BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Unaza e re në Sarandë, rrugë për kalim apo vendparkim?

Unaza e re në Sarandë, rrugë për kalim apo vendparkim?

Unaza e re panaromanike në lagjen një, nën Lëkurës,përshkon mespërmes kodrën e mbushur me pallate dhe hotele, që ngjiten nga bregu i detit deri në majë të kodrës. Kjo rrugë mundëson kalimin e automjeteve nga rruga kryesore, poshtë Qafë Gjashtës me pikë takimi tek nënstacioni i vjetër elektrik, siç e njohin saranditët deri në urën e Çukës, ku bashkohet me segmentin rrugor që të çon në Ksamil apo Qafë Botë përmes fshatit Çukë. Është një nga rrugët, ndërtimi i të cilës zgjati dhjetra vjet. Tabelat që njoftonin datën e fillimit dhe përfundimit të punimeve, u ndërruan disa here pasi afatet u shkelën dhe u tejzgjatën. Dy vitet e fundit u punua intensivisht, duke kryer gërmime të shumta pasi traseja kalon në terren të vështirë, ku u desh çarja e malit dhe transportimi i qindra metra kub shkëmb. U ndërtuan qindra metër mure mbajtëse deri në pesëmbëdhjetë metër lartësi pasi terreni është i vështirë. Vështirësitë inxhinjerike dhe pengesat nga ndërtesat e ngritura ndër vite pas dhënies së shesheve të ndërtimit e penguan ecurinë normale të punimeve. Jo vetëm kaq. Shumë herë firma e ndërtimit ka ndërprerë punimet, duke stërzgjatur afatet. Janë këto shkaqet që një segment rrugor me dy kahje kalimi, trotuare, ndriçim dhe mbjelljen e pemëve që ende nuk është bërë të cilat zgjatën deri në bezdi afatin e dorëzimit të rrugës. Kaq e domosdoshme ishte kjo rrugë, sa shumë drejtues mjetesh kalonin nëpër pluhurin dhe gurët e rrugës së pambaruar, mjafton të shmangnin trafikun e rënduar të verës në segmentin rrugor,Turizëm - Kanali i Çukës, ku para hotel “Butrintit” grumbullimi i mjeteve bëhet mullar. Është kryqëzimi më stresues i makinave dhe këmbësorëve. Mjetet e shumta në pritje të radhës për të kaluar këtë ngushticë sfilitëse sjell shqetësime të shumta tek pushuesit të cilët bëhen njësh me makinat. Me përfundimin e segmentit të ri, Unazës së kodrës nën Lëkurs e cila përshkon tej e tej lagjen e re, ka lehtësuar lëvizjen e automjeteve të shumta që i drejtohen Ksamilit, Butrintit apo për të shkuar drejt Qafë Botës. Unaza e re është rrugë me cilësi si nga përmasat, trotuaret, ndriçimin dhe asfaltimin. Edhe pamja që të shpaloset. Së afërmi edhe gjelbërimin me mbjelljen e pemëve dekorative do ta hijeshoj më shumë. E gjithë rruga është pajisur me sinjalistikës horizontale dhe vertikale, ku tabelat paralajmërojnë çdo kthesë dhe pikë rreziku. Edhe asfaltimi është bërë cilësor. Drejtuesit e mjeteve si përdorues të rrugës e vlerësojnë këtë segment, si për cilësinë edhe për lehtësimin e lëvizjes, duke i shpërndarë mjetet në dy- tre drejtime. Tani edhe koha e përshkimit të segmentit, qytet- Ura e Çukës, si segment alternative realizohet për pak minuta. Gjithësesi, rruga e re ka nevojë për zgjidhje në hyrje tek nënstacioni i vjetër elektrik dhe në vend takimin me segmentin ekzistues buzë lumit “Bistrica” për rreth rrotullime apo vijëzime e shenja dalluese për shmangien e përplasjes së mjeteve, pasi është segment i rënduar nga lëvizje të shumta. Ashtu siç kërkohet zgjidhje urgjente edhe për pjesën e ngushtuar pranë një pallati në krahun e djathtë, ku rruga ngushtohet dhe bëhet një kalimshe pasi karabinaja pengon zgjerimin e rrugës. Po në se unaza e re, krijon tërë këto përparësi dhe ka vlerë për lëvizjen e mjeteve dhe i ka dhënë gjallëri tërë kësaj zone me ndërtime të shumta, pa krijuar radhë dhe rrëmujë, një fenomen jo i ri pasi pothuaj është në tërë rrugët e qytetit ka fituar të drejtën e qytetarisë. Në këtë segment ende i papëruruar zyrtarisht, rruga është shndërruar në vend parkim kilometrik. Siç theksuam, rruga e re përshkon kodrën dhe shtrihet mespërmes pallateve, shtëpive të banimit dhe hoteleve në të majtë e të djathtë të rrugës. Pikërisht, para çdo ndërtese, banoret dhe jo vetëm edhe pushuesit që akomodohen në hotelet buzë rrugës, parkojnë mjetet e