BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Opinion / Editorial

Uji i pijshëm, në fokusin e auditimit të performancës të KLSH

Uji i pijshëm, në fokusin e auditimit të performancës

Për nga rëndësia që ka sasia dhe cilësia e ujit të pijshëm në shërbim të konsumatorit, KLSH ka kryer auditimin e performancës së menaxhimit të këtij sistemi ku kryetari, zoti Bujar Leskaj ka dhënë mesazhin kryesor të këtij auditimi: “Vetitë e ujit i japin formë çdo aspekti të jetës, prandaj Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime, Instituti i Shëndetit Publik, shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve sha., ministritë e linjës, pushteti vendor të rrisin bashkëpunim midis tyre edhe me specialistë të fushës, institucionet ligjvënëse e grupet e interesit, që të krijojë një përqasje më të mirë besimi, nëpërmjet procesit dinamik të mirëmenaxhimit në ofrimin sa më cilësor të ujit të pijshëm, sepse sasia dhe cilësia e ujit në dispozicion të konsumatorit janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë nivelin jetësor të tyre”. Uji luan një rol të rëndësishëm për shëndetin dhe kjo lidhet kryesisht me ujin e pijshëm, por gjithashtu në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me ujin e përdorur (të mbjellat në bujqësi, bagëtitë, industri, etj.). Ky rol kthehet në një mekanizëm për ruajtjen e shëndetit kur uji përdoret për qëllime higjiene, e ku kryesisht sasia është faktor përcaktues më i rëndësishëm se sa cilësia. Njohja e këtyre ndërveprimeve lehtëson shpjegimin e marrëdhënies mes shkakut dhe pasojës së ndotjeve, çështjet e menaxhimit të ujit dhe ndikimin mbi shëndetin. Mungesa e higjienës së duhur është përcaktuesi kryesor i ndotjes së ujit të pijshëm me mikroorganizma. Ndotja nga mbetjet urbane dhe industriale dhe shtimi i kimikateve në bujqësi janë faktorët përgjegjës për ndotjet kimike. Rasti i Shqipërisë me ujin është krejt i veçantë, me kontraste nga më të çuditshmit. Jo pa shkak konsiderohet si një vend i bekuar sa i takon rezervave ujore: për numër popullate është i dyti në Europë, pas Norvegjisë. Sipas studimeve më të fundit në Shqipëri rrjedhin rreth 1300 metër kub ujë në sekondë dhe për të përmbushur nevojat e saj Shqipërisë i duhet vetëm 1 % e kësaj rezerve. Nga niveli i prodhimit të ujit të pijshëm vendi ka një standard, që është 4 herë më i lartë se ai europian. Nga përllogaritjet zyrtare, rreth 68% e sasisë së prodhuar shkon dëm, humbet, duke shkaktuar “etje” pavarësisht bollëkut. Furnizimi real aktual është mesatarisht në rreth 11 ose 12 orë në ditë. Por kjo shifër mesatarisht ka shumë luhatje: nga furnizimi me ujë 24 orë, siç janë Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi e Berati dhe deri në furnizimin 4-6 orë në ditë për zona të tjera të vendit. Gjithashtu ndonëse konsumatorët furnizohen me ujë nga rrjeti i ujësjellësit, shumë prej tyre e blejnë atë, shkojnë direkt në burimet më të afërta për të mbushur ujë të pijshëm, çka tregon që ai nuk është i një cilësie të kënaqshme. Një rol të rëndësishëm për rritjen e cilësisë ujit të pijshëm, kanë politikat që realizohen në garantimin e një sistemi të menaxhimit nga burimet ujore deri tek konsumatori i fundit dhe largimi i ujërave të përdorura. Ndërmjet këtij auditimi KLSH ka dashur të ndihmojë në rrugën për përmbushjen dhe plotësimin e përparësive strategjike në garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm sa më cilësor, në zbatim të standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira europiane, për përmirësimin, modernizimin e sistemit të menaxhimit të ujit të pijshëm, në ofrimin e tij sa më cilësor me kosto sa më të ulët e për rrjedhojë tarifa të përshtatshme, sepse nuk është plotësisht në harmoni të plotë me kërkesat e konsumatorëve në drejtim të:

a) rritjes së cilësisë së shërbimit, ulje kostos e tarifave, trajtim të barabartë të kërkesave dhe të detyrimeve tyre, rritje të transparencës, etj.;

b) përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm;

c) përmirësimit të sistemit të largimit dhe përpunimit të ujërave të përdorura;

d) furnizimit me ujë 24 orë në ditë;

e) përmirësimit të cilësisë së ujit të pijshëm sipas standardeve shtetërorë dhe të BE;

f) nga disa përllogaritje të thjeshta të realizuara nga studiues të ndryshëm në botë, rezulton se vetëm nga përdorimi i ujit të çezmës:

“A e dini se?”

