BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Opinion / Editorial

Ulesh në tryezë treshe, por je çuar përfundimisht nga sofra e njerëzve!

Ulesh në tryezë treshe, por je çuar përfundimisht nga

Mbasi ka bërë gjithçka vetë dhe mbasi do të vazhdojë të bëjë vetë si i do qejfi dhe interesi i modelit "covid bisnes" - në ditën e Europës, KM-ja i Shqipërisë do që të ulet në tryeza treshe. Por kur tërhiqeshin zvarrë njerëz në shesh ai kishte një fjalim patetik politik dhe me ngjashmëri të mëdha të folure të lodhshme, të stërzgjatur propagandistike me dikur. Realisht KM-ja po i gëzohej integrimit. Kjo gjë kur është lodhur duke shpikur urdhra FB-ku me mbyllje shoqërie të cilat tashmë, nuk ja zbaton pothuaj asnjë njeri (përveç të frikësuarve e kryesisht pensionistëve marksistë leninistë dhe enveristë), por dhe mbasi nxori blindat, jo kundër armikut të huaj, as kundër terrorizmit, por për të frikësuar qytetarët të cilët i mbylli si askush tjetër në botë padrejtësisht në shtëpi me fëmijë e pleq, me të rinj dhe të reja, me të punësuar dhe të papunë. Por mbasi shqiptarët nuk deshën as të vdesin dhe as të sëmuren - KM-ja kujtohet për integrimin! Kujtohet të bëjë valle shpatash dhe tryeza treshe. Mbas mijëra tenderave në emergjencë dhe djegies së një kati të MSH ku janë dhe "ca gjëra ashtu", mbasi ka tallur çdo gjë me mimikën (gjestet dhe ngërdheshjet) e tij dhe sjelljet e një individi që luan role mediatike e televizive në veçanti, që bën shoë dhe nuk e ka seriozisht përveç tenderave dhe interesit malinj të tyre - u kujtua për Europën dhe integrimin. Mbasi i ka bërë një "top" të madh vetë reformës së drejtësisë këto kohë dhe patjetër dhe asaj zgjedhore, mbasi ka bërë ligje kënaqësie për shqiptarët në burg të shpallur tradhtarë dhe armiq të njerëzimit pse janë të sëmurë - i duhet dhe një tryezë treshe me Metën dhe Bashën për të bërë dhe marrëveshjen e radhës si të tredhin akoma më shumë demokracinë dhe ekonominë e Shqipërisë. Si të ndajnë pushtete dhe si të bëjnë reforma që nuk kanë lidhje me shtetin, por me pushtetin e tyre personal e familjar. Po pra të familjeve të tyre Rama - Meta - Basha! Ja çfarë thotë komandanti i legjionit: “Ne po përgatitemi për të vijuar me integrimin. Falenderoj miqtë tanë në Bruksel që po na qëndrojnë pranë në eksperiencën e negocimit të anëtarësimit. Tashmë që negociatat janë hapur dhe kërkohet përgatitje, po ju them që plani i punës është detajuar për muajt në vijim. Qeveria mban peshën kryesore, por këtu duhen të gjithë aktorët të kontribuojnë, ne kemi vullnet të ulemi në një tryezë me Presidentin e Republikës, kryetarin e opozitës dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Le të jetë kjo tryezë ku do të shprehim vullnetin e përbashkët, ku secili të bëjë detyrat e veta, pa iu imponuar tjetrit, por për të dhënë edhe një mesazh të fortë të unitetit kombëtar. Në këtë proces që të gjithë e duam integrimin e Shqipërisë në BE. Jemi gati të ulemi me presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, të mundemi të japim një kontribut të gjithë”. E sigurtë që ka plane dhe ato duhen e është e sigurtë se do të vazhdohet me po ato mendje dhe plane si deri