BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i Serbisë do të sjellë shpërbërjen e saj, kjo është koha e madhe e Shqipërisë, prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm: Dobësimi integral i
x
BREAKING NEWS

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit, policia jep detajet

Tentoi të kalonte kufirin me automjetin e vjedhur të ministrit,
x
BREAKING NEWS

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja sa do të shiten

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburantit në vend, ja
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x

Opinion / Editorial

Urimet e (pa) thëna për 4 korrikun e një artisti Kryeministër!

Urimet e (pa) thëna për 4 korrikun e një artisti

Dje kishim Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve! Për ne është ditë e rëndësishme! Jo për servilizmin dhe marrëzinë e glorifikimit të shtetit të fuqishëm,  por për ndihmën e madhe të kahershme dhe të sinqertë të shtetit më të demokratizuar të botës moderne ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve! Ne të vegjlit poshtë e kemi seriozisht si e ka dhe USA me ne, kurse politika dhe soj sorollopi saj në Shqipëri, e ka jo sinqerisht me USA dhe “dashuria” e tyre është e njësojtë si ajo e dikurshmja me Jugosllavët, Sovjetikët dhe Kinën! Por unë nuk e kam fjalën te ky 4 korrik! Por te ditëlindja e Ramës! E ka në një ditë të respektuar për ne! Por tashmë individi Rama si Kryeministri artist i Shqipërisë,  pak ka lidhje,  me “demokracinë dhe lirinë” e një vendi si SHBA! Jam i bindur se kur polemizonte me të atin dhe kur ishte pedagog por dhe në fare fillimet e demokracisë në Shqipëri ka qenë afër 4 korrikut si koncept, por sot nuk ka lidhje fare, por fare fare me atë çfarë 4 korriku i ditëlindjes së tij në një ditë me Indipendent Day - përfaqëson! Për fat të keq ai është rreshtuar për nga veset, turbullira pushtetërore dhe e megalomania mbas Enver Hoxhës dhe Sali Berishës! Po ka një ndryshim, se nuk merr përsipër ( nuk do ose nuk ja mban kjo mund të  diskutohet) të vrasë si dy të parët! Por është futur në radhën e tyre me dashje, në saj të jetëgjatësisë në qeverisje dhe të pasjes përveç taborit të atyre që e duan dhe atyre që e urrejnë. Rama nuk mbeti jashtë filozofisë së Enverit dhe Saliut dhe të ishte një person që ta konsideronin të gjithë një drejtues normal jashtë skemës “dashuri urrejtje”! Jo, jetëgjatësia në majë të shtetit dhe mënyrat e afruan në mënyrë të skajshme me dy të parët që në fakt janë stalinistë - folklorikë.   Disa urime për të duhen një ditë më mbas në mënyrën time! Edi Rama duhet uruar, sepse tashmë ai ka filluar të “jetojë mirë” në shtetin që ka ndërtuar që me qenien kryetar bashkie dhe kryeministër i Shqipërisë. Ai “habitet” pse njerëzit ikin nga ky vend! Por nuk ka faj! Sepse atij nuk i vendos taksa gjobë shteti dhe pushteti. Nuk e gjobisin njëkohësisht tatim taksat për shtetin dhe veten, mjekët për shtetin dhe për veten, polici për shtetin dhe për veten, gjyqtari për shtetin dhe për veten, zyrtari për shtetin dhe për veten, horri në rrugë për veten, horri në politikë për veten dhe shtetin e tij.  Ramës nuk i thonë paguaj parkingun në tokë të shtetit privatët dhe Ramës nuk i thonë  “mos kalo këtu” se është toka ime, kur është pronë e shtetit.  Rama ndërtoi shtetin më keq se të Berishës, duke thënë se do të bëj shtet ndryshe!  Ose më mirë thoshte – ne bëjmë shhhhhhtet, duke i mëshuar shhhh-së! Unë habitem pse habitet Rama por njerëzit nuk kanë kohë për habitjet e Ramës dhe ikin! Në Gjermani ka vetëm taksa shteti  dhe garantohet në jetën e tij individi dhe në shtetin e Ramës taksat dhe gjobat janë në konkurrencë se kush ja merr erzin, lekët dhe nderin shqiptarit! Ky është shteti për fat të keq që ka ndërtuar Rama mbas atij shteti kriminal dhe mashtrues i sharlatanit Berisha! Unë “e uroj Ramën” që nuk e provon në kurriz të tij shtetin që ka ndërtuar për ne! I dua të mirën dhe uroj me gjithë zemër të mos provojë padrejtësinë e një shteti të shpifur anti demokraci dhe anti liri, anti 4 korrik, kundër ditëlindjes së tij dhe për fat të shëmtuar kundra mendimeve të tij dikur! Ai nuk ka as veshë për të dëgjuar dhe as sy të shohë më por..!?  