BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Uniteti i vulëhumburve të dëshpëruar

Uniteti i vulëhumburve të dëshpëruar

Një zëri në unitet të plotë vendosëm: Luzim Basha jep kushtrimin, do djegim mandatet. Kjo sipas tij ishte masa ekstreme e detyruar nga gjendja që ndodhet Shqipëria, si rezultat i kësaj qeverie e cila është e kriminalizuar, e degjeneruar, e korruptuar, e oligarkëve që ka shkatërruar vendin që detyron të rinjtë të ikin nga sytë këmbët në kërkim të një jete më të mirë. As lopë nuk duan të qëndrojnë këtu me këtë qeveri, - tha Aldo Bumçi. Ky vendim është unanim,- citoi lideri Basha. Me fjalë të tjera, të gjithë në unison janë për djegien e mandateve dhe siç sqaruan të gjithë nëpër studiot televizive, kjo është masa që do përvëlojë mazhorancën do i japi goditjen fatale Edi Ramës. Në realitet është vetëvrasje politike për opozitën. Do shpëtojë Shqipërinë. Dhe pas këtij vendimi në "unitet" të plotë mes deputetëve demokratë, me të cilët u solidarizuan edhe deputetët pa parti ose me partitë pa anëtarë që janë borxhlinj tek PD të sponsorizuar prej saj iu bashkua edhe grupi kuvendor i LSI-së. Me të njejtën formulë, me të njejtat citime, pa harruar sloganin “unanimisht” të njejtën gjë bëri edhe liderja e partisë presidenciale, Monika Kryemadhi. Edhe ajo, vetëm pak kohë pas sihariqit të Bashës iu turr studiove televizive për t`i vënë kokën vendimit për djegien e mandateve. Pas protestës së 16 shkurtit, ku militantët e udhëhequr nga “Spartaku”, shigjetar i Tiranës dhe “Ujku i Cërrikut” dhe pasi bënë copë “kërpudhën” para Kryeministrisë dhe “fitores” për rrëzimin e Ramës opozita të vetmin shteg shpëtimi gjeti “brexit” parlamentar. Ikjen nga tempulli i demokracisë që në realitet deputetët e opozitës e kanë shndërruar në arenë, ku “shigjetarët”, “akrepat”, “luanët” e PD dhe LSI-së e kanë kthyer në betejë për jetë a vdekje dhe ku në vend të fjalimeve dhe argumenteve u kanë dhënë shqiptarëve vetëm shou dhe estradë që ka lënë pas tërë aktorët, komikët më të mëdhenj të kontinentit.

