Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

U krijua një qeveri e re pa kryetar

Postuar: 12/10/2018 - 07:03

Ka ditë që është punuar për krijimin e një qeverie të re, por vetëm tani u bë publike. Është qeveria më e çuditshme, që nuk ka as program, as kryetar, as ministra. Është një qeveri në ajër. Kjo qeveri nuk e njeh qeverinë aktuale, nuk njeh as vendin e saj. Ka zënë një qoshe në një vend të padukshëm dhe sajon turli kaseta, me të cilat loz si fëmijët. Nuk ka as elektorat, se të gjithë i quan kriminelë. Ka dhe ca të ashtuquajtur përfaqësues të popullit, që u mungon populli dhe nuk njohin as Kuvendin. Atë ditë që u krijua kjo qeveri pati shumë konflikte mes tyre, aq sa nuk arritën të zgjedhin një kryetar. Kjo sepse Lulushi vuri veton: “Ja unë kryetar, ja ua prisha qeverinë dhe partinë”. Por ata e kundërshtuan me argumentin, se ai nuk qe i zoti të drejtonte Tiranën e partinë e tij, jo gjithë Shqipërinë. Një nga më zevzekët e tij ja plasi hapur: “Ti na çakërdise partinë, si do ta drejtosh qeverinë?” Për të mos bërë debate të tjera, Lulushi shpejtoi dhe e hodhi në votë, por nuk mori dot votat e duhura dhe qeveria mbeti pa kryetar.

 Lulushëria ka ngulur këmbë për të marrë pushtetin, po nuk gjen dot rrugën për të shkuar deri te pushteti. Mirëpo rruga për në pushtet kalon nga Kuvendi, të cilin ata e kanë braktisur. Ata deputetë që mundi të merrte populli i ka zgjedhur për të mbrojtur interesat e tij në Kuvend. Por ata harrojnë që në këtë mënyrë kanë braktisur elektoratin e tyre. Tani kanë nisur të bëjnë lojën e kungulleshave: do të vemë e s’do të vemë në zgjedhe! Po si do ta marrin pushtetin këta Lulushë, kur deklarojnë se “nuk e duam pushtetin as në tryezë, as me dhunë”? Bëjnë projekte për mënyrën e zgjedhjeve, po në Kuvend dhe komisione ku diskutohen e vendosen, ata nuk venë.

Partia Socialiste organizon takime për të diskutuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ata e braktisin! Po mirë, ku do t’i aprovojnë ato projekte që kanë bërë vetë, kur nuk i shpjenë në strukturat përkatëse!? Lulushi na deklaroi një ditë, se këto do t’i vendosë populli! Si duket e paskan krijuar qeverinë, kanë krijuar dhe strukturat, ku do të aprovohen projektet e Lulushit. Ne bëjmë edhe ndonjë pyetje. Mirë, more Lulush, që e krijove qeverinë, tani përse nuk i aprovon projektet që të vesh në zgjedhje? Apo e ke si qeverinë e Esat Toptanit, që i kishte zyrat në Greqi? Ore, vërtet, ku i ka zyrat kjo qeveria e Lulushit? Nuk na ka zënë syri deri tani një opozitë të çoroditur, që merret me loloçka dhe braktis të gjitha strukturat e shtetit, ku merren vendime të rëndësishme. Çfarë fitoi me ato varavingo që bëri nëpër rrethe me ca pllazma të tjerë? Çfarë problemesh ka populli e me çfarë budallallëqesh merret lulushëria!

Nuk e morëm vesh, përse u pizmos lulushëria pas publikimit të kasetës së tyre? Ç’patën, që dolën shpejt e shpejt në konferenca shtypi me Salianin e Lulushin? Deshët të qetësonit ata pesë veta të elektoratit, që u kanë mbetur, po këndej nga ne qarkullon një thënie e bukur, por pak banale: “Nuk lahet m...i me sh...rrë.” A e kuptoni pse shtie dhëmazi Berisha në heshtje? Ju mund ta kuptoni kur t’u hidhen hekurat në duar. Mos u merrni me broçkulla, po me probleme themelore të popullit, që të bëheni të besueshëm, se deri tani i keni servirur popullit vetëm gënjeshtra. Ende nuk po e kuptoni, se jeni të vetëbraktisur? Është e çuditshme, se akuzojnë për kriminelë deputetët e zgjedhur nga populli dhe harrojnë që ata e mbollën krimin në mes të bulevardit pa asnjë shkelje ligjore. Na u morën me një xhixhile, që kishte konflikte me burrin e saj dhe nuk thanë një fjalë për atë grua që e vrau burri në mënyrë makabre. Nuk prishet qeveria se bëjnë lojëra dy të rinj, pavarësisht se të kujt ishin. Është e çuditshme, se lulushëria ndjen kënaqësi kur ndonjë punë nuk shkon mirë. U lëshohen ndërkombëtarëve dhe e paraqajnë vendin e tyre si vendi i krimit, kur janë ata që e sollën në këtë ditë Shqipërinë me tendera pa financim e me hakmarrje ndaj kundërshtarëve, si të jenë dy popuj të kundërt. A e kuptojnë këta batallë, se pa një bashkëpunim me shumicën s’mund të bëjnë asgjë? Venë e shpjenë në Kuvend ndonjë të ashtuquajtur projekt, që nuk i hyn në punë as dreqit dhe ankohen, se nuk i dëgjon shumica. Në pushtet vihet me alternative më të mira se kundërshtari, por lulushëria deri tani nuk ka publikuar asgjë me përjashtim të shpifjeve. Opozita lipset të luftojë për të kthyer besueshmërinë te elektorati, se e ka humbur thellësisht. Le të jenë përralla ato që thotë, po të bëhen të besueshme. Se me këtë politikë të çoroditur dhe zhurmuese, opozita po punon që të marrë pushtetin lehtësisht Partia Socialiste. Të nderuar lulushër, që na keni krijuar këtë anarshi brenda vetes, më mirë largohuni, se po i jepni vendin e turpit vetes dhe partisë!

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 07:14

Drejt ishullit të Sazanit diku në mesin e gushtit 1965, një anije e vogël bashkë me ushqimet për personelin e bazës në kabinën pranë kapitenit ishte edhe një letër. Vinte nga larg.

Postuar: 23/10/2018 - 07:13

Sado që ka fjalamanët e zakonshëm pushtetarë, portalistë, kundërshtarë, opozitarë që duan të bëjn

Postuar: 23/10/2018 - 07:12

Kryqëzata anti-reformë, duke u vetëpërjashtuar nga proceset e ndryshimit, e ka bërë të aksesueshm

Postuar: 21/10/2018 - 07:41

Zakonisht ndryshimet e thella dhe mendimi ndryshe vijnë nga qendrat e mëdha, metropolet.

Postuar: 21/10/2018 - 07:39

Para ca ditësh u paraqit në prokurori lideri i opozitës, Lulzim Basha për të dhënë sqarime rreth

Postuar: 21/10/2018 - 07:37

Njeriu kaq shumë i përfolur mediatikisht për korrupsion dhe pasurim si gjyqtar i lartë, ju ka dhë

Postuar: 20/10/2018 - 20:05

Më në fund pas merkatos të futbollistëve, merkatos së peshkut dhe merkatos së plehrave hyri në lo