BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Ukraina “nyje gordiane” e përplasjeve imperialiste

Ukraina “nyje gordiane” e përplasjeve imperialiste

Ajo ç’ka po ndodh sot në Ukrainë, ka shqetësuar dhe po e shqetëson mbarë opinionin ndërkombëtar, sepse aktualisht po përjetohet një krizë e thellë e përplasjeve të interesave të fuqive të mëdha imperialiste e sidomos të superfuqive. Qysh mbas vitit 2014, krizës së parë të saj e cila u manifestua luftën për aneksimin e Krimesë nga Rusia, u vërejt se tashmë perandoria ruse qan me ngashërim dhe nostalgji shpërbërjen e ish-bllokut sovjetik dhe aleancës së “Traktatit të Varshavës”. Shkëputja e këtyre vendeve dhe afrimi me perëndimin, doemos do të krijonin raporte dhe balance të reja të cilat i interesonin jo vetëm Evropës, por dhe Amerikës. U interesonin për dy arsye sepse:

Së pari, krijoheshin mundësi të mëdha për eksportin e kapitalit të tyre në këto vende duke zbutur krizën e tyre dhe së dyti, do të ngushtonin dhe e dobësonin shumë influencën ekonomike dhe ushtarake të Rusisë. Pikërisht për këtë, shumë prej këtyre vendeve të ish-bllokut lindor, tentuan të futeshin sa më parë në NATO, por dhe të ngeleshin në listën e vendeve që aspironin për t’ju atashuar BE. Është e kuptueshme, që Rusia këto i përjetonte me dhimbje të madhe dhe në kohën e shpërbërjes, ajo përkohësisht e humbi forcën e saj nga që u mor dhe me luftërat për të shtypur kryengritjet të cilat kishin karakter nacional brenda për brenda federatës së saj të madhe, apo dhe në zonat e saj të influencës. Por tashmë që nga ajo kohë kanë kaluar më se tre dekada dhe Rusia imperialiste, nuk është më ajo e sfilitura e Gorbacovit te viteve 85-90, por një Rusi e fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht e cila jo vetëm se e hedh shikimin larg për ”domineo të reja”, në konkurrencë me imperializmin botëror, por me fanatizëm nën maskën ruajtjes së sigurisë së vet, ka krijuar opinionin se një ndërhyrje e mundshme ushtarake në Ukrainë, mund të jetë e domosdoshme sepse si Perëndimi, ashtu dhe Amerika me bllokun e tyre agresiv të NATO-s, po tregohen të gatshëm për një ndërhyrje ushtarake në kufijtë që prekin cakun e sigurisë ruse. Zhvillimi i manovrave që organizoi NATO-ja, pikërisht në Rumani dhe Bullgari nuk ishin vetëm një kod i lexueshëm për Ukrainën se këto vende në rast konflikti do mbajnë anën e saj, por nga ana tjetër dhe një letër pa zarf drejtuar Rusisë, se nëse ajo ndërhyn me trupa në Kiev, NATO-ja nuk do të rrijë indiferente dhe jo pa qëllim Presidenti Putin u dërgoi ultimatum që të ndërpritnin këto manovra nga që ato kërcënojnë rajonin, teksa amerikanët dhe NATO e refuzuan. Situata është e tillë, që sot për sot Ukraina është bërë “nyja gordiane” e cila ose duhet zgjidhur ose këputur, rrugë të mesme nuk ka. Erërat e luftës duken sikur i takojnë vetëm Ukrainës, por në fakt flakët e saj (nëse ajo shpërthen), mund të përhapen shumë më gjerë. Fundja nëse kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, për çfarë dhe përse duhej të shqetësohej Kremlini? Kremlini nuk e dëshiron këtë, jo vetëm se Ukrainën e ka një ndër shpërndarësit më të mëdhenj të gazit rus nëpër Evropë, por dhe për faktin se Bukovina (krahinë në Ukrainë) ka një komunitet të madh rusësh, pa mohuar këtu dhe lidhjet e hershme pan-sllave të Rusisë me Ukrainën. Humbja e influencës ruse mbi Ukrainën, do të thotë se jo vetëm thellim i krizës ekonomike në fushën energjetike të Rusisë në shpërndarjen e gazit, por dhe përafrim i gjithë mekanizmit dhe potencialit euro-atlantik në kufijtë e Rusisë. Në këto kushte, kuptohet se kërcënimet për luftë dhe ndërhyrjen e armatosur nuk janë gjë tjetër veçse vazhdimësi e politikave ekonomike tashmë në kushte të tjera të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit, pse jo dhe në përdorim të forcës ushtarake. Ukraina i përngjet një pengu midis dy banditeve të cilët i kanë vendosur pistoletën në kokë dhe që për kokën e saj kërcënojnë njëri-tjetrin se janë të gatshëm të shtinë. Të dyja palët ngurojnë dhe po i matin pulsin njëri-tjetrit, duke i treguar forcën. Kjo u kuptua lehtë se mbas manovrave të NATO-s, menjëherë ministri e luftës së Rusisë njoftoi se vendi i tij gjatë periudhës janar- shkurt, do të fillonte një nga manovrat më të mëdha me pjesëmarrjen e forcave aero-detare, atyre