Edhe pse protesta u vlerësua nga organizatorët si një grusht i fortë dhe kompaktësim i opozitës dhe popullit opozitar, përsëri si shteg i shpëtimit të liderëve opozitarë nga drejtësia e re, por edhe nga frika për një ndeshje në fushatën zgjedhore të pritshme të pushtetit lokal dhe kur t’i vijë radha atyre qendrore edhe pse të vetëkarikuar me entuziazëm, guxim dhe shpresë, që u trumbetua me të madhe, deputetët e opozitës nuk pritën të shijonin as frytet e protestës, të cilën nuk përtuan ta shesin si më të madhen në këto tridhjetë vjet postpluralizëm, duke mashtruar edhe vetveten, pasi ata kanë qenë në krye të protestave. Po ajo që bën përshtypje në strategjinë opozitare është ngutja dhe turravrapi për t’u thënë shqiptarëve dhe veçanërisht militantëve të ushqyer me idenë se 16 shkurti ishte dita që ndante dy botë, atë të skëterrës, që përfaqësohet nga Edi Rama dhe atë të mirëqenies dhe lumturisë, që përfaqësohet nga Basha-Berisha- Kryemadhi dhe faktorë të tjerë në pamje të parë të paanshëm. Pa folur këtu për disa analistë, gazeta apo TV që si kurdoherë mbajnë ison opozitare. Ajo që të mbetet në kujtesë dhe të ngacmon gjatë tërë këtyre ditëve është mëshimi i sloganit me të cilën kërkon ta ambalazhojë lidershipi i opozitës këtë farë bashkimi, si biletë të kompaktësimit. Aq merak e kanë këtë fjalë, aq shumë të kërkuar, sa në çdo fjali e citojnë shumë herë duke e bërë të pavlerë. Po a ka vërtetë një unitet kaq solid opozitar për strategjitë që projekton opozita jonë? A është kaq kompakte marrëdhënia mes partive të opozitës, midis deputetëve dhe a janë të gjithë në një mendje dhe a do t’i rezistojë dot ky “unitet” përzgjedhjes së kandidatëve të bashkive në zgjedhjet e pritshme? Kandidatëve për deputetë më vonë? A do ta durojnë dot mungesën e imunitetit shumë nga deputetët rioshë, që nuk e gjejnë më veten në atë sallë, që do ta lënë mandatin dhe që kanë punë me drejtësinë? Këta deputetë që deri sot nuk mbajnë përgjegjësi për gjithçka që deklarojnë dhe akuzojnë, bile edhe për gjithçka bëjnë, si do ta durojnë dot trajtimin si të barabartë me militantët që u përleshën me kukullën që u kishte hedhur kryeministri para portës së madhe të Kryeministrisë, duke i lënë të luajnë me të si macet kotele me lëmshin e gjalmit që rrokulliset nga prehri i gjyshes, diku atje në Kurveleshin e ashpër deri sa e shpleksin të gjithin. Po vetë gjyshen nuk e preknin. Dhe kjo lodër i kënaqi pa masë grupin e zjarrit dhe ata që kishin detyrë për të pushtuar Kryeministrinë. “Uniteti i deputetëve” rreth liderëve të partive opozitare dhe trumbetimi me të madhe si një arritje perfekte dhe të panjohur deri sot është thjeshtë si një lojë me gogla. Është një përkim simetrik me unitetin e zjarrtë dhe të çeliktë që deklarohej me mijëra herë gjatë viteve të socializmit ngadhënjimtar. Nga njëra ana futeshin nëpër burgje dhjetëra njerëz pa bërë asgjë dhe jo pak i largoheshin vendit, duke shkelur mbi telat me gjemba përsëri Partia e Punës deklaronte se uniteti rreth partisë është i hekurt, ishte arma më e fuqishme me të cilën do të qëndronin stoikë para fuqive imperialisto- revizioniste.

Dhe thirrjet e Monika Kryemadhit e Lulzim Bashës për unitet në realitet janë identike me ato që citonte Ramiz Alia në momentet e fundit të agonisë së sistemit komunist, kur kalaja po rrokullisej drejt greminës. Po ai dhe shumë udhëheqës pranë tij nuk e hoqën asnjëherë nga goja fjalën magjike unitet. Ishte uniteti në mendjen e tyre, ishte vetëm një simbolikë se realisht sistemi ishte plasaritur dhe bërë tërë vrima nga depërtonte uji në tërë trupin e shtetit. Pasi provoi dhjetëra humbje në këto gjashtë vjet, lideri i PD, Lulzim Basha dhe kryetari real, babai shpirtëror i tij, Berisha, dhe pas "fitores" së protestës më të “madhe” në historinë e Shqipërisë siç e trumbetojnë pa pushim, edhe pse në Vlorë paralelisht, pa asnjë ditë fushatë u mblodhën dy herë më shumë qytetarë në një takim me kreun e qeverisë, përsëri deklarojnë unitetin e radhëve të opozitës dhe deputetëve, të cilët sakrifikojnë të lënë mandatet për të cilat janë votuar dhe paguhen. Nuk e dimë si do t’i rezistojnë skifterët e grupit parlamentar të PD dhe LSI-së faktit që nuk do kenë ku të hedhin tymueset, ku të derdhin bojën, ku të përplasin këpucët dhe të vërvitin çizmet. Uniteti i deputetëve të opozitës për të djegur mandatet duket si një lojë fëmijësh të mërzitur, të cilëve dikush nga shokët e tyre u ka rrëmbyer topin dhe nëse nuk e fusin në lojë do iki bashkë me të për të prishur tërë festën. Realisht ky është uniteti i vulëhumburve të dëshpëruar. Dhe nuk janë vetëm deputetët e opozitës që u ka rënë sheqeri dhe u ka humbur vula që janë radikalizuar dhe betohen për të bërë gjëmën deri me plumb ballit sikur të ishin në një lojë me kukulla. Dhe janë këta trima deputetë, që kur në këtë vendin tonë goditet një qytetar vënë alarmin për kriminalizimin, duke e nxirë tërë vendin sikur këtu ka vetëm vrasje, vjedhje dhe korrupsion. Po nëse për të bërë zhurmuesen këta të unitetit monolit rreth liderëve dhe kauzës për përmbysje me dhunë të pushtetit të hajdutëve, po vetë ati shpirtëror i PD-së dhe LSI-së të cilin e kanë dobësi të madhe, zotin Berisha, tanimë ia ka paracaktuar fatin e jetës kryeministrit tonë sikur ai të ketë ardhur i komanduar si pushtues dhe jo si fitues i zgjedhjeve për dy legjislatura. Dhe pa asnjë ndroje, ish kryeministri i cakton dhe vendin në trup ku do ta qëllojnë Ramën. Kuptohet në ballë, siç ia kërkon "Kanuni i Maleve", pasi e ka lënë jashtë shtëpisë së qeverisë që aq shumë e dashuron Berisha. Dhe kjo është demokracia e Bashës dhe opozitës tonë, që e trumbetojnë si ADN të opozitës. Ata që kërcënojnë dhe tregojnë mënyrat e eliminimit të Ramës, janë paqësorë, të urtë, demokratë të vërtetë. Po edhe kjo bëhet në emër të unitetit të të dëshpëruarve.

