BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Urime, të nderuar veteranë në 79 vjetorin e çlirimit të atdheut!

Urime, të nderuar veteranë në 79 vjetorin e çlirimit

Në një përvjetor të tillë siç është 79 vjetori i çlirimit të Atdheut nga pushtuesit e huaj nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është obligim të kujtohen e vlerësohen veteranët e luftës dhe sakrificat e tyre të mëdha, që u vranë e u plagosën në këtë luftë nga më të lavdishmet në historinë e Shqipërisë. Mbi të gjithë të nderohen ata që dhanë jetën për t’i sjellë popullit lirinë dhe pavarësinë, 28.000 dëshmorët e atdheut. Qëndrimi ndaj luftës, ndaj heronjve e dëshmorëve të kombit është në vijë demarkacioni që ndan ata që e mbrojnë realisht luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe mashtruesve që bëjnë sikur e mbrojnë me fjalë, por i kundërvihen me vepra. Rrënjët e veteranëve të luftës zënë fill me 7 Prill 1939, kur Shqipërinë e shkeli çizmja e fashizmit italian. Në këtë situatë të vështirë mbreti famëkeq Zog e kishte firmosur defakto pushtimin dhe ja kishte mbathur për Greqi duke marrë me vete edhe thesarin e shtetit. Edhe pas pushtimit, Shqiptarët nuk u gjunjëzuan. Ata kërkuan armë, por armë nuk ju dhanë sepse armët ishin nxjerrë jashtë funksionit pikërisht që të mos përdoreshin për të luftuar. Megjithatë lufta u bë e organizuar pas themelimit të PKSH e cila nën udhëheqjen e Enver Hoxhës bashkoi tërë popullin shqiptar mbi bazën e platformës së Konferencës së Pezës, në luftë kundër pushtuesve të huaj nazifashistë, pa dallim feje, krahine e ideje. Veteranët tanë të nderuar, që sot janë me flokë të bardha, si zemrat e tyre, atëherë ishin 20 vjeçarë që luftuan me heroizëm për çlirimin e vendit duhet ta mbajnë kokën lart për veprën e tyre të pavdekshme. Ju e keni dëgjuar antifashistin e madh grek Manolis Glezos kur u tha veteranëve tanë se “Ju duhet ta mbani kokën lart, se lufta juaj e nderon Shqipërinë dhe shqiptarët”, por ai dha alarmin se fashizmi është gjallë dhe nuk ka vdekur. Organizata e veteranëve ka luajtur një rol të veçantë në mbrojtjen e vlerave të kësaj lufte dhe në transmetimin e këtyre vlerave tek brezat e rinj. Ajo edhe sot, kur po hidhet baltë mbi këtë luftë të lavdishme dhe të figurave të saj historike. Veteranët janë vënë në ballë për për mbrojtjen e fitoreve të gjakut e të sakrificave mbinjerëzore të popullit në këtë luftë të shenjtë. Është pozitiv fakti se megjithë moshën e saj organizata e veteranëve po shtohet e rinohet me pasardhës, çka tregon për vazhdimësinë dhe të ardhmen e saj. Mbështetja e pajustifikueshme që komiteti kombëtar i veteranëve po i jep partisë borgjeze socialiste tregon se dashje padashje kanë mbështetur qëndrimet nihiliste të kësaj partie ndaj Luftës Nacional Çlirimtare. Nëse keni bërë ndonjë deklaratë, ajo nuk është e mjaftueshme. Ajo nuk merr vesh nga deklaratat, por duhet bojkotuar. Mos u besoni llafeve dhe mashtrimeve që bëjnë kur u duhen votat tuaja pa të cilat ajo nuk vjen asnjëherë në pushtet. Justifikimi që bëni se po mbështesni një parti të majtë është i gabuar. Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është një parti e majtë, por nuk është i drejtë as justifikimi tjetër se “e bëjmë këtë që të mos na vijë Partia Demokratike në pushtet”. Mos u shqetësoni të nderuar veteranë! Ata nuk ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Partitë të mos i shohim me ngjyrat e kalit apo nga emrat që ato mbajnë, por nga programet, nga veprimet dhe nga qëndrimet e tyre. Partia Socialiste e ka ndryshuar komplet programin e vitit 1991. Kjo parti, me sloganin e saj “Përtej të majtës e të djathtës, politikë e re, politikë e vjetër” e ka kthyer kahjen e saj djathtas, drejt shtresave të pasura duke i braktisur shtresat e varfra e të mesme të shoqërisë, pjesë e të cilës jeni edhe ju. Me këto veprime Partia Socialiste po na e thotë me shkrim e me gojë se “Nuk jam parti e majtë”, ndërsa ne akoma e besojmë. Ju, të nderuar veteranë duhet të