tyre pothuaj në tërë gjatësinë e unazës nga hyrja deri në dalje. Vargu i mjeteve e ka kthyer segmenti rrugor të sapo përfunduar në rrugë një kalimshe. Mjetet që lëvizin, presin të kalojnë ato që vijë në dhe detyrohen të ndalen për mos t`u përplasur. E gjithë kjo rrëmujë, vjen se në rrugën e sapo asfaltuar parkohen mjetet buzë saj, duke e kthyer që tani në makth shkëmbimin e automjeteve pasi është ngushtuar në një kalimshe. Duket sikur unaza nuk është bërë për kalim mjetesh dhe lehtësim qarkullimi, po si vend parkimi. Banorët e quajnë segmentin para pallatit si pronë të tyre. Debatuam me disa drejtues mjetesh. U thamë se parkimi buzë rrugës në të majtë e të djathtë, atje ku kanë ndërtesën e tyre, pengon qarkullimin normal të mjeteve dhe bëhet burim aksidentesh. Po qytetarët nuk e pranojnë këtë logjikë dhe justifikohen se veprojnë në këtë mënyrë pasi nuk kanë mundësi tjetër parkimi. Ku do i lëmë makinat të drejtohen tërë pezmë, do i fusim në shtëpi? Nuk kemi asnjë alternativë tjetër, kështu që këtu do i parkojmë. Qytetarët, vërtetë nuk kanë mundësi tjetër parkimi, po rruga është për kalim të mjeteve dhe u takon të gjithëve që nga Shkodra deri në Korçë dhe nuk është justifikim pretendimi i tyre se nuk kanë mundësi parkimi! Deri para se të ndërtohej rruga, ku parkoheshim makinat dhe pse para ndërtimit të pallateve nuk u mendua edhe për parkimin? A është argument mospasja e parkimeve në pallate dhe hotele dhe për të plotësuar këtë boshllëk, o burra të zëmë rrugën dhe ta kthejmë tërë segmentin në parkim kilometrik nga hyrja në dalje të rrugës? Justifikimi për mungesë parkim nuk është justifikim për të bllokuar rrugën! Ndërtimi i unazës ka funksion kalimin dhe lehtësimin e lëvizjes, shmangien e bllokimit të rrugës si dhe aksidenteve dhe kurrsesi zgjidhjen e parkimit familjar apo të hoteleve. Zgjidhjen e vend parkimeve le ta mendojnë vet banorët, po jo t`i bien shkurt, duke zaptuar tërë segmentin rrugor dhe shndërruar në parkimin më të madh të qytetit. Me këtë situatë duket sikur rruga u ndërtua për të zgjidhur hallin e parkimit dhe jo atë të lëvizjes së mjeteve të shumta në sezonin veror, ku qyteti trefishohet. A ka zgjidhje për mënjanimin e parkimeve pa sens të mjeteve buzë rrugës, duke e kthyer rrugën në parkim mjetesh dhe nga dy kalimshe në një kahje. Ky ngushtim është ekstrem, është bezdisje për përdoruesit e unazës së re. Vet qytetarët duhet ta kuptojnë se veprimet e tyre nuk janë të drejta, se janë në shkelje të rregullores së qarkullimit dhe pengojnë ata që rrugëtojnë në këtë segment. Në këto kushte kur secili bën sipas mendjes së tij dhe nuk do t`ia dijë se kthehet në pengesë për gjithë ata drejtues mjetesh që vijnë nga gjithë Shqipëria apo të huaj, me parkimet, pa asnjë rregull, duhet të veproj ligji. Bashkia dhe policia e qarkullimit rrugor duhet ta marrin situatën në dorë dhe të sqarojnë qytetarët se është rrugë kalimi dhe jo parkimi. Le t`i kontaktojnë të gjithë ata që zaptojnë rrugën dhe t`i sqarojnë se janë në shkelje të ligjit dhe dëmtojnë të tjerët. Sa për parkimet, kjo mbetet për tu zgjidhur në bashkëpunim, policia e qarkullimit rrugor, qytetarët dhe bashkia. Në se duhet le të bëhen xhepa buzë rrugës. Le të sakrifikohen edhe disa metër trotuar. Të ndërtohen vendparkimesh pa prekur trupin e rrugës. Në se lihet në mëshirë të fatit dhe nuk ndërhyhet, ne se policia e qarkullimit bën sikur nuk shikon dhe toleron atëherë kjo rrugë nuk u shërben qytetarëve, po parkimeve private. Duhen gjetur zgjidhje racionale që rruga të jetë vetëm rrugë dhe jo rrugëparkim. Në se jo, atëherë kemi gjithë të drejtën të themi: Na ishte një herë një unazë e re për të cilën u punua për shumë vite, u asfaltua, u ndriçua, u përurua, u pre shiriti, nisi lëvizja e mjeteve, po në fund nuk është rrugë kalimi, po segment i stërzgjatur kilometrik parkimi. Dhe shteti investoi miliona euro, harxhoi, drejtuesit e mjeteve u gëzuan se u shkurtua dhe lehtësua kalimi, po në fund nga rrugë u shndërrua në vendparkimi!