BREAKING NEWS

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë, ERE del me njoftimin e papritur

Rama tërhoqi vendimin për rritjen e çmimit të
x
BREAKING NEWS

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Partia Demokratike jep njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje të reja nga biznesi i Vis Martinajt: Kishte lidhje me elementë të botës së krimit në të gjithë Shqipërinë, fitimet rriteshin për shkak të...

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia

Fantastike! Liberalizimi i vizave, Kosova merr lajmin e madh nga Greqia
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një
x

Opinion / Editorial

U mbars mali, e polli një mi...

U mbars mali, e polli një mi...

Ishte një ritual i përditshëmi dy studiuesve që s’i ndaheshin bibliotekës, por edhe një kafeje që i relaksonte mbas punës së lodhshme kërkimi nëpër faqe librash. Bota e librave s’u ndahej nga filxhani, por atë ditë sytë e njërit prej syresh u qepën tek ekrani i madh, zëri i ngritur i të cilit kishte ngritur veshët e gjithë lokalit.

- Këta janë “mersonj”, - ia pat njëri nga studiuesit.

- Ku do të dalësh!? - ndoqi tjetri.

- Korrupsioni, krimi, droga, janë si telegrami i Mersosë, tek “I huaji” i Albert Kamysë”; Nëna vdiq. Varrimi nesër ... Telegrafisht. Telegrafisht ishte edhe përcjellja e dhimbjes tek Mersoja, edhe pse ishte tragjike ai qëndronte i ftohtë si të mos kishte ndodhur gjë. E njëjta gjendje është dhe kjo jona. Ndjekim me sy, dëgjojmë me veshë për këto plagë të mëdha të shoqërisë dhe bëjmë të huajin më zi se Mersoi ndaj shoqërisë po se po, por dhe ndaj vetes, qëndrojmë larg interesave të saj duke shtyrë me sot me nesër ditët e mbytura nga stresi, - s’dinte ç’i kishte hipur studiuesit të parë, por dhe i dytinuk e kaloi në heshtje dertin e shokut. Ashtu ia ktheu, tetë a tetë.

-Por ç’të të bësh ty dhe mijërave si ti që i qëndroni larg kutisë së votimit!? Pushtetarët do të livadhisin, sepse pushtetin ia ke falur ti, unë, ai tjetri, tjetri e tjetri, gjithë elektorati gri të kthyer në “Mersonj” të fatit. Duhet t’i shkonte botës tjetër pa të gjykojë ç’i ka bërë kësaj bote! Ishte një i vdekur i pavarrosur, ndaj dhe tani duket sikur apelon... Po kujt t’ia thotë!? Ne, që për çdo ditë marrim telegrame nga lidershipi ynë i zbritur nga kali, por s’kupton dot veten pa shalë ndaj dhe s’lëren me kërkëre korbash nëpër ekrane apo foltore (me njerëz që i lëpihen për të rrëmbyer ndonjë kockë nga thelët e pushtetit). “Sistemi vdiq. Varrimi, vjeshtë-pranverë”. Qasje me telegramin e Mersoit, por s’është veçse “Tartuf” Molieri, që turbullon ujërat, se të tjerat janë “ku rrafsha, mos u vrafsha”, ngase u ka vajtur shpirti në majë të hundës njerëzve, ngasin ditët; me shty, të shtyjmë. Mersonj hesapi, presim “Procesin” e Kafkës, për të pësuar fatin e Jozef. K. Ç’flas dhe unë!? Procesi i Kafkës është ku e ku përpara “Proceseve” tona, që gjyqin ta bëjnë në sy të gjithë botës. Ekranet të arrestojnë njësoj si Jozev. K, por jo me dy policë, por me opozitarë që bëjnë prokurorin, gjyqtarin dhe të hedhin e presin me emër e mbiemër pa ditur për akt-akuzën e ngritur veçse kur mbushet dheu, ti ndihesh i huaj në mjedisin mediatik, pa asnjë kacidhe në xhep, por ja që në defterë je milioner, sepse kështu “ia do mushka drutë” politikës. Vritesh. Më zi se Jozev. K. që iku si një qen nga plumbat e dy policive, ndërsa ty të mbyt stresi i ca lojërave të fëlliqura politikanësh. Si të mos mjaftojnë këto xhevahire ekranesh, por dhe zërat e ngritur në qiell të mbytura nga pasthirrma: rrëmbeni sfurqe, lopata, hanxharë!...

-A thua vjeshta, do të na gjejë më të njëjtin refren si në zgjedhjet parlamentare!? - ndërpreu si pa të keq studiuesi i dytë.

 -Atëhere pati vetëm thirrje sepse kishte mungesë tregu për “vegla bujqësore”, sepse buxheti ishte harxhuar për mbjellje “arrorësh”. Ndodhi lufta Ukrainë-Rusi. Luftë, që bota tani e kuptoi se e ka në prag të derës dhe i do qëndruar në këmbë katastrofave humanitare, ndërsa politikanët tanëqajnë karriget, duke pritur vjeshtën për të shaluar kuajt . Ne po u mbajmë frerët në vend t’i thërrasim mendjes e presim qenglat që të hanë kokat e tyre, se litari na ka shkuar ku s’mban më. I gjati e pati mendjen matkë, subvencionoi grurin. Fermeri, do s’do do, t’i sigurojë edhe veglat ...