mbështesni Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila edhe në kushtet e inkuizicionit të tipit fashist të viteve 90’, e mbrojti me fanatizëm luftën, arritjet e socializmit dhe figurën e shqiptarit të madh Enver Hoxha. Nderimi për luftën nuk do të thotë të mbahet ndonjë fjalim kortezie, ose më saktë hipokrizie, para auditorit të mbushur me vet ekrane. I kemi parë veteranët duke brohoritur para tribunave të pushtetarëve borgjez në vend që tu bashkoheshin komunistëve që ishin pak më tej duke u përleshur me policinë. Akoma nuk e ka kuptuar komiteti i veteranëve se, pikërisht në përvjetorin e luftës, i hiqet emri i simbolit të kësaj lufte, emri i Stadiumit Kombëtar që quhej Qemal Stafa. Po nga Partia Socialiste vjen edhe propozimi për t’i hequr Enver Hoxhës dekoratat e luftës bashkë me titullin e partizanit, a thua se këto dekorata ja ka dhënë Bujar Nishani, siç ju ka dhënë qindra bashkëpunëtorëve të pushtuesve të huaj nazifashistë. JO, ato janë dhënë nga populli për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe fitoren e kësaj lufte të madhe. Çfarë pret më shumë komiteti i veteranëve, kur qeveria e “majtë” socialiste financon me paratë e taksapaguesve shqiptar Institutin Nazist te Agron Tufës e të Çelo Hoxhës që ka marrë përsipër të denigrojë luftën, heronjtë e dëshmorët, madje edhe partizanët t’i bëjë kriminelë dhe kriminelët e tradhtarët e luftës nacional çlirimtare ti shpallë heronj? Në rast se po e pranojmë këtë veprim antikombëtar nuk jemi në pozicionin e duhur, bërtit sa të duash se e mbron luftën po këto janë britma në shkretëtirë dhe nuk kanë asnjë vlerë përballë revanshit që kanë marrë ato forca politike “të majta” e të djathta, individë e historianë të shitur për të qenë kundër kësaj lufte të lavdishme. Ajo që e tregon në dritë të diellit se Partia Socialiste dhe qeveria e saj nuk janë të majtë dhe nuk e mbrojnë realisht luftën nacional çlirimtare është ceremonia shtetërore për rehabilitimin e Mitat Frashërit, njëherësh edhe të organizatës kolaboracionistët të Ballit Kombëtar ku Edi Rama e cilësoi Lumo Skendon një figurë të madhe kombëtare që na paska luftuar e sakrifikuar tërë jetën për Shqipërinë dhe ju kërkoi hapur mbështetësve të luftës që “të rrinë urtë e të ulin kokën”, edhe fill pas këtij kërcënimi u krekos A. Alimadhi dhe kërcënoi se “Ju doni të gjithë plumbin ballit dhe plumbin e parë jua dha Edi Rama”. Harroi neoballisti se me plumb e patën provuar edhe baballarët e tyre, por nuk ja dolën, jo më t’ia dalë një pordhac si Alimadhi. Po kjo deklaratë, një gjë e treguar qartë se fashizmi nuk ka vdekur dhe është akoma i gjallë dhe në kushte të favorshme ai gjallërohet më shumë e merr forcë dhe për këtë kishte të drejtë antifashisti grek Manolis Glezos që na bëri thirrje për vigjilencë sepse në Shqipëri bacilet e fashizmit janë shfaqur që në vitin 1990. Ka ardhur koha, në mos ka kaluar, që veteranët dhe njerëzit e ndershëm të këtij vendi t’i thonë ndal demagogjisë që bëhet me luftën tash e 32 vjet. Koha tani ka ardhur që të korrigjoni shënjestrën dhe të kuptoni mirë se me ato pak mundësi që ka, e vetmja forcë në Shqipëri që mbron luftën Nacional Çlirimtare është Partia Komuniste e Shqipërisë. Me sinqeritet të plotë Partia Komuniste jua kërkon këtë mbështetje. Është në dorën tuaj ta jepni që të mos mbetemi gjithnjë skllevër të partive mashtruese. Po qe se nuk mund ta bëni këtë se e quani veten të pavarur, që me thënë të drejtën gjysëm të pavarur keni qenë, merrni iniciativën dhe krijoni Partinë tuaj politike se bie fjala “Partia Antifashiste Shqiptare”. Për këtë ju keni potenciale të jashtëzakonshme dhe shpejt ju mund të bëheni një forcë politike me peshë në jetën e vendit. Të jeni të bindur se do keni edhe mbështetjen e komunistëve, por kjo nuk do të thotë që komiteti i veteranëve të kthehet në parti politike. Propozimi që bëhet është krejt tjetër gjë. Strukturat e veteranëve në qendër e në rrethe të ruhen të paprekura. Edhe njëherë “Urime të Nderuar Veteranë!” në 79 vjetorin e çlirimit.