BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

“Ujku” bën kërdinë, “gjahtarët” në kërkim të gjurmëve!

“Ujku” bën kërdinë, “gjahtarët”

Doli një i “mençur” para pak ditëve dhe hodhi një gur në Lumë! “Ta provoj njëherë, tha ai, a do ta “hanë” këta “budallenjtë të mbledhur të gjithë bashkë”? Ishte i bindur që ka të bëjë me politikanë të tipit “elifimatrak” dhe kjo u vërtetua! Pavarësisht nëse ai që e hodhi këtë “gur” për vëllain e ministrit të Brendshëm nëpërmjet një video-përgjimi është njeri i ndershëm apo jo, e bëri për mirë a për keq, e bëri për të thënë një të vërtetë apo një gënjeshtër, është pijanec, drogaxhi apo narkotrafikant, këto nuk kanë shumë rëndësi dhe me këtë le të merren specialistët, pavarësisht që të gjithë janë bërë specialistë! Ajo ç’ka na intereson, është që ai, është njeri i zgjuar sepse përsa i përket asaj i “ndershëm”, kjo cilësi ka kohë që është hequr nga fjalori. Kur them që ai është njeri i zgjuar, sepse zgjuarsia e njerëzve nuk tregohet vetëm atëherë kur ata bëjnë gjëra të mira, por edhe atëherë kur ata bëjnë shtrembësira apo i si i thonë në gjuhën popullore kur bëjnë “dobiçllëqe”! Them njeri i zgjuar, apo për të qenë më të saktë, mund të themi që janë disa njerëz të zgjuar që kanë bërë këtë “prapësi”, vetëm e vetëm për të patur një armë më shumë për të zbatuar planin e tyre, atë që kanë “instaluar” në mendje qysh herët. Ky grup njerëzish, jo më kot kanë gjetur këtë “hekur të nxehtë” që ka kohë që qëndron brenda në “zjarrin” e ndezur nga të gjithë “zjarrvënësit” e Shqipërisë! Pa hyrë në komente të tepërta, unë jam i mendimit që edhe incizimi i trafikantëve të lëndëve narkotike, është aftësi e atyre që duan të bëjnë keq apo mirë dhe për këtë gjetën edhe një argument më shumë. Edhe sikur të mos ishte bërë ky video-përgjim, të gjithë e dinë, i madh e i vogël që vëllai i Ministrit të Brendshëm është marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, qysh në moshë të hershme, kur ishte “minoren” vetëm njëzet e pesë vjeç dhe në këtë moshë, të gjithë bëjnë gabime.

Ishte viti 2002 dhe ky, as që ja kishte dëgjuar “emrin” kokainës! Së dyti, edhe sikur të mos ishte ky video-përgjim i ditëve të fundit, përderisa ai ishte narkotrafikant nuk do shumë mend që trafikantët hanë e pinë bashkë, bëjnë muhabete dhe vendosin pseudonime, flasin nëpër telefona apo takohen herë pas here për të bërë shkëmbime mendimesh se si mund ta përsosin më shumë trafikimin e lëndëve narkotike etj., etj. Në këtë kuptim, video-përgjimi i fundit ka ose nuk ka fare rëndësi dhe kjo është njëra anë. Të çudit fakti që pikërisht për këtë gjë fare të papërfillshme, janë ngritur dhe kanë rrëmbyer “hunjtë” ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, ish presidentë me e pa mustaqe, kryeministra dhe ish kryeministra, gjykatës e prokurorë dhe ish të tillë, avokatë e ish avokatë, të tipit sekserë, analistë e ish analistë, emisione “Provokacia” e provokatorë (sepse këtu çdo gjë shihet si provokim), emisione “GavaritMaskva” e “GavaritBangla Deshi”, e deri tek qytetari më i thjeshtë. Paralajmërohen protesta, shahen e ofendohen me njëri tjetrin deputetë “adoleshentë’ e deputetë “modernë’ të kohës, dhe secili në “pozicionin e vet “luftarak” qëllon me “breshëri” në emër të “Zotit” të tij, partisë që i shërben apo atij kryetari që simpatizon. Ah i madhi Faik Konica, sikur të ngriheshe nga varri e të shihje edhe një herë me sytë e ty, të dëgjoje me veshët e tu dhe me gojën tuaj ta përsëritnit edhe një herë atë që keni thënë më shumë se një shekull më parë: “Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”. Sot mbas më shumë se një shekull, politikanët shqiptarë, jo vetëm që nuk janë shëruar nga dashuria për individët që ata simpatizojnë, dhe këtë nuk ua mohon kush, por e keqja është që këtë dashuri e bëjnë për të urryer dhe për t’i bërë “gropën” kundërshtarit! Nëpërmjet kësaj “dashurie”, ata po futin një frymë të tillë që të “shqyejnë” me gjithçka kundërshtarët dhe të ngrenë lart ata që simpatizojnë! Këta farë politikanësh të të gjitha niveleve, kanë vetëm një ideal në jetën e tyre dhe ky është të “varrosin” kundërshtarin politik për të shpëtuar “lëkurën” e tyre, dhe asgjë nuk bëjnë për të “shëruar” Shqipërinë. Njëri politikan u bën thirrje simpatizantëve të tij të ngrihen në protesta, tjetri u bën thirrje atyre të vetëve dhe kështu jo si pa dashur, por me dashje e me ndërgjegje të plotë përçajnë Shqipërinë! Shqipëria është kjo tokë 28000km2, me tokë, me pyje, me fusha me male, me lumenj e Liqene, me det e me kodra, të banuar nga shqiptarët. Pyjet u shkatërruan, fushat janë lënë djerrë, lumenjtë janë shterrur, liqenet janë kthyer në vende hedhurinash, tokën e kanë mbjellë me prodhime “vdekjeje”, nëntokën e përdorin për të grabitur “të fortët” bashkë me të huajt... Tani, rradha u ka ardhur qytetarëve që ata të shkojnë në “rrugën e djallit” që ata të urrejnë njëri tjetrin, që ata të braktisin Shqipërinë. Këtë nuk e thonë hapur, që “ju shqiptarë” largohuni nga Shqipëria sepse Shqipëria, nuk ka vend as për të gjallë, as për të “vdekur”, largohuni sepse këtu “do të hani njëri tjetrin” e kur të ndaheni nga jeta, nuk do t’ju treti toka, por do t’ju hanë “qentë”! Politikanët na kanë sjellë në një pikë të tillë ku disa milionerë tundin “zinxhirin” dhe kanë sa “nuk dinë ku i kanë dhe sa kanë” dhe shumica tjetër “llafos me vete”! Mora kaq lekë të pensionit, apo pagën mujore ata dhjetë përqind që janë të punësuar, paga e të cilëve është sa një pension minimal në shkallë vendi. Me këto do të marr “X” ilaçe, i kam “Y” borxhe, do të shkoj tek vëllai apo motra që e gjej a nuk e gjej.... dhe ja, mbaruan. Po të tjerat, të ha, të pi, të paguaj drita e ujë taksa e tatime, e dreqi e merr vesh ç’farë do të bëj...? Ja, këto llafosin me veten e vet dhe disa i durojnë, të tjerëve nuk u mbajnë nervat dhe kalojnë “vijën e kuqe”, të tjerë i futen lëndëve narkotike e të tjerë sulmojnë dyqane e magazina, supermarkete, shtëpi e ç’të gjejnë për të vjedhur...! Të gjitha këto janë “ujku” që megjithëse e shohin të gjithë askush nuk flet, askush nuk bën as më të voglën përçapje se si do t’i vejë halli këtij vendi. “Baballarët e Kombit” deputetët, dikur i dëgjonin, më pas i dëgjonin “veresie”, më tej i dëgjonin vetëm për të qeshur ndonjë copë herë dhe sot që flasim, nuk i dëgjojnë sepse kanë neveri kur i shohin e i dëgjojnë që zihen e shajnë “vençe”!