Uji i pijshëm, në fokusin e auditimit të performancës

Disa nga mangësitë e konstatuara gjatë auditimit me gjithë punën e bërë deri më sot, në përmirësimin e shërbimit për ofrimin sa më cilësor të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të përdorura në minimizimin e mangësive janë në:

·         legjislacionin dhe mënyrën e përdorimit të tij, përcaktimin e fushës dhe përgjegjësisë;

·         kompetencat, vendimmarrjen dhe bashkëpunimin midis institucioneve, mungesën e transparencës dhe ekspertizës në hartimin e strategjive;

·         mungesën në furnizimin me ujë të pijshëm;

·         furnizimin me orar të reduktuar me ujë të pijshëm ose jo 24 në ditë;

·         mungesën e kanalizimeve për largimin e ujërave të përdorur;

·         mungesa në monitorimin e cilësisë së ujit;

·         ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e tubacioneve të furnizimit më ujë të pijshëm;

·         ndërhyrjet e paligjshme në burimet e ujërave të pijshëm;

·         mangësitë në kryerjen cilësore të analizave të ujit të pijshëm;

·         mangësi në klorinimin e ujit të pijshëm;

·         mangësi në mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm;

·         mangësi në mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të përdorura si dhe të impianteve të pastrimit të tyre;

·         eliminimin e derdhjes së ujërave të përdorura të papërpunuara në lumenj, liqene, det, gropa septike;

·         mungesën e impianteve të përpunimit të ujërave të përdorura dhe mirëfunksionimin e tyre;

·         mungesën e mjeteve dhe të burimeve financiare për furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm;  

·         mungesën e mjeteve dhe të burimeve financiare për largimin dhe përpunimin e ujërave të përdorur;  

·         mangësi në llogaritjen e kostove, dhe përcaktimin e tarifave, për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të përdorura;

·         mangësi në llogaritjen e prodhimit të ujit të pijshëm dhe të humbjeve në rrjet për ujin e pijshëm;

·         mangësive të theksuara në menaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizime;

·         ndryshimet e shpeshta të punonjësve të njësive të menaxhimit të ujit;

·         mangësi në trajnimin e aftësimit profesional të punonjësve në përfitimin e përvojave të reja profesionale, duke ndarë dhe përvojën e tyre; etj.

Disa nga rekomandimet për përmirësimin dhe përsosjen e cilësisë së ujit janë:

Institucionet shtetërore dhe pushteti vendor të rrisin bashkëpunim për:

-          të arritur performancën më të mirë në menaxhimin e sektorit të ujësjellës kanalizime me synim rritjen e cilësisë shërbimit për të mirën e gjithë konsumatorëve;

-          të arritur furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm sipas standardeve për të gjithë popullsinë e vendit;

-          të arritur largimin e trajtimin e ujërave të përdorura sipas standardeve për të gjithë popullsinë e vendit;

-          të matur 100% sasinë e ujit të prodhuar;

-          të ulur nivelin e lartë të humbjeve të ujit të pijshëm;

-          të mundësuar rritjen e të ardhurave si rezultat i rritjes së volumit të ujit të shitur;

-          të kryer investime në përmirësimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve që janë tejet të amortizuar;

-          të përmirësuar raportet e rritjes së nivelit të prodhimit krahasuar me rritjen e elementëve kostos;

-          të përmirësuar tarifat e ujit të pijshëm dhe largimit e trajtimit të ujërave të përdorura, të cilat kanë ardhur gjithmonë e në rritje;

-          të rritur nivelin e arkëtimin e të ardhurave dhe vjeljen e debitorëve;

-          të mundësuar rritjen e financimit nga ndërmarrjet e UK,

-          të rritur efektivitetin e punës nëpërmjet treguesit mesatar të punonjësve për 1000 lidhje të shërbyera;

-          të përmirësuar afatet e shqyrtimit dhe realizimit të ankesave të konsumatorëve;

-           licencimin e puseve privatë e kolektivë të furnizimit me ujë dhe marrjes së masave përkatëse për kontrollin e tyre higjeno-sanitar;

-          eliminimit të ndërhyrjeve të paligjshme në tubacionet e furnizimit me ujë të pijshëm;

-          vendosjen 100% të matësve së ujit të pijshëm për konsumatorët dhe në pikat e hyrjes së zonës;

-          monitorimin dhe kontrollin e procesit të disinfektimit të ujit me hipoklorit natriumi nga burimi deri në pikat fundore të zonave duke bërë analizën e klorit mbetës dhe cilësinë e ujit;

-          përmirësimin e sistemit të menaxhimit, sigurisë së ujit të pijshëm dhe të planit të kampionimeve;

-          monitorimin dhe evidentimin e puseve kolektive apo privatë që shfrytëzohen për prodhimin e ujit për konsum familjar të hapur pa lejen përkatëse;

-          marrjes masave konkrete në kryerjen e investimeve për vendosjen e sistemeve automatike të klorinimit të ujit të pijshëm;

-          shtimit të investimeve për shoqëritë e UK të cilat nuk kanë laboratorë dhe fuqizimit;

-           të sensibilizojnë konsumatorët për realizimin sa më të mirë të procesit të kryerjes së dezinfektimit të rezervuarëve në godinat publike e private shumë katesh, si masë parandaluese për të evituar ndotjen e mundshme të ujit të pijshëm në to sepse mbrojnë shëndetin e tyre të fëmijëve dhe brezave që vijnë.

*Audituese, Departamenti i Auditimit të Performancës