
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 30 Shtator 2023

Tetori në kalendarin tonë vjetar njihet si Tetori Gjerman, sepse përfshin shumë ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme, që kanë lënë gjurmë në historiografinë evropiane dhe atë ndërkombëtare. Para se të ndodhte ribashkimi përfundimtar i të dyja Gjermanive, fillimisht ato arritën të konkludonin nënshkrimin e një traktati, që në historiografinë botërore njihet si Traktati i Unifikimit. Kjo ndodhi më 31 gusht të vitit 1990, e cila sanksionoi shpërbërjen e Republikës Demokratike Gjermane, pranimin e saj në Republikën Federale të Gjermanisë dhe unifikimin gjerman. Paraprakisht ishte nënshkruar midis të dyja shteteve më 18 maj të po atij viti traktati i parë ndërshtetëror, e cila konsistonte në bashkimin monetar, ekonomik dhe social. Pra, dalëngadalë rruga drejt ribashkimit gjerman ishte shtruar dhe po merrte udhën e zgjidhjes të këtij ngërçi historik. Më e çuditshmja qe fakti, që, kur Traktati i Unifikimit u paraqit për miratim përfundimtar në parlamentet respektive, pati shumë deputetë gjermanë të të dyja shteteve, që dolën kundër këtij traktati. Sa çudi! Vërtet për t`u habitur. Ky traktat përfshinte aderimin e Republikës Demokratike Gjermane në RFGJ sipas nenit 23 të Ligjit Themeltar Gjerman, i cili përcakton shtetet e reja dhe ekzistencën e tyre në preambulën e tij. Berlini do të bashkohej në qytet të vetëm dhe do të bëhej kryeqyteti i Gjermanisë së bashkuar. Kështu Berlini i bashkuar u rikthye në Berlinin sipas Aktit Ligjor për Berlinin e Madh të vitit 1920. Gjithashtu Republika Federale Gjermane merrte përsipër asetet e RDGJ-së dhe ishte përgjegjëse për borxhin kombëtar të saj. Ky traktat shtetëtor bëri të mundur zgjidhjen e shumë problemeve të ribashkimit duke hapur kështu mundësinë e vendosjes së shpejtë të shtetit ligjor dhe unitetit. Sipas ekspertëve konstitucionalistë Traktati i Unifikimit ishte në të njëjtën kohë edhe një traktat kushtetues, sepse Ligji Themeltar, i cili u ndryshua pjesërisht, u implementua si kushtetutë për pjesën e aderuar. Ligji i vjetër kushtetues i RDGJ-së u shfuqizua dhe u zëvendësua me Ligjin Themelor si kushtetutë me të gjitha konseguencat, që lindnin gjatë një miratimi të tillë kushtetues. Ndërsa lidhur me unifikimin tonë shqiptar midis Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë hapat e parë. Por mund të themi, se është për të qarë njëkohësisht. Kjo vjen prej faktit, se, kur marrëdhëniet midis të dyja shteteve shqiptare janë në pikun më të mirë, atëherë themi me plot gojë: Bravo. Jemi në rrugën e duhur drejt unifikimit! Ndërsa kur marrëdhëniet midis të dyja shteteve gjenden në dishezë, atëherë vlen ajo shprehja e famshme: Mos ta pafsha bojën! Se boll të dëgjova! Nëpër mediat shqiptare dhe panshqiptare shkruhet dhe kërkohet një unifikim i të dyjave vendeve në kuptim më të gjerë të mundshëm. Sigurisht në fushën e arsimit të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshjen shumë të rëndësishme për unifikimin e arsimit parauniversitar. Ç`ka do të thotë, që të dyja shtetet shqiptare kanë unifikuar Abetaren e gjuhës shqipe. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, për të unifikuar këtë libër shumë të rëndësishëm për të ardhmen dhe vazhdimësinë e gjuhës shqipe në vazhdim, sepse siç dihet, gjuha është elementi bazë i një kombi dhe i kulturës së tij. Janë organizuar disa mbledhje të të dyja qeverive respektive shqiptare dhe janë nënshkruar disa marrëveshje, të cilat, nuk e di, a janë në rrugën e zbatimit apo ato janë pezulluar për arsye të “panjohura” apo janë duke u realizuar. Sepse sipas mendimit tim ka një terr informativ lidhur me marrëveshjet e nënshkruara deri më tani. Sigurisht unifikimi shqiptar nuk mund të bëhet për një vit, dy apo pesë vite, por vetëm duke bashkëpunuar dhe duke i qëndruar njëri- tjetrit në krah dhe duke e ndihmuar në kohë të vështira dhe të liga, atëherë unifikimi shqiptar mund të afrohet akoma edhe më shumë. Le të merret për bazë realizimi mënyra gjermane e unifikimit dhe e ribashkimit të të dyja shteteve gjermane. Sepse, siç ka thënë Samuel Huntington në librin e tij “Përplasja e civilizimeve dhe ribërja e rendit botëror”, në botën e pas Luftës së Ftohtë, ndasitë dhe ndarjet midis njerëzve nuk do të jenë ideologjike, politike apo ekonomike, por ato do të jenë kulturore. Të jetë vallë kjo në rastin tonë? – Nuk e di, nuk më bind shumë kjo në rastin tonë shqiptar. Gjithsesi nuk duhet të stepemi para vështirësive, që dalin përpara dhe kërkojnë ta pengojnë këtë përparim. Dhe tjetra, pavarësisht se aktorët e shumtë ndërkombëtarë, përveç SHBA-së, nuk e duan unifikimin e faktorit shqiptar, sepse përndryshe ai fuqizohet dhe forcohet dhe bëhet faktori numër një në të ardhmen dhe mund të lejë në hije totale gjithë “kokat” përreth dhe më gjerë. Gjithsesi ne duhet të unifikohemi patjetër.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
