BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Urdhri i krijimit të shoqërisë "maskë" si asambleja socialiste!

Urdhri i krijimit të shoqërisë "maskë" si

Çfarë ndodhi që rifillon "urdhri" që thyen të drejta themelore të njeriut? Po pra, një nga marrëzitë botërore tashmë që marrin përsipër "medemek" të mbrojnë jetën e njeriut duke thyer liritë e të drejtat e pikërisht njeriut. Dikur caktoheshin oraret dhe marrëzitë me gruan larg dhe shoqet afër, ose blindat për të frikësuar shqiptarët, sot pa asnjë lloj leje nga Kuvendi merret përsipër të detyrohet një ndryshim jete me urdhër. Nejse, Kryekomandanti i Surrelit, shfrytëzon modele e një personi i pavotuar si Konte në Itali, që të urdhërojë popullin e tij në mënyrë sa groteske dhe keqane. Konte-s në marrëzinë e një administrimi fajtor, i vdiqën pleqtë në azile dhe të sëmurët në spitale dhe tashmë kall frikën në Itali sërish. Po në Shqipëri çfarë ka ndodhur, kush janë parametrat që kanë ndryshuar që të detyrohet maska? Italia ka një të vdekur për 1600 ne kemi një të vdekur për mbi 7500 njerëz deri tani (sepse kjo është e dhënë që sigurisht ndryshon si statistikë) dhe nuk kemi pse të krahasohemi fare? Çfarë ka tani, apo po vjen dimri dhe...? Çfarë ka ndodhur kur të gjitha statistikat nuk tregojnë asgjë ndryshe ose acarim të vrullshëm të koronës te ne? Pse u dashka të imitojmë popujt indokinezë apo popullin japonez? Çfarë modeli të përbashkët mendor, psiqik, filozofik, por dhe në sjellje apo rituale e zakone kemi me to? As që kemi ndonjë ndryshim (kaq të madh) me statistika pasojash nga korona me Suedinë dhe nuk imitojmë atë, por aziatikët? Pse? Po pra sepse Rama nuk është se do të ruajë shoqërinë shqiptare, ose popullin e tij. Ai e para kënaqet, kalon në ekstazë, kur jep një urdhër idiot dhe e shoqëron me sanksione që të tremb një shoqëri që pastaj ta kënaqë si kur kjo shoqëri ja shan dhe shpirtin e tij dhe kur i trembet seriozisht nga korona dhe nga gjoba. Po kalon fare në ekstazë. E këtu ky komandanti ynë ndryshon nga Konte në Itali që e di se ka një popull që trembet disi nga Korona. Kryekomandanti i Surrelit po tenton kthimin e shoqërisë shqiptare si "asambleja socialiste" me të ndenjura në beton te teatri veror dhe me maska (shumica) në fytyrë. Biles aty kur po fliste për "fitori-et" e mëdha të krahasuara me vitin 1938 - o më falni, me vitin 2013-të, dikush po ja çonte nervat se ishte pa maskë. Sipas kryekomandantit të Surrelit të Spiropalit, pa maskë duhet të jetë vetëm ai, kurse të tjerët padyshim duhet të jenë thjesht një maskë. Njerëzit në asamble duhet të dallohen nga maska dhe ngjyrat e saj në pamundësi të dallimit të ngjyrës së të mbathurave. Përndryshe nuk duhet të kenë asnjë dallim ose asnjë individualitet. Po pra në pamundësi që t’u ngjajnë kinezëve apo japonezëve apo indokinezëve që janë pothuaj njësoj në fytyra - maska e kryen këtë detyrim barazie fatkeqe. Kryekomandanti legjendar i Surrelit i do të gjithë shqiptarët në "ballo me maska" ose më mirë "në karnaval si asambleja e PS-së ku maska të jetë koncepti filozofik dhe politik". KM-ja ose Kryekomandanti i Asamblesë maskë, kështu do në përgjithësi shqiptarët. Ai sigurisht e di se nuk mund të bëhen kështu. E di se nuk mund të urdhërohen dhe nuk i zbatojnë pavarësisht gjobave dhe e di se nuk i kontrollon dot. Kryekomandanti ka vetëm formën dhe urren përmbajtjen. Ai vetëm pikturon flutura (në mure dhe filozofi) dhe ëndërron maska në shtetin që pikturon dhe nuk ndërton. Kështu i do dhe njerëzit dhe shoqërinë - mundësisht vetëm formë. Kurse përmbajtja në fakt në sajë të vetëm formës është