Po nuk janë vetëm liderët e opozitës, vulëhumburit e dëshpëruar. Të tillë janë edhe ata dhjetëra gjyqtarë të cilët janë flakur nga gjyqësori dhe prokuroria. Janë tërë ata që kanë humbur privilegjet nga zhdukja e kazinove dhe lojnave të fatit. E të tjerë vulëhumbur të cilët bëjnë çmos të bashkohen në frontin e unitetit të dëshpëruarve të atyre që kanë humbur gjënë më të shtrenjtë. Privilegjet që të jep pushteti. Kanë humbur 20 përqindëshat apo shtatë përqindëshat, kanë humbur bllokun dhe postet. Dhe sot luftojnë të humbas edhe populli duke mos u integruar në BE. Dhe këtë e shesin si humbje të qeverisë. Po jo vetë kaq. Humbjet janë në radhë. Rrugëtimet jashtë shtetit. Kanë humbur pasuritë dhe janë në staniacion për t’i shtuar dhe nuk kanë mundësi. Po në këtë “unitetin” e përgjithshëm të vulëhumburve të dëshpëruar janë rreshtuar edhe ata që presin me padurim se një ditë mundet të jenë objekt i drejtësisë. Se mund të përfshihen nga SPAK-u dhe BKH. Se mundet të humbasin ato që ëndërrojnë. Po njëherësh janë rreshtuar në këtë frontin e unitetit të opozitës edhe disa organe të pavarura, siç është Avokatja e Popullit, e cila e quan dhunën paqe dhe shkatërrimin të drejtë njerëzore, se ajo edhe pse fare pranë nuk ka parë asgjë që ta shqetësonte nga dita e shkatërrimit dhe sulmit mbi institucionet. Edhe Avokatja e Popullit bën avokatin e të dëshpëruarve që qajnë pushtetin e humbur, pasi është edhe ajo zgjedhja e tyre dhe kur teshtinë Basha, psherëtin edhe vetë Avokatja. Në vargun e gjatë të unitetit të dëshpëruarve janë renditur edhe faktorë të tjerë që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, po edhe në shtete të tjera që janë zgjatim i dëshpërimit të vulëhumburve opozitarë, që për qiell dhe për nder e atdhe, kanë pushtetin për ta marrë me çdo çmim edhe me goditje me plumb në ballë. I njëjti mekanizëm. Për të ruajtur pushtetin Berisha dhe Basha po edhe Ilir Meta në bashkëpronësi të pushtetit në 2011 kanë përdorur të njejtat armë, të njejtin stil. Plumbin ballit për të gjithë ata që i kanë zënë rrugën armatës së unifikuar, rreshtuar në frontin e bashkuar opozitar. Ky është uniteti i vulëhumburve të dëshpëruar, të cilët kanë në sy vetëm pushtetin me çdo kusht edhe me luftë. Edhe duke vrarë. Është kushtrimi i të parëve, vulëhumburve të dëshpëruar që i thërret nën armë kundër vetë Shqipërisë, ardhmërisë së saj. 

Nga Bardhyl BEJKO