BREAKING NEWS

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e
x
BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x

Opinion / Editorial

Unanimiteti në BE,  përdorimi i shantazhit si strategji ndalon “hyrje” të shpejtë dhe sigurtë!

Unanimiteti në BE,  përdorimi i shantazhit si strategji ndalon

Si shoqëri folklorike dhe ballkanike në përgjithësi merremi me Ramën, Vuçiçin, Open ballkan dhe Bullgarinë,  apo batutat e tyre pa u futur në thelb të krizës në BE! Fajet dhe urrejtjen ndaj pushteteve e hedhim si mos pranim të Shqipërisë në BE,  kur duket qartë se Brukseli dhe Europa kanë votuar pro që të jemi në hyrje dhe negociata! Por folkpolitika jonë nuk para merret me të tilla gjëra dhe kësaj mrekullie të një retro politike fshati ose akoma më keq katundi në trevat shqiptare përfshi shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni,  ata në Bruksel apo BE i bëjnë një teatër të gatshëm grotesku që në fund qeshin për aftësinë tonë vetshkatërruese!  Një batutaxhi si Rama dhe kur ka të drejtë,  përbën lajm pastaj dhe për ne dhe Kosovën e Vetvendosjes dhe tani nga partenalizmi jonë mbi to, kemi kaluar në akuzat dhe paternalizmin Kosovar dhe shqiptaro Maqedonas ndaj Shqipërisë. Dje ishim ne shëmbulli udhëzues, tani duhet të marrim leje ne si shtet shqiptar, si të sillemi për ekonominë dhe politikën tonë te Kosova dhe Maqedonia veriut sigurisht te shqiptarët ( opinionistë dhe politikanë)  atje! Po pra jemi folklorikë dhe nuk mund të bëjmë asgjë ndryshe! Unë e kuptoj se nuk ka për ti pyetur kush por...?! Por..?! Por BE ka një problem të madh që është “unanimiteti” për disa elementë të theksuar të rëndësishëm për to! “Unanimiteti” opengon sidomos hyrjen e shteteve në BE dhe politkat e mëdha ndërkombëtare apo ato të mbrojtjes!  Këto elementë pjesa e madhe  folk gazetarisë dhe folk medias shqiptaro, kosovaro, maqedonase, nuk duan ti dinë dhe ti përmendin kur i dinë, sepse merren vetëm me luftën e qelbur politike në rrafshin e katundit ku banojnë shqiptarët! Po por Europa është ndryshe dhe vepron ndryshe! Ndryshe katundit tonë të madh në Ballkan si komshi me Serbinë dhe me Bullgarinë apo Greqinë! Po sqaroj se si funksionon në BE!  Bashkimi Evropian pra, sepse unanimiteti nuk funksionon: e si pasojë lind  strategjia e shantazhit. Mario Draghi tha para disa kohësh kështu:  Ne duhet të kapërcejmë parimin e unanimitet, i cili krijon një logjikë të përbërë nga vetoja të kryqëzuara, dhe të shkojmë drejt vendimeve të marra me shumicë të cilësuar. Një Evropë e aftë për të marrë vendime në kohën e duhur është më e besueshme para qytetarëve të saj dhe përballë botës”. Fjalët e kryeministrit Mario Draghi të shqiptuara më 3 majin e kaluar gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian parashtrojnë qartë se cili është problemi i Bashkimit Evropian në marrjen e vendimeve. Evropa nuk është një shtet federal, (si Gjermania apo USA)  monedhën e përbashkët e kanë  miratuar të gjithë ose vetëm 19 nga 27 vende, nuk ka kushtetutë evropiane,  sepse në vitin 2005-së qytetarët francezë dhe holandezë votuan kundër në një referendum. Bashkimi Evropian është një komunitet ligjor i bazuar në traktatet e negociuara nga shtetet anëtare, të cilat ia kanë lënë juridiksionin Brukselit, por jo në mënyrë të barabartë në të gjitha fushat. E kjo duhet të na bëjë sëpaku ne gazetarëve që të ndryshojmë paksa,  nga teoritë e katundit tonë politik  për të dalë në praktikat e qytetërimit Europian!  Po dhe të kuptojnë se nganjëherë në BE sundojnë kryeministra dhe presidentët shtetesh të fuqishëm se vetë Unioni!? Për çështjet që konsiderohen si më të ndjeshmet politikisht, të gjitha shtetet duhet të jenë dakord. Në praktikë, vendet janë të gatshme të dorëzojnë kompetencat me kusht që të kenë garancinë për të parandaluar miratimin e vendimeve që nuk u pëlqejnë. Megjithatë, unanimiteti ngadalëson procesin e vendimmarrjes së Unionit dhe ndonjëherë përdoret nga një shtet anëtar për të "shantazhuar" të tjerët. Se mos e kemi larg rastin e Bullgarisë dhe pse ka problem të vetin me Maqedoninë e Veriut!  E pra “Unanimiteti” votimi 27 në 27 vende të BE-së  përdoret shpesh  si shantazh. Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës u bllokua për javë të tëra nga Hungaria, e cila ushtroi të drejtën e vetos derisa mori një përjashtim nga embargoja ruse e naftës, sepse ajo nuk dilte në det dhe është e vështirë për të të diversifikohet  furnizimet e saj. Por më pas u  vu vetoja ndaj Patriarkut të Moskës Kirill për t'u përjashtuar nga sanksionet. Direktiva e BE-së që synon të garantojë një taksë minimale globale prej 15% për kompanitë shumëkombëshe (taksa minimale globale) është bllokuar nga vetoja e Polonisë, të cilën ajo e ka hequr që atëherë, por tani e ka vendosur Hungaria. Megjithëse nuk ishte deklaruar zyrtarisht, Varshava e kishte ndërprerë direktivën për të marrë dritën jeshile për Fondin e Rimëkëmbjes nga Komisioni i BE-së. Hungaria gjithashtu vuri veton ndaj saj për të ushtruar të njëjtin presion. BE-ja prezantoi një mekanizëm për të lidhur fondet e BE-së me respektimin e sundimit të ligjit dhe Hungaria dhe Polonia vendosën veton ndaj buxhetit të BE-së për 2021-2027 derisa e zbatuan menjëherë. Në vitin 2020, Qiproja vonoi sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë për javë të tëra, e shqetësuar për provokimet e Turqisë, e cila kërkonte hidrokarbure në ujërat e Nikosias pa autorizim.  Po jap shëmbujt për të kuptuar teatralitetin e hallit të Ramës dhe problemin e madh me shumë gjëra të Brukselit,  për këtë parim të rëndësishëm që bllokon. Kur vendoset unanimisht?  Brenda Këshillit nevojitet unanimiteti kur merren vendime në këto fusha: politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (sanksione, deklarata politike, misione ushtarake); taksat (taksat e reja në nivel të BE-së, siç është taksa minimale për shumëkombëshe); sigurimi social ose mbrojtja sociale (të drejtat për t'u njohur në nivel të BE-së për të gjithë qytetarët evropianë); pranimi i shteteve të reja në Bashkimin Evropian (të 27 duhej të miratonin statusin e kandidatit në Ukrainë); ose dhe negociatat tona dhe Maqedonisë që nuk u arrit,  bashkëpunimin operativ policor ndërmjet shteteve anëtare. Në raste të tjera, Këshilli vendos me shumicë të cilësuar, të quajtur edhe "shumicë e dyfishtë": 15 nga 27 vende duhet të jenë pro dhe përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë totale të BE-së. Një abstenim konsiderohet votë kundër. Në vend të kësaj, pakica bllokuese duhet të përfshijë të paktën katër vende, të cilat përfaqësojnë mbi 35% të popullsisë së BE-së.  Traktatet aktuale parashikojnë tashmë mundësinë e procedimit me shumicë të cilësuar edhe në sektorët në të cilët duhet të merren vendime unanime, por për ta bërë këtë është e nevojshme që të 27 shtetet anëtare të bien dakord: këto janë "klauzolat kalimtare". Domethënë, duhet unanimiteti për të mos zbatuar unanimitet. Ndërsa ndryshimi i Traktateve rregullohet nga neni 48 i Traktatit të Lisbonës, i cili parashikon një procedurë të zakonshme dhe dy të thjeshtuara. Në të tre rastet, Këshilli Evropian në fund vepron në mënyrë unanime. Dua  të jem i qartë, çdo “Shtet Anëtar” ka të drejtë të mbrojë këndvështrimin dhe interesin e tij kombëtar. Por, siç e kemi parë, gjithnjë e më shpesh vetoja përdoret si mjet pazari për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me vendimin që duhet marrë. Epo, pas një viti diskutimesh mes qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe shoqatave përmes Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, qytetarët po kërkojnë nga institucionet evropiane që të zbatohet parimi i unanimitet vetëm për hyrjen e një shteti të ri në BE. dhe modifikimin e parimeve të themelimit. Pjesa tjetër me shumicë të cilësuar. Pra askush në BE, nuk do të tolerojë në mos përdorimin e Unanimitetit për hyrjen në Union! E për këtë gjë nuk vlejnë për ne brenda “raskapitjet” e Ramës me batuta por vlejnë për anëtarët e Unionit,  sepse është e qartë se vjen momenti dhe shantazhi duke përdorur rastin me votim unanim - është primar! Ne i shikojmë për hesapin e brendëshëm përdorim fëminor politik joni,  por futja në BE është diçka e tyrja se sa e jona! Ne mund të mos jemi gati kurrë ( qeveri e korruptuar, opozitë jashtë demokracisë, shoqëri e pa futur në demokraci)  por ata ( Brukseli pra) thonë që jemi! Vendimi unanim pengon! E ky është problemi,  jo folklorizmat tona që në Europë thjesht i kanë për kostumografi ndryshe, por që nuk para ne pyesin fare as për mirë as për keq. Ata kanë problemin e tyre dhe këtu fillon dhe mbaron problemi i hyrjes apo negociatave tona!