BREAKING NEWS

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika,
x
BREAKING NEWS

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur
x
BREAKING NEWS

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush
x
BREAKING NEWS

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike,
x
BREAKING NEWS

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në
x

Opinion / Editorial

"Ujku” e ndërroi qimen! Po zakonin?!

"Ujku” e ndërroi qimen! Po zakonin?!

Vetëm ai e di si ka duruar që për shumë kohë ka ndenjur i mbyllur në një “kolibe”! E ka në gen instiktin e egërsisë, e megjithatë, edhe prej andej, hungërinte e kërcënonte por jo me gjithë forcën e zërit sepse e pengonte  “qaforja” në formën e kollares që i kishin vënë në qafë.! Qysh në fillimet e mbylljes në këtë “kolibe” ju dha mundësia të shkonte pranë një Liqeni dhe të deklaronte:  “Nëqoftëse, nuk arrihet që të ketë unitet midis të gjitha “kafshëve të pyllit”, unë do të vras veten si Salvador Allende, një “ujk” i vjetër andej nga Kili. Por,. A mund të ketë unitet midis ‘kafshëve grabitqare” në këtë “pyll” ku nuk kanë lënë as gurrë pa grabitur, as ata me ngjyrë rozë, as ata blutë që janë ndarë më tresh, dhe as këta  të Ujkut” të kuq,dhe të deklarosh që të ketë “unitet” midis tyre, kur nuk kanë mbetur as gjethe e as shkurre, është më shumë  se marrëzi!...Por, a u vendos uniteti? Shihni dhe shkruani se ç’farë unitet kemi, por ama veten nuk e vrau dhe mirë bëri sepse në fund të fundit, edhe ai ka dobinë e vet, dhe është vetëm e drejta e Zotit t’i marri jetën ç’do qenie të gjallë mbi tokë..Askush nuk është i tepërt në këtë botë, prandaj betimet të bëhen për të bërë më të mirën e vendit dhe jo të vrasin veten..Nejse, kjo, është një temë tjetër dhe t’i mbyllim ato e t’i quajmë të shkuara e të harruara. Ja tek erdhi dita dhe doli nga “kolibja” duke lëshuar  një britmë të madhe: “Unë, dola nga “Kolibja. Siç e shikoni, e ndërrova lëkurën ( e hoqa xhaketën dhe tani jam me këmishë”, e cila ,nënkuptonte: “Këtej e tutje do të më shikoni, sepse nuk ka asgjë që më ndalon   Ngjyrën e lëkurës, ajo që më ka nxjerrë namin,e hoqa, tani, jam me një ngjyrë “kuq e zi”! Por e parë me vëmendje, kjo “logo” kuq e zi, seç tregon disa të zeza me  formën e disa veglave si comanga, kosore, sfurqe.... “Ajo ç’ka është edhe më kryesore, deshi të bindë ata që “nuk e dinë”, qe  “forma, apo ngjyra e lëkurës, shpreh edhe “përmbajtjen”dhe këtej e tutje, unë nuk do të jem më “agresiv” si në të kaluarën dhe  “Unë, vdes për Shqipërinë..”!.   Kjo shprehja e fundit, është më e besueshme, sepse e ka “justifikuar” edhe herë të tjera.. A thua se “e dëgjuan” pjesëmarrësit britmat e shumta në një sallë “bosh”,  që këtej e tutje, Ujku e ka “harruar” zakonin e vjetër? Ja të shohim,  Me një “Ujk” tjetër, edhe më plak, deklaroi se do të bashkohet për të rrëzuar “Ujkun” që qeveris.. “Ujku” që qeveris, ç’është e vërteta, e ka bërë hak që të rrëzohet, por sado që “egërsirat” të mos e duan njëra tjetrën, ajo ç’ka i bashkon dhe nuk e  akuzojnë njëra tjetrën, është instinkti i grabitjes e cila i bashkon të gjithë në një “koritë”!.  “Ujku” plak, me të cilin është në akord, është ajo më e pabesueshmja dhe ja përse. Nuk ka kaluar shumë kohë që Ujku” plak e akuzonte dhe e kërcënonte “Ujkun” më të ri, veç të tjerave, edhe  si komplotist për të vrarë një “anëtar” të “P(arlamentit)yllit”, atë më të pafajshmin, siç ishte Fufi  dhe një tjetër. “Ujku” i ri, atëherë, me të qeshur i drejtohej  të tjerëve për “Ujkun” Plak: “ A ja keni dhënë “tagjinë”? A ja keni dhënë ilaçet? Shpejt ja jepni sepse ka dalë nga “binarët”!.. Më herët akoma, “Ujku” Plak e akuzonte për ngjyrën “e verdhë”  që kishte marrë, atë të verdhushkave.!...More, po sa ngjyra paska patur ky “Ujk” që kërkon t’u mbushi mendjen të tjerëve se, bashkë me ngjyrat, e ka ndërruar edhe zakonin, jo njëherë, por shumë herë “Ujku” i ri, nuk ka lënë gjë pa thënë, nuk ka lënë akuzë pa i bërë “Ujkut” Plak, atëherë kur ky i fundit ishte pa “mëhanë”,  e jo  sot, që ai ka marrë disa plagë e po i shtohen akoma në të ardhmen.. Ç’farë i lidh? Gojët e liga, thonë që me siguri pret që “Plaku” të kthejë këmbët nga dielli,(Mos e dhëntë Perëndia) dhe më pas, të marri vetë flamurin e “Ujkut” më të fuqishëm të “pyllit”! Sa për një “Lepurush” që ka qenë edhe ky disa kohës si një “rrepkë” pas Plakut, nuk e ka fare në “refene” dhe e thotë me gojën e tij qysh kur ishte në “Kolibe”  “I thashë Lulushit eja këtu, mblidh opozitën se janë prishur rregullat e lojës, i thashë eja këtu se do merrem unë. Njerëzit do të ti sjell unë, me organizimin merrem vetë. I thashë vetëm thuaju që Meta do të jetë prapë President se Presidenti do të zgjidhej, e ti do të jesh Kryeministër. I thashë këtë që Lulushi të dilte me rritje që të mbrohej edhe Presidenti dhe PD që e trajtonin ashtu siç e trajtonin..”