
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Çudirat shqiptare nuk kanë fund! Marrëveshja pa “firma” e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë

Shkruar nga Kreshnik Spahiu 19 Mars 2023

Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:
- Edhe po firmosi marrëveshjen me Vuçiç
- Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç
-Edhe po e shtyu disa muaj dialogun
-Edhe po bëri marrëveshja pa firma
Fatkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”.
Ne besojmë më shumë tek individi sesa te kauza.
Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë.
Nga 4 alternativat e sipërshënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit.
Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin serb në Kosovë, por kanë rënë dakord që popujve të tyre t’u thonë: “Nuk kemi firmosur”.
Ky pazar diplomatik ishte karamelja që Albini të pranonte braktisjen e kauzës 10-vjeçare kundër Asosacionit, por që të mos humbte elektoratin në Kosovë.
Tjetër gjë thotë në tavolinë me amerikanët dhe europianët, por tjetër gjë thotë në media për popullin e Kosovës.
Që Albini ka bërë “marrëveshje pa firmë” sot e konfirmuan gjithë zyrtarët amerikanë.
1-Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.
2-Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një postim në profilin e tij në "Twitter", e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA-ja ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.
Albini i harroi krimet e luftës dhe nuk i bëri pjesë të marrëveshjes
Albini harroi mijëra të zhdukur dhe i harroi varret e tyre
Albini e harroi reciprocitetin dhe justifikohet gjoja me njohje de fakto, por që de Jure, as Serbia dhe as OKB nuk e njohin.
Albini e harroi 10 vite premtim kundër Asosacionit dhe po garanton implementimin.
Deri këtu ende nuk ka asgjë anormale sepse ky ishte një projekt franko-gjerman dhe jo një projekt rus, por problemi kryesor është dyfytyrësia politike: Ndryshe flet me ndërkombëtarët dhe ndryshe me popullin.
Në fakt nuk ka faj Albini, por ata që e votojnë, sepse janë të gatshëm të hanë “sapunin për djathë”. Ata e quajnë Albin hero në të gjitha rastet: po firmosi apo po s’firmosi.
Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ai do vazhdoi t'u thotë: “PO amerikanëve, JO Kosovës”
E para: Çfarë do bëjë Albin Kurti pas një muaji kur të shpallet Asosacioni serb në Kosovë?
- Po i lejoi të organizohen do dalë lakuriq në sytë e popullit.
- Po i refuzoi të Vetëvendosin do dalë lakuriq te ndërkombëtarët.
Nëse Albini do e pengojë, atëherë ndërkombëtarët do kalojnë në Planin B: Autonomi për serbët në Kosovë dhe njohje ndërkombëtare e njëanshme duke izoluar Albin dhe Kosovën.
E dyta: Ngelet për t'u parë si do të reagojnë militantët dhe votuesit e Vetëvendosjes:
- do marrin pushkët me mbrojt fytyrën gënjeshtare të Albinit?
- apo do marrin pushkët të mbrojnë tokat dhe kufijtë e Kosovës?
Ata pështynë qeverinë e Kosovës 15 vjet, por tani pështymat po u bien në fytyrat e tyre.
Në fakt i “mirëkuptoj” aktivistët e Vetëvendosjes që janë në hall të madh, sepse ju duhet të ndërrojnë emrin e partisë VV, pasi marrëveshja për Asosacionin e 10 komunave serbe përkthehet juridikisht:
“Vetëvendosje e serbëve brenda në Kosovë”!
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
