BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ujin e pinë të gjithë, por shëndet i jep atij që djersin duke punuar

Ujin e pinë të gjithë, por shëndet i jep atij që

Duke ndjekur zhvillimet e ngjarjeve brenda dhe jashtë vendit më shtyp dhe Televizor, nëpërmjet këtij shkrimi desha të theksoj mbështetjen dhe ndihmën që jep SH.B.A dhe Ambasadorja Yuri Kim me zgjidhjen e problemeve dhe halleve që ka Shqipëria. Si qytetar i këtij vendi i falënderoj, në të njëjtën kohë përgëzoj analistët, duke veçuar: Stavri Vangjeli, Frrok Çupi, Pandeli Bardhi, Fatos Klosi, Skënder Minxhozi, Spartak Ngjela etj për cilësinë e shkrimeve me argumente bindëse të cilat japin një kontribut drejt qytetarëve.

Mbi reformën territoriale:

 Njësitë administrative mendoj se duhet të jenë:

*12 qarqe, 40 Bashki, 60 komuna kryesisht në zonat rurale.

*Në zonat rurale me mbi 10.000 banorë të ketë komuna.

*Te bëhet ligji për njësitë vendore ku të përcaktohen detyrat dhe sanksionet për mos realizimet.

*Kryetari i qarkut të jetë përgjegjës direkt për menaxhimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga njësitë vendore të qarkut.

*Për mos realizimin e detyrave në kohë dhe me cilësi, drejtuesit e bashkive (Komunave) të gjobiten me 5 milion lekë nga ana e kryetarit te qarkut, ndërsa kur konstatohen abuzime me detyrat te shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht.

Në bashki (komuna) të krijohet grupi i emergjencave në raste fatkeqesie me punonjesit e tyre.

*Për te gjitha problemet në bashki (komuna) për shqetësimet e qytetarëve, drejtuesit e njësive administrative mbajnë përgjegjësi direkte njëlloj si njësitë e specializuara si: Ujësjellësi, Shëndetësia, drejtoritë e shkollave, drejtoria e higjenës etj.

*Në varësi të qarkut të krijohet task-forca për të kontrolluar zbatimin e detyrave.

*Në bashki ( komuna ) të vendoset juristi i cili do të mbajë përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve që do lindin, si dhe për edukimin ligjor të qytetarëve.

*Të përcaktohen detyra të sakta për shefat e bujqësisë të cilët përgjigjen direkt për kultivimin e bimëve narkotike në territorin e njësisë vendore, po kështu për gatishmërinë e kanaleve vaditëse , sigurinë e Liqeneve (Rezervuarëve) ; për veterinarinë, etj.

B) Mbi reformën zgjedhore.

*Të votosh është detyrim moral dhe ligjor.

Në kushtet e virusit-19 është një vështirësi e madhe për qytetarët në migracion prandaj duhet të justifikohen për mungesën në votim, po gjithashtu të justifikohen dhe ata që janë me raport mjeku. Prandaj partitë politike që futen në zgjedhje nuk duhen të kërkojnë siç i thonë "Qiqra në hell".

* Qytetarët që kanë votuar duhet të shpërblehen me 2000 lek ndërsa ato që nuk kanë votuar të gjobiten me 10.000 lek.

Lekët shkojnë në buxhetin e KQZ monitorimin e kësaj pune e kryen qendra e votimit dhe KZA.

* Kandidatët për në parlament dhe Kryetar Bashkie (komune) fillimisht duhet të plotësojnë deklaratën për dekriminalizimin, por edhe një të tillë për kushtet që duhet të plotësojë në realizimin e detyrave në lidhje me funksionin.

* Deputeti dhe kryetari i bashkisë (komunës) detyrimisht duhet të jenë anëtar banues të komunitetit që i ka zgjedhur.

* Deputeti në parlament duhet të flasë me edukatë e mirësjellje si qytetar i kulturuar. Në të kundërt atij i hiqet vërejtje e në rast përsëritje i hiqet mandati i deputetit. Në rast të ofendimeve apo veprime rrugaçërie të dënohet ligjërisht.

* Deputeti, kryetari baskisë (komunës) nuk duhet të jetë i mbrojtur para ligjit pse është i zgjedhur.

* Përqindja në votime duhet të jetë mbi 70% e votuesve sepse çdo qytetar voton për veten e tij e jo për "Agallarët".

* Deputeti detyrimisht duhet të japë llogari dhënie çdo 6 muaj para votuesve me shkrim duke e dorëzuar atë në kuvend i cili bën verifikimin dhe nxjerr konkluzionet përkatëse.

* Dhënia e licencave duhet të bëhet nga këshilli bashkisë

( komunës ), Juristi pranë tyre, duke e miratuar nga kryetari i qarkut përkatës.

* Për mos realizimin e e detyrave të planifikuara nga baskitë (komunat), Kuvendi i shkarkon nga detyra duke përcaktuar dhe vlerën e dëmit të shkaktuar sepse boll kanë abuzuar deri tani duke u marrë me punët e bizneseve të tyre. etj.

* Shqipëria me rreth 2 milion votues, ka mbi 100 parti, shumica parti fantazma të cilat kanë abuzuar me fondet e shtetit.

