BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Unë akuzoj...po cilët të akuzoj më parë?

Unë akuzoj...po cilët të akuzoj më parë?

Unë qytetari i thjeshtë akuzoj, akuzoj S. Berishën dhe sistemin që projektoi ndërtoi dhe vuri në funksionim, si shkaktarin kryesor të të gjithë fatkeqësive të popullit tonë, ngritjes dhe miratimit të vjedhjeve publike që ju bënë shqiptarëve nëpërmjet firmave piramidale të cilat jo vetëm i shkaktuan një dëm të madhe ekonomisë por pasojat e saj ndikuan drejtë për së drejti në përleshjen e armatosur midis popullit dhe ushtrisë. Akuzoj ish Komandantin e përgjithshëm Berisha se e përdori ushtrinë dhe forcat e tjera të armatosura kundër popullit të vet e cila rezultoi me shkatërrimin total të ushtrisë. Si rezultat i kësaj, ky vrasës për te ruajtur pushtetin e vet dhe familjes se tij kreu një akt të madh me përmasa anti kombëtare duke sajuar artificialisht një konflikt brenda të njëjtës etni duke shkaktuar urrejtje krahinore midis gegëve dhe toskeve, midis krahinës së Labërisë dhe kreshnikëve të Malësisë, pasojat e së cilës e çuan shtetin shqiptar në pragun e një lufte të madhe vëllavrasëse e cila dhe pse falë ndërgjegjes së popullit përsëri pati pasoja të rënda me disa mijëra viktima dhe po aq e mos më shumë të plagosur. E akuzoj direkt S. Berishën se ne dt. 4 Mars 1997 u jep urdhër dy aviatorëve shqiptare qe te bombardojnë popullatën e aksit Vlorë-Tepelenë dhe Urën e Mifolit për të penguar të ashtuquajturit “rebele” në të nga frika e një marshim drejt Tiranës. E akuzoj S. Berishën si arkitektin e grushtit të shtetit në shtatorin e vitit 1998, sikurse dhe rrënimit të ekonomisë shqiptare ne përgatitjen e maskaradës me përmasa të mëdha për vjedhjen rrëmbimin shkatërrimin dhe tjetërsimin e pronës shtetërore dhe asaj private në krye të së cilës ai ishte dhe ngeli flamurtar i vjedhjeve. E akuzoj S. Berishën si promotorin kryesor të të gjithë të këqijave që i pllakosën këtij vendi duke krijuar dhe premisat e një invadimi të mundshëm. Ai me gjithë bashkë punëtorët e tij janë përgjegjësit kryesorë të degjenerimit të gjithë aparateve te shtetit nga qendra e deri ne baze duke përgatitur terrenin moral e psikologjik të degradimit të tyre në të gjithë sektorët e jetës dhe veprimtarisë. Shkalla e këtij degjenerimi është matur dhe matet me përmasat e mëdha të korrupsionit në krye të të cilit ka qene dhe ngelet po ai dhe familja e tij. E akuzoj direkt atë dhe birin e tij Shkëlzen. Berisha dhe ish Ministrin e mbrojtjes F. Mediu që me aferat e paskrupullta të tyre u bënë shkaktarët kryesorë kryesor të tragjedisë së Gërdecit ku dhanë jetën 26 qytetare të pafajshëm dhe për të zhdukur provat e këtij krimi të madh shtetëror organizuan duke inskenuar dhe “vrasjen me aksident” të njërit prej dëshmitarëve kyç K. Trebicka i cili hapur dhe publikisht e kishte denoncuar këtë aferë korruptive. E akuzoj S. Berishën si organizatorin e vrasjes dhe zhdukjes së veprimtarit R.Hoxha, por dhe për krimet e tjera kundër familjes Haklaj në Tropojë. E akuzoj atdhe E. Ramën se ishin pikërisht ata shkaktarët e vërtetë të vrasjes ne Bulevard, nga ku i pari kërkonte me çdo kusht të mbulonte përmasat e korrupsionit të madh Qeveritar të ish zëvendësit te tij Ilir Meta i cili po ne vitin 1997 është akuzuar për vjedhje të floririt si pasuri kombëtare e popullit shqiptar; teksa i dyti e përdori gjakun e bijve të popullit për kolltukun e vet. Në këtë kuadër e akuzoj dhe k/Ministrin Edi Rama për aferat korruptive të kabinetit të tij të, pasojat e të cilave kanë rënë dhe vazhdojnë të bien mbi kurrizin e popullit dhe shtresave të tyre. Këta vampirë të gjakut të popullit me veprimet e tyre dhe të të gjithë strukturave shtetërore dhe të administratës të çdo lloj dege e sektori, kanë çuan në varfërimin e shqiptarëve të cilët jo vetëm se “fituan mjerimin” por jemi të detyruar të paguajmë dhe bankat e huaja nga ku çdo shqiptar madje dhe një foshnjë e sapolindur, pa e ditur se në këtë jetë vjen dhe është borxhli rreth 3000Eu. .Kjo ka qenë politika e të të gjithë partive me synim rrëmbimi i pushtetit jo për interesa të popullit por për të përdorur fuqinë legjislative dhe ekzekutive në interes së kastës sunduese të maniakëve bosëve dhe vampirëve mafiozë të cilët kanë asfiksuar de facto çdo të drejtë demokratike. Shteti ka rënë. Drejtësia nuk funksionon, madje drejtësia duke qenë se çdo gjë mund të bëjë por kurrë drejtësi në kushte të tilla duke qenë tërësisht e lidhur me 1001 fije me politikën por dhe me krimin ajo ka më shumë frike se sa vet fajtorët. Ndaj dhe unë akuzoj...po kë dhe cilin të akuzoj më parë ? “Duhet Revolucion” - thotë i akuzuari dhe krimineli Nr- 1 i shqiptarëve, Berisha.Po dhe unë them se DUHET REVOLUCION, por revolucion i tillë që të fshije nga faqja e dheut këta bastardë që ngrenë lumturinë e tyre mbi fatkeqësitë tona!