- Pse s’thua se kryeministri mbështet ata që po përgatisin lojën e vjeshtës me artilerinë e rëndë - shfaqi habi studiuesi i dytë.

- Gjuan larg i Gjati. I duhet pranvera e zgjedhjeve. Si të mbushë hambarë me grurë fermeri i thotë ku të kam parë gërmëreve të sfurqeve, lopatave, të vjeshtës - s’ishte parë e dëgjuar ndonjëherë të kishte gërmuar kaq thellë studiuesi që vinte nga bota tjetër, ajo e librit. Ekrani me dy fytyrat e liderëve të thirrur në studio s’po ia ndante pyetjet e analistëve për pritshmëritë e vjeshtës.

-Vjeshta e dy vëllezërve si “Siamezë”, - i foli i pari studiues, të dytit.

- Si do t’u shkojë halli këtyre të dyve!?

-Thuaj fati ynë se këta e kanë mbushur kupën ka 30 vjet si “Vëllezërit Siamezë”. Ushqehen nga i njëjti gyp, s’ka kirurg që i operon ndaj do bërtasin duke lënguar rrugëve nëpër mitingje sa njërit t’ia mbyllë gypin “non grata”, tjetri do të do të përpiqet të rrëmbejë frenat dhe pastaj të gjejë vrimë ku të ..., - i mbeti në ajër fjala studiuesit nga ora e zgjatur te ekrani i ABC nga lideri, i cili u tregonte analistëve hapat e ecjes në natyrë të regjistruar, që i kalonin dhjetë mijë, ku e ku, sa më shumë se 2012, çka tregon se jo vetëm mendërisht, por dhe fizikisht mund të përballej me lokomotivën e pushtetit të të “Gjatit”, por që i ka gjetur pikën e dobët të xhirove tek ndjenjat e cënuara të patriotizmit, zgjimi i të cilave do të ngrehë zgupthi qeverinë. Në dukje primitivizëm, por mjeshtri i aktrimeve, mbush sheshet. “Dhimbje” që e vuante si ky lider, por edhe tjetri, ndaj njëri apelon me poetët disidentë, tjetri me heronjtë. Ore, s’i ndan asgjë nga njëri-tjetri veçse në fillimet e demokracisë, ca ngatërresa nëpër të ca ndërtimeve pa lejë që pushtuan Lanën, por tjetri rreh gjoksin sot që i vuri fadromën në vend që të kishin parandaluar masakrën urbane. Sikur dogji xhepi i tyre, njerëzve u shkuan “për dhjamë qeni” investimet. Jo tani, të dy së bashku, s’i përball dot Amerika e Evropa bashkë, sepse ashtu si i djeshmi dhe këta duke u mbështetur në forcat e popullit, edhe “bar hanë” dhe dorën s’i shtrijnë kujt. Eh, popullit të varfër mirë 50 vjetët, por edhe në 30 vitet, s’iu “nda bari”, ndryshimi; atë të djeshmin, etja për pushtet e kishte futur në rrugën e krimit, këta të sotmit korrupsioni, (në luftë me Amerikën e Evropën), sa për përgjakjen e rrugëve nga krimi i organizuar, s’u hyn në qese. I djeshmi mbushte kodrat e malet me krisma topash e karabina vetëmbushëse simonove duke i bërë paratë rrush e kumbulla nëpër zbore, këta të sotmit, sheshet, duke mos gjetur rehat xhamat e vitrinave dhe ministrive për të treguar muskujt, se për mëndje; ia dorëzuan në tavolinë, pushtetin kundërshtarit me ato bija mënd, se po të mos futeshin në parlament, do të shuhej dynjaja. Dritëshkurtësi që me shumë gjasa s’do t’i shpëtojë dhe kjo vjeshtë nga megalomania për pushtet. Sa për thirrmorin “o budallenj” që s’u ndahet nga goja të dy liderëve është sa për të ngushëlluar veten dhe për t’u dhënë zemër të tjerëve që i shkojnë nga pas, sepse të pranosh se pushtetin ta morën ca ... i bie që vetë të kesh qenë i goditur me penallti në trunë e vogël, po nese, nga liderë “O Mete për vete”, ç’mund të presësh më shumë se sa zhgënjime. Teksa ndiqja nëpër ekrane ligjëratat e dy liderëve, mendja më kaloi tek debati i dy studiuesve për, “Vjeshtën e vëllezërve si Siamezë”. U përpoqa të gjeja lidhjen. Ajo që i përbashkonte ishte gypi ushqyes... Po, nëse një ditë elektorati gri do të vriste, “Mersonë” brenda vetes, atëhere vargu metonimik naimian “U ngrit fati i Shqipërisë, si i vdekuri nga varri...” do të trondiste politikën shqiptare nga themelitë dhe e gjithë zhurma për vjeshtën, s’do të ishte as më shumë e as më pak se shprehja “u mbars mali, e polli një mi”...