Të gjithë, disa entuziastë që kanë zbuluar “thembrën e Akilit”, një trafikant narkotikësh të vitit 2002, disa “të mërzitur” që u lëshon buza “vrer” e të nxirë kërkojnë të bindin që “kjo video nuk është e vërtetë”. Të tjerë “provokatorë” e “provokacia”, avokatë e sekserë, debilë e derdimenë, fantazojnë. “Unë mendoj kështu e ashtu për Agron Xhafën” e hodhi ky apo ai këtë “karrem”, “është ai apo tjetri që e ka nxitur”, “nuk ke bythë të dish më shumë se unë more idiot”, etj., etj. Vetëm fantazira që secili ka në mendjen e vet dhe i shpreh në mënyrë “demokratike”! Kanë më shumë se dy javë që merren me fantazira dhe nuk dihet se sa do të vazhdojnë akoma! Për ato që bëjnë “muuuuu”, varfëria që sa vjen e thellohet, çmimet që rriten e rriten, mielli i “qenve”, egërsia që po errëson çdo logjikë, shkollat që po braktisen, fermerët që po vaditin me djersë prodhimet që kalben, gjykatës e prokurorë që janë bërë më sekserë nga sekserët, hipotekat që janë bërë vende “kumari”, administratat e mbushura me njerëz të paaftë dhe simpatizantë të partive, të gjitha këto, politikanëve u duken “gjurmë”! Çdo gjë ecën përpara, zhvillohet, pasurohet. Kështu na mëson filozofia. Tek ne, bën përjashtim ky ligj. Tek ne, çdo gjë ecën së prapthi, varfërohet, pakësohet. Edhe popullsia kështu po “firaks” nga viti në vit. Askush nuk i zë në gojë këto “gjurmë”, përpara “ujkut” Agron Xhafaj! Askush nuk merret, askush nuk e vret mendjen, as pozitarët e as opozitarët, as ata që fshihen prapa “murit” dhe fërkojnë duart me shpresë që qeveria po “rrëzohet”! Kush fiton dhe kush humbet? Nuk e vrasin shumë mendjen për këtë, mjafton që të realizohet “skenari” i secilit që ka ngulitur në kokë! Të “fituar” në këtë situatë janë vetëm trafikantët qysh nga ata të qenieve njerëzore e deri tek ata të lëndëve narkotike. Të “fituar” janë falsifikatorët, janë hajdutët dhe ata që futen nëpër burgje për të ngrënë një pjatë supë “qyl” për një kohë të shkurtër! Të “fituar” janë edhe trafikantët politikanë e policë, drejtorë e shefa, por këtyre nuk u bëhet ndonjë video-përgjim sepse janë të kohëve të fundit, janë të ditëve të fundit. Kanë rradhë gjërat. Duhet të merren më parë me ata të vitit 2002 e më pas me ata të vitit 2018! “Ky “ujk” vazhdon të “shqyejë” jetë njerëzish, të errësojë të ardhmen, perspektivën. Vazhdoni ju “ujk”, vazhdoni të bëni punën tuaj sepse të gjithë janë të zënë deri në fyt me punë!

Nga Pandeli BARDHI