Një raport i tillë është absurd. Prandaj ky raport duhet duhet rregulluar urgjentisht.

Të gjitha partitë që nuk kanë kaluar 5% në zgjedhjet e fundit duhet të shkrihen duke kaluar në regjistër si shoqata.

c) Në lidhje me aktivizimin në punë të ndryshme të policisë së shtetit dhe ushtarakëve.

* Policia dhe ushtarakët mirë bëjnë që aktivizohen në rastet e fatkeqësive natyrore në ndihmë të qytetarëve, por nuk e quaj me vend që ato të përdoren si kosarë për të prerë kanabis apo në pastrimin e territoreve të ndryshme. Policia dhe ushtria kanë një funksion të lartë në mbrojtjen e vendit dhe jetën e qytetarëve. Mbasi një veprim i tillë e ul figurën e ushtarakut. Unë kam qenë ushtarak por nëse do më jepej një detyrë siç e theksova më sipër, unë nuk do e pranoja, më mirë do pranoja dorëheqjen si ushtarak. Pra: punët që i takojnë ti kryejë bashkia u dashka ti bëjë policia dhe ushtria ndërsa bashkitë, ndërmarrjet e pyjeve, të bujqësisë, të gjelbërimit etj të marrin rrogat pa punuar. Kësaj i thonë siç thotë populli "të punojnë Malot dhe të hanë Balot".

* Qeveria, policia të përballet me protesta, dëmtime, shkatërrime siç ka ndodhur deri tani, ndërsa kryetarët e bashkive dhe organet përkatëse të lart përmendura, të bëjnë "Aheng" dhe të merren me bizneset e tyre private...

* Unë i njoh me objektivitet vështirësitë që kalon vendi e kryesisht nga virusi-19, pasojat e tërmetit e të tjera por drejtuesit e shtetit e kuptojnë që rreth 70% e qytetarëve duke përjashtuar pensionistët janë të korruptuar në lloj-lloj formash.

Në mediet televizive nuk sheh programe, emisione për edukimin e fëmijëve, për edukimin ligjor të qytetarëve por sheh emisione ç’edukimi, tërë ditën do të shohësh se sa u vranë,

sa u grabitën, sa u arrestuan, sa u përdhunuan, sa u shkarkuan etj. Jo, populli thotë: " gjella me kripë, kripa me karar". Këto fenomene nuk u krijuan për një ditë, jo! Këto e kanë zanafillën që në fillimin e demokracisë e në vazhdim. Nuk kam mendimin se e ka fajin demokracia -jo- por politikanët, drejtuesit e shtetit të korruptuar në gjithë përfshirje, të nxitur nga qarqet reaksionare te fqinjëve që nuk ja duan të mirën vendit tonë. Dhe aktualisht shtetin dhe shoqërinë e bien vërdallë disa kategori njerëzish kryesisht:

1- Biznesmenët qe kanë vjedhur dhe grabitur nga 90-ta e deri tani

2- Doktorët që marrin rrogë në shtet dhe rrogë tek biznesi privat. Për ilustrim: Kur shkon tek mjeku të thotë: Hajde ne orën "x" tek klinika "y". E kuptueshme.... është gjynah tu rritësh rrogat kësaj kategorie, përjashtuar mjekut të familjes dhe infermierëve.

3- Drejtuesit e bashkive, politikanët dhe një pjesë e medieve televizive etj.

 

D) Për mbrojtjen e pronave të luajtshme dhe të pa luajtshme.

Në kushtet demografike që kalon vendi është shumë e domosdoshme të merren masa ligjore për mbrojtjen e pronave. Ky problem aktualisht më shqetësues është në zonat rurale, ku një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë larguar nga fshatrat në kuadër të lëvizjeve demografike në drejtim të qyteteve dhe jashtë shtetit. Në këtë drejtim, pronat janë degraduar e dëmtuar nga pakujdesia për mbrojtjen e tyre. Problemi shkon deri në humbjen e pronësisë, sepse të zotët e tyre ose janë shuar dhe trashëgimtarët janë në emigracion. Në këto kushte ato kanë mbetur pa mbrojtje ligjore. Në këtë aspekt ka shumë mundësi që me këto prona të bëhen veprime abuzive.

Prandaj mendoj se duhet të merren disa masa ligjore si:

*Të bëhet ligji për mbrojtjen e pronave ku njësitë administrative të përgjigjen për mbrojtjen e tyre.

*Të krijohet agjencia e pronave në shkallë Qarku, ku të theksohet:

- Pronë në përdorim pa kujdesje

- Pronë në mbrojtje nga bashkia (komuna)

- Pronë në mbrojtje pa pronar e kaluar në pronësi të baskisë (komunës)

- Të gjithë trashëgimtarët që janë larguar nga zona ku ndodhet prona apo jashtë shtetit , brenda 5 viteve nga koha e miratimit të ligjit, të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm në agjencinë e pronave.

- Prona e kaluar në mbrojtje nga bashkitë (komunat) nuk kanë të drejtë ta shesin, ata mund ta japin në përdorim me afat dhe vlera e saj regjistrohet në llogari të veçanta në agjencinë e pronave. etj...

Për lexuesin: Faleminderit për mirëkuptimin! "Lum ai që bën mirë, i mjeri ai që nuk ta din".