BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çudi, të gjithë engjëjt, opozitën kanë shtëpi!

Çudi, të gjithë engjëjt, opozitën kanë

Liderët në opozitë i gjykojnë shqiptarët si njerëz me kujtesë të dobët, gati pa mendim. Sapo kalon një vit sikur i vihet kapaku bëmave dhe ngjarjeve, tragjedive, vjedhjeve, vrasjeve, pehlivanllëqeve të pushtetarëve me zgjedhjet e votën e popullit, korrupsionit, rrahjeve, fyerjeve, censurës së shtypit të lirë dhe trajtimit armiqësor të gazetarëve, shumë prej të cilëve kanë provuar kur nuk kanë pranuar të mbyllin gojën deri edhe plumbat në mes të bulevardit para godinës së Kryeministrisë. Nuk flasim këtu për dhunimin flagrant të zgjedhjeve dhe vjedhjen e parave publike deri në 250 milionë euro, siç ndodhi në “Rrugën e Kombit”, hajdutllëk që u akuzua ministri i kohës, sot kreu i opozitës Lulzim Basha.

Vjedhja u mbyll me procedurë. Kujdestari i rrugës nuk u dënua. Asnjëri nuk u shpall fajtor. Të gjitha këto hynere, regjistruar në memorien e shqiptarëve, janë vepër e atyre që na kanë drejtuar për gati njëzetë vjet dhe tani duket se bëmat i kanë mbyllur në kasaforta të padukshme. Po çuditërisht sapo zbritën nga kali, vranë vet kalin, dogjën samarin dhe i zbathën patkonjtë. Në këto tri dekada post përmbysjes së sistemit komunist, kemi parë e dëgjuar shumë. Nëse i hedh një sy listës të atyre që kanë qenë në krye të qeverisë, Parlamentit, Presidencës, drejtorë drejtorie, krerë doganash, komisariatesh, në krye të forcave të rendit, SHISH-it, kudo në vende që kanë prodhuar para, privilegje të mëdha nuk është e vështirë të numërosh qindra episode që i nxjerrin lakuriq e të zhveshur udhëheqësit që sot në opozitë bëjnë virgjëreshat e engjëllorët. Është për të ulëritur kur shfaqen si të kenë zbritur nga qielli i drejtësisë dhe ndershmërisë.

Kjo mënyrë sjellje, ky fenomen fatkeqësisht është ricikluar sa herë kanë ndryshuar pozicion elitat politike. Sapo partitë kanë rënë nga piedestali i pushtetit në opozitën bëjnë si të kenë kapërcyer ylberin. Nga djaj konvertohen në engjëj. Edhe pse nuk është fare e vështirë të kujtosh bëmat pa fund që kanë shoqëruar opozitarët e sotëm, ata që kanë mbirë në ekranet e televizioneve e podiumet e partive dhe lëshojnë rrufetë mbi të gjithë, duke bërë babaxhanët që kurrë nuk kanë ngjyer gishtin në mjaltin e pushtetit veç kanë bërë drejtësi, duke punuar me ndershmëri. Që larg shkëlqejnë në lakuriqësinë e tyre qesharake. Fatkeqësia e këtyre politikanëve është mendësia se ky popull është injorant, i paditur, lehtësisht i manipulueshëm dhe mosmirënjohës që i ka nxjerrë padrejtësisht në opozitë këta farë burrash e grash në një kohë kur “ndershmërinë” e tyre “sinqeritetin” dhe prestigjin, integritetin ua ka rrëmbyer me hile pushtetarët që sundojnë si banditë.

Ky popull në skanerin opozitar ua ka lëshuar vendin atyre që nuk kanë din e iman, po vetëm vjedhin dhe bëjnë korrupsion galopant. Nuk çuditemi që zhurmën më të madhe, tam-tamet, akuzat më të rënda i bëjnë mëkatarët më të mëdhenj, ata që në tërë këto vite nga brekëgrisur u konvertuan në super milionerë, pa punuar asnjë ditë, pa patur biznese apo kryer punë që sjellin fitime të mëdha. E vetmja detyrë që kanë bërë këta pasanikë të rinj, që sot bëjnë engjëjt e pagabueshëm, ka qenë politika. U lindën në politikë. U rritën në gjirin e saj. U bënë pasanikë prej politikës. U burrëruan prej politikës. U konvertuan në profesionistë politikë. Mbërthyer pas karrigeve një jetë, duke lënë në hije Byronë Politike moniste. Realisht nuk është sjellje vetëm e opozitës së sotme. Edhe këta që janë tani në pushtet kanë kaluar në të njëjtën rrugë. Kanë dhënë të njëjtën shfaqje. Sa janë në pushtet hapin rubinetët ku rrjedhin milionat. Secili që zotëron një hallkë në administratë bën bamirësin me paratë e popullit. Kontrollet kanë treguar këtë veprimtari.