korrupsioni. Kryekomandanti i maskave të asamblesë në saj të formës dhe maskave që do të bëhen lëtyrë në surratin e shoqërisë, arrin të fitojë pikërisht zbatimin e urdhërit dhe jo ligjit apo përmbajtjes. Kryekomandanti i Manastirliut i ka spitalet dhe qendrat shëndetësore vatra korone dhe pamundësie kurimi. As që bëhet fjalë se njerëzit tashmë kanë besim te kurimi në spital normalisht. Ku nuk e di se çfarë të pret po të shkosh të kurohesh. Sot njerëzit marrin borxh të kurohen në shtëpi. Mirëpo kryekomandanti ka "ndërtuar" katër aeroporte dhe rrugët ose korridorin "blu", portet dhe sigurisht ka arritjet më të mëdha në "lumturinë" që ju ka dhënë shqiptarëve. Po pra të krahasuara edhe me maskaxhinjtë përballë si Berisha, Basha, Kryemadhi dhe padyshim presidenti i propozuar dhe aprovuar nga socialistët ose Meta. Komandanti i Legjionit të Nderit e do shoqërinë shqiptare një maskë politike. E do sepse ai në fakt e urren. E urren, sepse i ngjan atij në qenien anormale krejtësisht sipërfaqësore. E urren se nuk është e zonja të ndërtojë as shtet me ligje dhe as ligje shteti normal. Kryekomandanti i Spiropalit urren këtë shoqëri dhe prandaj e detyron të vendosë maskë, sepse ajo nuk do rregullin, as normalitetin e dakordësuar kur kemi larguar super shtetin maskë dhe të fitoreve të mëdha si ai i "shokut Enver" që Komitetin Qendror e kishte maskë duartrokitëse, por pa maska në surrat. Po pa maska, por me maskën "surrat real" e idiotëve që ju bëheshin duart flluska nga duartrokitjet po kaq idiote pothuaj si ato të asamblesë së Kryekomandantit të Karnavalit me maska, në liqenin e Tiranës. Kaq asgjë më shumë se sa kaq. E kjo është dhe fatkeqësia e madhe e këtij vendi. Ato kanë sipër një "flutura vizatues" në karnavalin me maska që shoqëria shqiptare tashmë ka si mrekulli të saj mbas 100 viteve shtet modern shqiptar. Por ka dhe diçka tjetër. Kryekomandanti përveç formës ka dhe një përmbajtje të vogël. Po atë të përfitimit diçka dhe prej urdhrave anti liri dhe demokraci. Nga një mbyllje pothuaj absurde dikur u rrëzua teatri dhe shumë vila dhe u hodhën qindra tendera përfitues. Mbas shoqërisë me maska duhet të ketë diçka, por akoma mbetet për t’u zbuluar. Nuk ma merr mendja se duhen shitur kaq shumë maska dhe tenderi ka interes. Duhet të jetë diçka tjetër. Në fakt fjalimet e tij patetike, karnavaleske duhen për njerëzit me maska për t’iu mos kuptuar as ndryshimi në fytyra. Pa maska kryekomandanti i Surrelit do vetëm Spiropalen dhe disa prej mrekullive gra të Rilindjes që kur ai flet dhe perfomon (sepse asnjëherë nuk ka përmbajtje) ta shikojnë të dashuruara, për nga kulmi i marrëzisë teatrale me qëllim propagandën idiote retro-kulturore që askush tashmë në Ballkan bën, ose ka dëshirë të bëjë politikisht. Ky po, ka akoma delirin për të bërë fjalë mbajtësin e stërzgjatur përballë turmës që edhe Fidel Kastro po të ishte gjallë, nuk do ta konkurronte për nga mërzitja dhe lodhja që të jep një delir i tillë pikërisht propagandë. Të gjithë të tjerët kryekomandanti i do me maskë. Kështu i ruan nga individualiteti, nga liria e ajrit të pastër dhe nga buzëqeshja. Kryekomandanti "vdes" për të dëgjuar popullin e tij kur zëri i del i përpunuar nga maska, kur sytë ju shikojnë lodhshëm nga era e maskës së qelbur me orë të gjata. Kur veshët ju shtrembërohen nga llastiqet apo rripat e maskës, nga era e keqe që i vjen një maske që merr nga goja gjatë orëve të gjata si karnaval i përditshëm. Këtë e shet për "mbrojtje të shëndetit" teoria surreliane e mjeshtrit të madh të Spiropalit dhe Manastirliut. E me këtë ai do të vazhdojë të shkojë - nga "fitorja në fitore".