BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Opinion / Editorial

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Po trumbetohet në media si një arritje e madhe prerja e fijeve të krimit duke hequr , çmontuar dhe sekuestruar kamerat, demek, të paligjshme që qenkëshin vendosur nëpër  mjedise dhe rrugë në mbarë vendin, nga Shkodra në Konispol, madje edhe nëpër jo pak fshatra, dhe as policia e as ndonjë segment tjetër i shtetit nuk paska ditur gjë!? Tregon Ilia, 76 vjeçar që ka punuar në disa organe  të  diktaturës së proletariatit në atë kohë kur  nuk kishte kamera por shteti, me të gjitha strukturat e tij, diku të verbra, por gjithkund të pakorruptuara, ishte roje vigjilente e interesave të popullit shqiptar. “Para disa muajsh, në një ditë me diell  nga ato të fundit të nëntorit 2022, në boshllëkun midis dy pallateve tona trekatëshe pashë që po vendoseshin kamera nga dy djelmosha e pranë tyre  qëndronte fqinji im, edhe ky djalë i ri. U thashë vetëm “puna e mbarë “dhe  u futa në shtëpinë time. Në darkë vura re se ishin vendosur katër kamera që mbanin nën mbikëqyrje   hyrjen në dy pallatet  tona të vjetra pesëkatëshe. Në katet e para, në këtë drejtim  jetojnë  një polic, një ndihmësmjek, një individ i porsadalë ngë privimi i lirisë ku qe  dënuar për shpërndarje droge, një profesor, një ish-kolonel, një shofer, një  që ka ikur emigrant prej vitesh dhe unë me gruan e me telefonin. Gruaja tha: shyqyr që  na u vunë kamera se nuk i dihet se kush na shqetëson  tani në pleqëri. Kaluan muajt dhe në mëngjesin e 31 janarit 2023, ne e nisëm ditën pa kamera. Ato ishin hequr natën!” Gruaja përsëri më ankohet e shqetësuar: po pse na i hoqën? Ne jemi pa njerëz dhe ajo kamera na dukej sikur na mbronte shtëpinë! Dhe pastaj shton: se kush i vuri ato kamera nuk u muar vesh, por edhe se kush i hoqi nuk po merret vesh. Po pse jetë e sigurt është kjo?”, mbyll rrëfimin Ilia. Media e shkruar heqjen e kamerave e etiketon:”Operacioni i madh qeveritar ”Fijet” kundër krimit, që ka arritur deri tani në fazën e nëntë të tij”.  Dhe jepen disa interpretime mediatike. Janë kamera të vendosura pa lejë; janë kamera të paligjëshme; janë kamera në kundërshtim me ligjet; janë ndërhyrje të padrejta në jetën private; janë kamera të grupeve kriminale; janë kamera që dyshohet se janë të vendosura  nga grupet kriminale që vrojtojnë  lëvizjet e uniformave blu; që kontrollojnë edhe veprimtaritë e njeri-tjetrit. Deri tani janë venë në piketim dy-tre vetë në Lushnjë se edhe ata mund të jenë përgjegjës për vendosje kamerash  spiune prej elementëve kriminalë!? Dhe më tutje është akoma krejt mjegullnajë. Urdhri për këtë ‘Megaoperacion’ që ka vënë  mbi tavolinat e policisë së shtetit me qindra e qindra aparate kamerash ‘ të pafajshme por spiune‘ si aparatura teknologjike, është dhënë nga kryepolici shqiptar-kështu thotë media. Nga ana e kriminelëve deri tani  ka vetëm heshtje për këtë operacion. Zaten ata, si ujqër që janë,  mjegull duan. Bizneset e vogla, edhe ata pak individë që i kanë kamerat konform ligjit, që ngrejnë zërin, nuk i dëgjon kush se shteti që duhet t’i përkrahë nuk ka ngé të merret me ta. Ka probleme me PPP dhe ish-agjentë të huaj të niveleve të larta. Policia merret me ‘luftën kundër krimit’(!?) dhe nuk ka kohë që të dëgjojë ankesat e këtij lloji. Prokuroritë dhe gjykatat janë të mbytura nga dosjet e grumbulluara ndër vite dhe ‘mjerë ata se ç’po heqin” për t’i shfletuar ato, le pastaj për të përfunduar proceset që përmbajnë”, prit të presim”. Parlamenti është tepër i zënë me Sali Berishën, i cili bllokon mikrofonin  për të” bërë revolucion” se vetëm kështu i mbulon fijet e veprës së tij armiqësore tridhjetëvjeçare antishqiptare; merret edhe Edi Ramën që është ’paksa me grip’ dhe mbulohet me jorganin e vetëkënaqësisë së batutave pa u qederosur për hallet e popullit. Por ama kamerat e rrugës, e trotuarit, e dyerve të magazinave, shtëpive private pa miq, u hoqën, duke i lënë kësisoj  dorë krejt  të lirë krimit, deri sa të rivendoset situatë ‘ligjore’ me kamerat në Shqipëri. Madje kemi dëgjuar edhe shprehjen tashmë emblematike”. Po me kameran time, ç’patën vallë”? Gjykuar nga sa po shohim, sa po shkruhet e sa s’po thuhet del shumë qartë që krimi në Shqipërinë tonë  të brishtë paraprin  në shumë drejtime deri edhe tek vrojtimet në rrugën e madhe. Ndërkohë që edhe policia punon rëndshëm duke u rrekur që ta ndjekë nga pas!? Kjo është  fatkeqësi kombëtare e pashoqe. Deri kur do të merren në punë njerëz të paaftë për të kryer detyrat?  Deri kur qeveria do të vazhdojë që të paguajë me pagë shumë të ulët, policin, i cili është për tërë 24 orëshin në kontakt të drejtpërdrejtë me armikun e gjallë e të gjithfarshëm? Kush e edukon policinë e shtetit për të qenë në krye të detyrave aq të vështira? Me se merren tërë ajo lukuni nëpunësish, meshkuj e femra nëpër dikasteret tona ministeriale, nëpër drejtori e agjenci të panumërta me emërtime fort të bukura, me paga milionshashe dhe me punë të padukshme? Të dhënat e medias për këtë ‘operacion madhosh’ të çmontimit të kamerave,që konsiderohen të jashtëligjshme, tregon edhe një sëmundje  të rëndë të aparatit shtetëror: kriminalizimin e vet sistemit. Pra ‘luftojnë’ të fortit me njëri- tjetrin duke qenë nëpër poste shtetërore, paralelisht dhe së bashku e njëherazi me ata që janë ‘jashtë kamerave’ dhe ‘jashtë ofiqeve shtetërore’. Operacioni i vetquajtur ‘kundër krimit duke hequr kamerat’ po del qartë se është një lloj ombrelle e shpuar me të cilën  shteti kërkon të mbrojë veten nga breshëri i autokrimeve. Kuptohet fare mirë se kjo është plagë e sistemit kapitalist, por, ne si vend i vogël e në mpakje që jemi, e vuajmë më shumë se kushdo në glob, ndaj duhet një qeveri  shumë më e përgjegjshme,  me aftësi maksimale dhe me fuqi konkluduese  si në marrjen e vendimeve ashtu edhe në  kontrollin e zbatimit sa më efektiv të tyre, për të mirën kombëtare.