tani si nga pushteti dhe opozita dhe nga individët sipër tyre! Por është dhe një gjë e sigurtë! Rama, Basha dhe Meta, por dhe të tjerë plot mbas tyre kanë tryezat e tyre dhe i kanë pasur gjithmonë. Po gjithmonë, janë mbledhur dhe kanë pasur tryeza, por gjithmonë kanë qënë të tilla të planifikuara që të sjellin sërish situata tragjike ekonomike dhe politike që të kërkohet sërish një tryezë tjetër, e cila do të ndajë po të njëjtin pushtet dhe po të njëjtat privilegje që janë me po të njëjtët aktorë si Rama, Basha, Meta dhe të tjerë duke parë se Berisha nuk është shumë mirë me entuziazëm politik dhe fizik që t’i zbojë dhe rifillojë dhunën e tij të posaçme. Tryezat e tyre treshe apo dhe më shumë - janë tryezat e fatkeqësisë si të demokracisë dhe ekonomisë së këtij vendi. Ato ndajnë "fuqinë politike" dhe mbas saj pushtetin ekonomik faqezi që kanë sëbashku! Atë pushtet që ka mbytur në taksa shqiptarët, që ju ka vjedhur resurset më të mira natyrore dhe që ju imponoi dhe mbylljen në shtëpi me arsyetimin e vdekjeve të shumta sa nuk do të kishte vend për varre. Ndajnë pushtetin mediatik dhe atë financiar tashmë të rregulluar dhe në sy të SPAK-ut dhe BKH-së, që sigurisht tashmë për fat të keq, janë të paragjykuar në mënyrë superiore. Ndajnë pushtetin që e kanë mbrojtur me anën e gangsterëve të partisë kudo në Shqipëri, të cilët mbajnë frerët e ekonomisë dhe punësimit në shtet. Ndajnë benefitet e një pushteti të super korruptuar dhe padyshim ju duhet si konkluzion dhe një treshe në tavolinën e ardhshme korruptive deri në cënim të demokracisë ose në marrëveshje që të mbyllin sërish popullin e tyre në pandeminë e "tiranokovidit" korruptiv shqiptar. Sigurisht shqiptarët janë mësuar me të tilla tryeza! Por një pjesë nuk e dinë se kështu kjo treshe apo dhe katërshe apo dhe më shumë, janë shkatërruesit e tryezës së bukës së tyre në familje. Të tillë levendë duhet të nxirren jashtë sofrës së shqiptarëve! Prej aty (tryeza) ata duhet të përzihen, duhet të largohen sa më përpara, se helmojnë si trupin dhe shpirtin e shqiptarëve. I bëjnë si veten shqiptarët e shkretë. I kthejnë në "zoombie" që vegjetojnë kot pa tru dhe pa mendim demokratik që rrit pastaj dhe lirinë dhe ekonominë. Të tillë renegatë idealesh së demokracisë gjithmonë janë ulur në tryeza mes tyre. Kanë bërë zullume të mëdha dhe sa më shpesh të ulen aq më fatkeqësi sjellin. Sepse ato janë çuar prej kohësh nga tryeza e shqiptarëve! Nuk jetojnë - jo vetëm me hallet e tyre, por as me mendimin filozofik të popullit shqiptar! As me sentimentet dhe ndjeshmëritë e tij! Në fakt nuk e duan atë. Thjesht e urrejnë sepse në fakt "ju ka bërë më pak ndere se sa meritojnë". Po pra, i ka lënë pa "pushtete financiare dhe pa pushtete administrative". Prandaj janë të zemëruar me të. E kjo është dhe tragjikomedia e një populli fatkeq. Sepse ai ju ka falur gjithshka dhe të tillë levendë politikë sa herë ulen në tryezat e shpifura të tyre, aq herë i sjellin mjerim dhe rrënim ekonomik, por dhe degradim në demokraci dhe ligj! Kështu që sëpaku të largohen nga tryeza e një populli dhe shoqërie fatkeqe! Kjo do të ishte fillimi i fundit të tyre. Larg tryezës së njerëzve!