!Po të  kuptonte kaq thellë “Lulush-Leopurushi, ai diçka do të ishte, por jo “Lulush-lepurush’! Nejse, kjo, nuk është e rëndësishme aq sa është ajo që “Ujku” qysh në Kolibe” nuk është marrë me detyrën e tij, siç ja jepte Ligji Themelor” por është marrë me komplote, “Më mbështet ti mua që edhe unë të të mbështes ty,  që ti, të bëhesh Kryeministër dhe unë të jem President! “Lulushi”, mbushej  me “oksigjenin” dhe  deklaronte:  “Unë, Kryeministri i Shqipërisë” dhe nuk shihte rreth e rrotull “pyllit” se sa “grabitqarë” të tjerë kishte, që rastësia e ka shpëtuar pa e “kollofitur”dhe  “lavdi Zotit” që shpëtoi me aq. Nuk është e para herë që “Ujku” ndërron ngjyrën e lëkurës, dhe nga etja që ka për të grabitur edhe në të ardhmen, ja ndërroi edhe emrin forcës politike  dhe u nuk dha dorëheqjen që të paktën të bëhej pak i besueshëm, por është e treta herë që herë ky e herë bashkëshortja nuk e lëshojnë “partinë familjare” që besojnë që këtej e tutje, kjo do të jetë një Parti ndryshe! Absurditet!.. Fali Zot, se nuk e dinë ç’bëjnë. Kjo më kujton një barcaletë duke i kërkuar ndjesë lexuesit .. Një prostitutë, e ndërroi edhe emrin edhe profesionin dhe këtej e tutje, tha, nuk do të jem më prostitutë, por “putanë”! U mburr shumë me këtë dhe i thotë babait: Nuk jam më e para. Po pse? I thotë babai.. “Sepse sot e tutje, kam këtë emër.. “Ti mund të vësh ç’fardo emër të duash por brenda e jashtë mbetesh ajo që ishe, por këtë emër, mbaje ta keni si rezervë.!. As “Ujku” as “dhelpra” kurrë nuk e harrojnë zakonin e tyre. Të tjerat, janë “pano samari”!. Edhe “Rilindja”, bashkë me të tjerat, ka, kohë që ka hequr “kollaren”  socialistes dhe ka veshur “brekushet ” dhe  nuk ka asgjë të përbashkët  me ato vlera që ka një parti e majtë  serioze siç janë shumica e qytetarëve të këtij vendi. Në një rang me të tjerët, “rilindasit” jo ata që shitën pasurinë për Shqipërinë, por këta të sotmit që po shesin Shqipërinë për pasurinë e tyre.. E vërteta është që këtu në këtë vend, “të majtët janë bërë më të djathtë se të djathtët dhe të djathtët janë bërë më të majtë se vetë të majtët”.! Hë,, ku e lamë? Ah, tek “Ujku”që të them edhe diçka në fund sepse ky të bën më shumë se për të qeshur, por duhet të jesh i “ngeshëm” që të merresh me personazhe të tilla i cili sapo doli nga “Kolibja” bërtiti me të madhe. “Do të marri fund korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni:”! A, kjo duhet marrë seriozisht sepse është “zhdukje” në fuqi të tretë! Tani, po, tani Shqipëria do të hyjë në rrjedhën e saj..!Po kush do të sjelli këtë “mrekulli”? Do e sjelli një i “Luftëtar i korrupsionit”!!! Për ta mbyllur, seç dëgjova sepse këtu, nuk lënë gjë pa gërmuar, që “Ujku” akuzohet se figuron në listën e Dosjeve.. Nuk qëndron ajo  që ç’do gjë që thuhet, është e vërtetë. Këtë e kam të fiksuar mirë. Por ajo që më bën përshtypje, “Ujku” as e mohoi një gjë të tillë që vinte andej nga Mali me Gropa, por nxori një “Ogicin” e tij apo “Manarin” që ta kuptoni më mirë, si i “besueshëm” që është mbasi i ka qëndruar si bisht për pesë vite që të thotë me gjysëm zërin e “Ujkut”: “Shikoni se keni probleme më të mëdha përpara, si çështja e Detit, inceneratorët etj etj..”! E thënë më shqip, kuptohet: “Po, kjo është e vërtetë, por ka më të rëndësishme se kjo”!...Moj kasolle ku na mblodhe..! Por ajo që ma bën më të besueshme këtë të Dosjeve me pseudonime si “bisturi”, “penicilina”, Dezinjatori”, “Qytyku”, “Fisheku” etj etj është ajo që Dosjet, apo Ligji i lustracionit siç quhet ndryshe, nuk u zbatua kurrë, që t ja mbajnë njëri tjetrit si “vëth në vesh”! A mund të besoni tani për të ardhmen, kur pushkën e kanë marrë kriminelët, lapsin e kanë marrë të pashkollët, karrigen e kanë marrë batakçinjtë dhe qeverisin idiotët që kanë “tru elektronik” vetëm për të vjedhur.?  Këta do të “sjellin”  një të  ardhme, “Ibreti Alem”.!.