BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Ura e Bënçës” në Tepelenë nuk u merr namusin partive e qeverive “namusqare”!

“Ura e Bënçës” në Tepelenë nuk u merr

Na mbyti Polit(h)ika! Vërshimet e saj tashmë janë bërë një përmbytje sociale tragjikomike. Mbllaçitemi e nanuritemi me dëngla e pallavra rrogëtarësh me e pa honorare, qysh në pikë të mëngjesit. Nga mikrofona, ekrane e faqe gazetash. E, sidomos mbrëmjeve zhurmuese në metropol! Gati pëlcasin studiot televizive nga gjithologët me maska e pa maska partiake, nga çirakë të regjur që çirren e nduken për t’ua bërë sa më mirë hyzmetin iksit e ypsilonit në qeveri e opozitë. Le të irritohet opinioni publik i shëndoshë. Mjafton që karvani i favoreve e përfitimeve krejt të pamerituara, të sigurohen në kohë e sipas orekseve cipëplasura. Mirëpo, “çiraku nuk i sheh këmbët e veta”! Dhe as shushatet e tulatet nën krismat e kapsollave dhe nën flakën e bombave molotov nëpër dyer e dritare shtetërore. Jo rastësisht një gazetë gjermane jo dosido, pardje na pagëzoi hapur si “vend kaotik në duar gangsterësh”?! Bota e qytetëruar ka sy e veshë. Ajo nuk e bën dot as memecllëkun e qorrin, dhe as shurdhin, larg shërbëtorëve të verbër e cinikë gjer në neveri. Aq më tepër Bota Antifashiste me vlera të patjetërsueshme njerëzore e progresiste, që mbron dhe ngre në piedestale nderimi çdo ngjarje të shënuar në histori. Ndërsa ne ua hedhim shpesh qyrkun e fajit vetëm Kryeministrave që vijnë e shkojnë kaluar, sa herë duam të largojmë çdo prapësi, cingërimë e djallëzi nga vetja. Sepse fjala vjen, jo për çdo ngjarje të mirënjohur nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar, duhet të marrësh medoemos dorën e kryetarit të Qeverisë së radhës. Qoftë në qytete të mëdhenj e të vegjël, qoftë në fshatrat më të thellë malorë! Historia e asaj Lufte të shenjtë liridashëse nuk u bë e as u shkrua vetëm në bulevardet e metropolit dhe as thjesht nga disa kokrra drejtuese që lakohen e stërlakohen pa hesap e pa kandar në media e tubime të ndryshme monotone, kokrra që përfituan tërë jetën sa e si deshën në kurriz të njerëzve të thjeshtë, trima e modestë deri sa mbyllën sytë e ikën përgjithmonë nga kjo botë e trazuar. Këta të fundit nuk kërkuan kurrë lëvdata e dekorata, shpërblime e privilegje, spaleta e poste. Shërbimet e shquara dhe sakrificat me okë përballë Atdheut të pushtuar nga të huajt e sahanlëpirësit e brendshëm, ata i quanin detyra patriotike për çdo shqiptar të mirë. Dhe kaq! Brenda e jashtë kufijve. Përshembull, dy ditë pas pushtimit të zi në 7 Prill 1939, në Buenos Aires të Argjentinës, u demonstrua hapur me Flamurin Kuq e Zi në duar. Në krye të protestuesve mërgimtarë shqiptarë ishte Koço Koçi nga Lekëli i Tepelenës, vëllai i madh i dëshmorit të paharruar Mihal. Historia mban shënim e nuk i fshin nga faqet e saj dritëpashuara. Ose le të afrohemi në trevat tona këtu: Në ballë të qëndresës Antifashiste e kundër regjimit të pushtimit u hodhën të parët punëtorët e sfilitur që nuk duronin nëpërkëmbjen, shtypjen, shfrytëzimin, vetë robërinë vrastare eshtër më eshtër, zemër më zemër. Nuk pritën të krijoheshin partira e qeverira. Ishin orët e para të zemërimit, dëshpërimit e shpërthimit Antifashist nëpër kantiere e rrugë ndërtimi. Besoj e ke lexuar Fjalorin Enciklopedik Shqiptar: “…Ndër grevat e protestat më të rëndësishme gjatë pushtimit italian ka qenë ajo e punëtorëve që ndërtonin Urën e Bënçës në Tepelenë”. Ishte e para. Të tjerat janë më prapa, si në rrugën Peshkopi-Burrel; Pukë-Kukës; në Milot e Përmet, në Selenicë, Kuçovë etj.