Urimet për Ramën janë për megalomaninë tashmë të shëmtuar që i bëhet “partnere” nga jetëgjatësia në politikë dhe në shtetërim. Duket në dhënien e dorës si “udhëheqës i lartë i partisë dhe shtetit” dhe në rezervatecën e dyshimtë në përqafimin e një kryetare bashkie në Delvinë dhe nga këngët polifonike për të dhe nga përjashtimi për riedukim të një gazetari! E uroj për këtë delir tipik prej anëtari byroje! Po sepse dhe Enveri nuk bënte kështu hahaha me popullin gju më gju! As Putini nuk bën sa për sy e faqe dhe Erdogani megjithëse është gjysëm sulltan kujdeset mos të bjerë në sy! E uroj për artistiken e  tij që nuk mban nervat, duke ndarë gazetarinë nga marrosja e konkubinatit të tij politik që e quajnë Skënderbe dhe Zeus e nuk bëhet me nerva, por bëhet me nerva se një gazetar “humb etikën” me një rregull të shpifur – grotesk  që vetë Rama nxjerr, kur jep urdhër që “një ministër nuk mund të takohet vetëm për vetëm me një biznesmen”! E uroj për të tillë delire pushteti që vijnë si pasojë e ngritjes me ballonë lart e më lart, sepse askush nuk i kontrollon sasinë e “gazit” deri sa të vijë një moment dhe të plasë në ajër! E duke u ngritur kaq lart me ballonë, atij,  duke takuar Biden dhe Macron, apo duke bërë shoë artistik në mbrojtje të integrimit në BE, ne vdekatarët këtu në Shqipëri i dukemi miza!  Për të nuk ka më reliev me shoqërinë shqiptare! E uroj për konceptin polifonik që thotë: kur e ka mbajtur me vite një delirant si Berisha me folklorizmin e  tij nën sundim këtë vend,  pse mos ta mbaj unë dhe Rilindja akoma më gjatë se sa ai!? Për më tepër e uroj se i dha Shqipërisë dhe një president tjetër “Mjeshtër i Madh”  Folkloriko-Kleptokrat  si Meta! Rama ja kishte borxh shqiptarëve dhe një paudhësi të tillë dhe sigurisht unë e uroj nga “thellësia e zemrës” për një të mirë të tillë!  E uroj për Kardhiq Delvinë jo vetëm për lirinë e madhe në qarkullim,  por dhe për gjobën në borxh që na lë për km euro si rrugë ekselente me standard më të madh se në Zvicër! Për çdo PPP dhe borxh financiar ekonomik unë e uroj Ramën për të mirën që nuk  na bën jo vetëm ne, por dhe nipërve tanë! E uroj, sepse në artin e tij të pushtetërimit ka mësuar një “vlerë të madhe” të përdorur me sukses me shqiptarët nga dy para ardhësit e tij stalinistët EH dhe SB! Jo jo, Rama nuk është stalinist! Për të duhet kërkuar ndonjë tip në perëndim! Po sa më shumë të jenë gabim ose në faj, aq më shumë duhet të mbahesh fort mbas fajit, sepse kështu fiton karakter dhe të thonë- burrë i fortë! Rama e bën këtë krejt bukur!  Unë e uroj Ramën për aftësinë për të mos dëgjuar kurrë njerëzit normalë dhe që nuk duan të vjedhin këtë vend! E uroj për dashurinë për njerëzit e pasur, biles aq të pasur sa nuk vjedhin, por grabisin popullin e tyre! E uroj se Rama ju jep nga buxheti i shtetit paratë tona përveç çfarë ata marrin nga xhepat tona me bizneset e trafiqet e tyre, apo oligopolet që kanë në saj të shtetit që i lejon.  E uroj për ndërtimin e “konkubinatit politik” akoma dhe më të shëmtuar se sa ai i bllokut të Enverit dhe krahinarizmit,  SHIK-ut e gjykatave të Berishës! E uroj se krahinarizmi i tij dhe plutokracia e tij me oligarkë të famshëm është akoma dhe më e fuqishme se ato të Enverit dhe Saliut! E uroj për sherret me armë dhe hunj të plazheve privatë të Kumbaros së tij! E uroj për artin e tij të komunikimit me arrogancë brenda vendit dhe folklorizëm artistik jashtë! E uroj edhe për...!!? Ka dhe shumë të tjera, por edhe Rama do të ketë shumë ditëlindje të tjera për të festuar dhe kushedi sa urime të tjera duhen për të. Por sot  janë mjaft!