më mirë mos e ngasim fare se të dalin zorrët e barkut. Për të vazhduar, me artistë të mëdhenj, shkrimtarë me famë botërore, grupime me gjak blu, te kuq, pink… familje të mëdha, me qylaf me brekushe, me takia turke shtet formuese…. e mund të vazhdosh pa fund

Po mirë, pyes veten, masa normaliteti nuk kemi ne?

Po një pyetje a nuk ja bëjmë vetes: kur jemi kaq të mëdhenj dhe kaq aristokratë, fisnikë, intelektualë, artistë, me gjak blu e gjak…. si spjegohet që nuk ndërtuam dot shtet funksional gjatë historisë sonë shtetërore?

Si nuk kemi funksionuar si demokraci përpos se, autoritarizëm, totalitarizëm, diktaturë, anarki, apo rrumpallë?

Si ka mundësi që nuk kemi ndëtuar shtet të së drejtës por vetëm shtet “Lala Kros, Lala Qeros, vetë shkruan e vetë vulos!”?

Si ka mundësi që jemi vendi me ekonominë më të varfër në atë që quhet Europë?

Si ka mundësi që kemi denatyralizuar natyrën dhe trashëgiminë historike duke e fshirë, retushuar e zhgarravitur sipas Lalës Kros të radhës?

Si ka mundësi, që bregdetin e kemi kthyer në shkarkim të kanaleve të ujrave të zeza dhe plehrat janë si kodra në mes plazheve?

Si kamundësi që pushtetarët tanë ngrejnë vetëm rrotat e tyre?

Si ka mundësi që ne që kemi gjithë këta fisnikë, intelektualë, aristokratë, artistë me përmasa jo vetëm ballkanike por dhe botërore, që “çudisim” botën, kur në fakt, jemi çudia vetë dhe, lejojmë këte gjëndje dhe fryhemi si gjeli majë plehut se jemi më të mirët, duke valvitur falmurin e duke thirrë: O sa mirë me qenë shqiptar?

A do të ishte më mirë të ulim flamurët e të heshtim për një kohë thirrjet, O sa mirë me qenë shqiptar?!

A nuk do të ishte më mirë të ulemi me bythë në tokë e të ndërtojmë shtetin, të vendosim drejtësinë, të pastrojmë plehun si politik dhe plehun në rrugë e.t.c, e pastaj, ngremë flamurët e brohorasim gjithë një zë: O sa mirë me qenë shqiptarë, O-je- O-je!

Se ndryshe siç shkruante Konica, ” Disa na tallin, disa qeshen me ne, e disa na përbuzin… po ulni kryet o shqiptarë e shtrojuni punëve e bëni shtetin se u bëmë gazi botës”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por që paradoksi të jetë kaq "paradoksal" sa që të kthehet në grotesk, kjo pastaj është vërtetë një "instalac

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër

Postuar: 20/09/2018 - 09:38

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamuri

Postuar: 20/09/2018 - 09:35

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të

Postuar: 20/09/2018 - 09:33

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizm

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1