- Më dëgjo pak, miku im! Të premten e javës që shkoi, ngjarja e Urës së Bënçës mbushi plot 80 vjet. Asnjë institucion lokal e qendror nuk e theu dot heshtjen e pamerituar! As media elektronike dhe ajo e shkruar nuk u kujtuan hiç gjatë vrapimit të pandalshëm 24 orë non stop e si rrodhe pas Polit(h)ikës rrumpallë djathtas e majtas. Polit(h)ikë pa moral që po i merr shpirtin mëmëdheut! Po ikën gjysma e vitit jubilar të Çlirimit dhe akoma nuk po bëzan ndonjë program i posaçëm shtetëror e qeveritar (?!). Asnjë Institut, Drejtori a Zyrë me rroga të majme parlamentare e qeveritare (për Luftën kundër Nazifashizmit) nuk është ngritur ende me ndonjë VKM e Projektligj gjer më sot!...Ore babam, nga kush tremben sot këta “elitarë” politikë majtas e djathtas, që duan t’i bëjnë si çorbë derri mjaft të vërteta historike? Gjatë 3 dekadave të fundit në Tranzicion, shumë prej tyre mund të kenë rrëmbyer trasta e thasë me lekë, dollarë e euro, por…kanë mbetur pa asnjë gram dinjitet e personalitet! Dhe kujtojnë se populli i shkretë mbyll sytë e ha bar përballë kësaj shëmtire morale e hipokrizie të pashoqe. Sa për përcaktimin “majtas e djathtas”, mos u sëkëlldis hiç: Gati të gjithë janë pasardhës të luftëtarëve e dëshmorëve të Lirisë, por interesat e fëlliqura i tjetërsuan tmerrësisht në pluralizëm. Ama, kjo thagmë ndodhi pasi molën me të dyja duart lopën e bekuar të monizmit! Brenda natës ndërrojnë kostume e llogore, bindje e parzmore dhe befas gdhihen “evropianë” e pasunarë të devotshëm nëpër grazhde të pista politike e financiare. Njerëzia shtyn si me shpirt në dhëmbë muajin, të tjerë marrin arratinë !...Nuk rri dot pa të pyetur, miku im: Mos je mekur e tërhequr edhe ti pasi botove shkrime për famëziun “Aushvic” matanë Urës së Bënçës?! Apo të ka tronditur vetmia e shtetarëve sipërorë nga metropoli, vetmi që zbuloi fort e qartë mendimin dhe qëndrimin e prerë të tepelenasve të mençur e me karakter stërralli…Apo mos ke rënë nxitimthi nën hijen e etiketës dalëboje “konflikt interesi”? Se vërtet babai juaj ishte protagonisti kryesor i asaj Proteste Antifashiste të paharruar, që u arrestua, u burgos në kalanë e Gjirokastrës e u internua në Shëngjin të Lezhës, por dy fjalë për atë qëndresë atdhetare (qoftë edhe pa emra e mbiemra) mendoj se duhet t’i thoshje edhe ti në media. E, aspak për të mbyllur gojët e pambyllura të disa pehlivanëve kallpazanë që kanë shirë e shijnë nëpër lëmenjtë e të tjerëve me plot merita lufte e pune dhe që nuk i ranë kurrë gjoksit apo të rrëfenin pendëfryrë plagët e veta. Ikën faqendritur e të kulluar si ata…