Ka pasur jo pak raste ku hajdutët janë kapur me presh në dorë edhe pse ia kanë mbërritur t`ia hedhin dhe t`i shpëtojnë ndëshkimit. Përkohshmëria, ideja, sot e kemi zogun në dorë, i ka shndërruar në zhvatës, jo pak administratorë dhe politikanë të cilëve iu duket Shqipëria si pronë e trashëguar nga gjyshërit. Në këtë përlyerje fatkeqësisht, janë përfshirë shumë kategori shoqërore. Administratorë, kryetar partish, deputetë, kryebashkiakë, ministra, kryeministra, presidentë. Po ajo që të habit është lehtësia me të cilën politikanët me karrierë tridhjetë-vjeçare sapo kapërcejnë pragun nga pozita në opozitë, bëjnë engjëllorët. Të ndershmit në ekstrem. Secili edhe pse ka mbi supe një barrë me korrupsion, bëma e gjëma, vjedhje, shkelje, dhunë, është i skanuar në opinionin e gjerë, është bërë subjekt organeve të drejtësisë, fsheh mjeshtërisht zullumet që ka bërë gjatë viteve të sundimit. Ka përdorur firmën, vulën, funksionin.

Ka urdhëruar e transferuar influenca, fonde, pasuri. Kapardisja si ndershmëri ekstreme që tregojnë në opozitë është vërtet për të vënë ulërimën. Kur dëgjon se si individë të pushtetshëm bëjnë sikur janë të dërguar të zotit mbi tokë, të shpëtojnë mëmëdhenë dhe shqiptarët nga ata që i zhvatin e i vjedhin edhe qindarkën e fundit, zemra të shpërthen kraharorin. Janë vetëm ca moralistë. Hipokritë me tesër. Ata që kanë bërë pasuri, bëjnë jetë sheikësh që kanë llogari bankare në vende të ndryshme të Europës, ata që kanë vila e resorte, fabrika e kompani, investojnë miliona dhe fshihen pas të qënit në opozitë, kujtojnë se populli i merr të mirëqena ato që shesin si ndershmëri të kulluar.

Kur dëgjon betimet e rrëfimet e Monika Kryemadhit, premtimet se edhe pak, sa të largohet Rilindja,ajo, opozitarët do u sjellin shqiptarëve begatinë dhe se qeverisja do jetë vetë ndershmëria, do drejtojnë engjëjt e së ardhmes, ata që nuk u ka ngjitur dora në asgjë në vitet e gjatë në pushtet, të vjen të shkulësh leshtë e kokës. T`i thuash politikës: Tutje, sikter. Të dalësh nga politika, të futesh në skuta se detyrimisht do bëhesh pisë nga fjalmanët dhe shtirakët. A mund të pranohet si i vërtetë rrëfimi i zonjës Kryemadhi kur u shet shqiptarëve moral? Kur tregon se si ia del me vështirësi me rrogën e Ilirit dhe mezi e shtyn. Si mundet që të besohet një rrëfim i tillë, që lexohet edhe nga ekrani se është një hipokrizi pafund? Premtimi që u bëhet shqiptarëve nga Monika dhe tërë kupola e LSI-së, është shpëlarje truri. Shqiptarët trajtohen si individë me mungesë inteligjence.

Thjesht ca numra. Ca budallenj që hanë, pinë, rrinë. Sikur të mos mjaftonte kjo shfaqje e shëmtuar, shitja si engjëllorë e Vasilit, Shehut, Spahos, Palokës, Mediut, Dules, tërë duzinës opozitare pa të djeshme, premtohet parajsa që do sjellin të ndershmit opozitarë. Do vijë një qeverisje e drejtë. Cilët janë këta të drejtët?! Do i themi tutje varfërisë. Si do arrihet? Do çlirojmë shoqërinë nga korrupsioni. Cilët? Do rritim deri në 1000 euro pagat. Me se? Mjekët do paguhen më shumë se deputetetët. Infermierët më shumë se ministrat. Shkurt do vijë koha e bollëkut. Do zbresin të mirat nga qielli. Deti do bëhet kos, bollëku të vërshojë si cunam i qeverisjes moderne e atyre që kur kanë bërë pushtetarin, u bënë shqiptarëve varrin. Aq engjëllorë shiten opozitarët e sotëm, sa duket sikur janë kthyer strehë parajsa e tërë engjëjve sikur kemi mes nesh perënditë e lumturisë, dashurisë, vreshtarisë, begatisë, drejtësisë. Janë shndërruar në Olimp opozitarë.

Engjëjt opozitarë nuk i zë gjumi për hallet e kombit. Çudi në mazhorancë nuk ka mbetur asnjë engjëllor, janë bërë të gjithë djallëzorë. Janë streha e banditëve, të ligjve, varrmihësve. Të gjithë të mirët, të ndershmit, janë strehuar te hotel-opozitën. Në krye të engjëllorëve qëndron Berisha. Është krye-engjëllori. Pranë është presidenti Meta. Basha ka zënë vend në kupolën e krye-engjëjve. Si nuk i ngjiti dora asgjë në këta njëzetë vite krye-engjëllorit tonë?! Duke u shtirur engjëllorë, opozitarët tanë janë bërë qesharakë e dështakë. Edhe pak na thonë. Sa të vijmë ne engjëllorët në pushtet. Do hani, pini e këndoni, besoni te Lalë Gjoni. U mungon vetëm diçka e vockël. Pushteti. Opozitarët tanë engjëllorë, sa ta shtjenë Shqipërinë në dorë e dinë vet si të na drejtojnë dhe punët si t`i rrotullojnë!