të motorizuara dhe më se 10.000 trupave duke filluar këto në të gjitha detet prej Paqësorit e deri në Atlantik dhe prej detit të Veriut e deri në Mesdhe pa folur këtu për përqendrimin e madh të mjeteve dhe teknikës ushtarake dhe 170 mijë trupave të cilat i ka vendosur me kohë përgjatë kufirit me Ukrainën. Nisur nga kjo situatë e krijuar dhe vetë fuqitë evropiane janë të ndara. Teksa Irlanda ankohet se Rusia po afrohet me luftanijet pranë kufijve të saj, Gjermania mban një qëndrim të moderuar dhe lë të kuptohet se nuk është në një mendje që NATO, të ndërhyjë në Ukrainë dhe pse presidenti i saj Vollodimir Zelenskij u ka bërë kërkesë zyrtare urgjentisht vendeve të BE që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. (Madje NATO ka tendencën për të përfshirë dhe Gjeorgjinë në këtë aleancë). Tashmë, disa vende si USA, Anglia, Kanadaja, etj., u kanë bërë thirrje dhe kanë larguar njerëzit e tyre të vendosur atje, duke premtuar për të dërguar dhe trupa ushtarake, ç’ka do të thotë se situata është në prag lufte dhe pse Makron i Francës, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit me Presidentin Putin. Lufta diplomatike për zgjidhjen e krizës që të mos fillojnë “ të ulërijnë topat”, ka ngelur në rend të ditës, paçka se sekretari i NATO- s Jens Stoltsenberg ka kërcënuar me ndërhyrjen e forcave nën komandën e tij. Por problemin e mosdëshirës dhe apatisë evropiane për konflikt të armatosur e shpreh vartësia energjetike , sepse gati gjithë Evropa furnizohet me gazin rus. Dhe Putin enkas për t’i matur pulsin Evropës ngriti artificialisht çmimin e gazit i cili menjëherë u ngrit në të gjithë Evropën. Sondazhi i Putinit funksionoi. Ja se çfarë deklaron ministri i ekonomisë franceze... “Energjia është një çështje strategjike për Evropën dhe do të bëhet gjithnjë e më e madhe pasi të dalë qartë nga ajo që po ndodh në kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës: Pavarësia e energjisë është e paçmueshme, nëse ne jemi 40% të varur nga gazi rus, kufijtë tanë për veprim politik (ndaj Rusisë) janë të kufizuara dhe për këtë është një çështje strategjike e sovranitetit”, tha Le Maire, duke shtuar se sheh një harmoni në këtë rast me Gjermaninë. Kjo do të thotë se Evropës nuk ja ka qejfi për t’u konfrontuar me Rusinë, sepse ngritja e çmimit të gazit në Evropë nga ana tjetër rrit zemërimin e masave të këtij kontinenti plak. Po përse këtë gjë e dëshiron Anglia, Amerika, Kanadaja të cilat janë të gatshme për të dërguar trupa? Kuptohet lehtë që Anglia dhe pse ka dalë nga UE , ajo nuk e shikon me sy të mirë bashkëpunimin franko-rus, apo ruso-gjerman. Duke e analizuar këtë fenomen vërejmë se këto janë shprehje të kacafytjeve dhe kontradiktave ndër imperialiste, ku njëra fuqi dëshiron shkatërrimin e tjetrës, ku një superfuqi kërkon të dominojë mbi tjetrën. Vende si Ukraina apo ndonjë tjetër janë hallkat e dobëta dhe pik përplasjet midis tyre që do të thotë se imperializmi përherë ka qenë burim luftërash dhe se pikërisht luftërat kanë qenë të vetmit bashkë udhëtarë të pandashëm të tij. Nuk ka e s’ka për të pasur kurrë imperializëm paqësor. Paqen imperializmi e gjen vetëm te lufta për fitime. Po mos vallë me të vërtetë do fitonte Ukraina duke kaluar me Perëndimin? Aq sa fitoi Shqipëria, aq fiton dhe Ukraina. Ne na duan ose për interesa të tyre, ose për të na ndërsyer kundër popujve të tjerë në emër të “lirisë” në emër të “paqes” në emër të “demokracisë”. Pasojat e kontradiktave të tyre i vuajnë përherë popujt. Një shpërthim lufte do ishte me të vërtetë një tragjedi dhe gjakderdhje e madhe dhe për të evituar këtë, kurrën e kurrës popujt nuk duhet të gjejnë mbështetje te ujqit imperialistë, duke u mbështetur te një superfuqi apo fuqi imperialiste, për të luftuar tjetrën, por te bashkimi dhe unifikimi i gjithë popujve vëllezër të të gjithë kontinenteve, duke e ndaluar gjakderdhjen dhe rrezikun e një lufte të tretë botërore. Nëse ajo do të shpërthejë, popujt me sigurinë më të madhe duhet të dinë ta kthejnë luftën imperialiste në luftë çlirimtare duke i lexuar fjalimin e lamtumirës mbi varrin e tji imperializmit, për të filluar kështu për herë të parë në historinë botërore një jetë pa shtypje e shfrytëzim të njeriut nga njeriu për të qenë të gjithë të lirë të barabartë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.