Për të qenë i sinqertë deri në fund, i dëgjova jo pa trishtim e vëmendje mendimet e sugjerimet e miqve të mi Pasardhës Veterani, sot me banim në Tiranë. I njoh e më njohin herët dhe i kuptoj mirë, në çdo kohë. Jemi rritur bashkë, me halle e pa halle. I thonë gjërat troç, pa lëpirje e lajka, pa kumbulla e bajame nëpër dhëmbë. Madje, në fund mu lutën të citoj këtë paragraf nga Historia zyrtare e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare: “Karakter të hapët antifashist mori greva e punëtorëve të Urës së Bënçës më 10 maj 1939. Punëtorët kundërshtuan kategorikisht të merrnin pjesë në pritjen e ministrit Italian të Punëve Botore dhe të brohoritnin për fashizmin, edhe pse u premtuan nga 5 lekë (!) si shpërblim. Punëtorët e revoltuar kërcyen nga makinat duke protestuar dhe duke bërtitur: “Nuk blihemi për 5 lekë!”. Ata u vërsulën kundër zyrave të kantierit kur një shok i tyre (babai im i ndjerë (K.M.), u arrestua si nxitës i këtyre veprimeve”. Ky informacion i shkurtër por korrekt, nuk mund të shkulet e as të manipulohet nga ndonjë kalemxhi sharlatan e zemërkatran. Rrallë ka mbetur gjallë ndonjë dëshmitar e pjesëmarrës në atë grevë e protestë Antifashiste. Por nuk zhduken tregimet e tyre me shkrim e me gojë, bijat dhe bijtë e tyre, nipat e mbesat e dhjetra punëtorëve qëndrestarë e atdhetarë. Këta të fundit, jo më kot kanë vlerësuar e nderuar pas vdekjes mjaft nga ata veteranë luftëtarë të orëve të para! Qoftë edhe ky fakt flet shumë…

Por heshtja institucionale e shtetërore rreth atij 80 vjetori jubilar, nuk mund të lërë një shije të hidhur. Nuk pipëtin asnjë historian rrogëtar publik a pasionant privat, që gdhihet e ngryset pranë erës së partive që fryn e shfryn nëpër tubime e media (Pak ditë më parë, më në fund gjeta mjaft fletë origjinale fiks 80 vjeçare në Dosjen me mbishkrimin drithërues: Gjyqet Speciale Politike! Informacione; Komunikata; Dëshmi të panjohura e “tepër sekrete”; Ballafaqime tronditëse nëpër zyrat e Kuesturës e të Prokurorisë fashiste; Vendime dënimi e internimi me firmën e Maliq Bushatit dhe të disa ministrave kuislingë etj. E gjithë kjo mbetet një temë tjetër e hapur, me dokumente e fakte të pakundërshtueshme, që meriton trajtim të veçantë nesër…). Sa për objektin e këtij shkrimi, unë kam bindjen se Ura e Bënçës në Tepelenë, në fund të fundit, nuk u merr namusin partive e qeverive “namusqare” në monizëm e në pluralizëm! Përkundrazi. Së pari, ajo protestë punëtore Antifashiste nuk i bën duman (re e dendur tymi e pluhuri) dhe as mjegull ndokujt në pushtet a opozitë. E theksoj kështu, sepse tani për tani në Shqipëri, po nuk u deshi qejfi liderëve lokalë e qendrorë, rrallë e për mall mund të nderohen e përkujtohen ngjarje të rëndësishme(?!). Disa prej tyre i kanë “sytë duman” nëpër mendertendera e pisllëqe të tjera financiare, për të mbajtur kolltuqe e ulluqe me intriga e ligësira hajdutllëku. Së dyti, Ura e Bënçës ka 80 vjet që nuk i bën duvak ndonjë partie e qeverie. Dhe as ndonjë historiani matrapaz, punonjësi kulture mediokër a nga ata të muzeut që rrinë e presin duvakë të bardhë, jeshilë, blu a të kuq nusërie përballë pushteteve që vijnë e shkojnë. Përballë polit(h)ikës që i përdor si shërbëtorë ethebutë e përtej realitetit. Mjafton të marrin rroga e spaleta “shkencore” kallpe! Mizëria me “namusqarë” e hyzmeqarë të rëndomtë borderoje dhe pa shtyllë kurrizore, mjerisht nuk po pakësohet. Dhe as që u afrohen gjëkundi punëtorëve Antifashistë shqiptarë që s’menduan dhe as kërkuan kurrë spaleta e kuleta, luks e trumpeta, favore të ligjshme e të paligjshme. Sepse para këtyre, ata deshën me shpirt më shumë Shqipërinë!...

Nga Kristo MËRTIRI