BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

Urimi më i bukur drejtuar një presidenti serb!

Urimi më i bukur drejtuar një presidenti serb!

Mbaroi koha e tregtisë politike mes Kosovës dhe Serbisë, viktima të së cilës ishin vetëm drejtues kosovarë, me largimin nga “Shtëpia e Bardhë” e presidentit Trump. Sot në Amerikë u kthyen parimet e demokracisë dhe drejtësisë ndërkombëtare për të cilën luftuan dhe përdorën armët e tyre NATO dhe SHBA-të në 1998-99 në Serbi dhe Kosovë. Sot në Beograd si presidenti Vuçiç dhe klasa politike atje, por dhe një pjesë e opinionit serb, janë tronditur nga një “urim presidencial amerikan” pikërisht nga Presidenti i SHBA-ve Biden. Po pra, ai njeri që për tetë vite si nënpresident dhe përpara si senator ka mbështetur pa asnjë rezervë kombin shqiptar të Kosovës dhe sigurisht shtetin e krijuar mbas bashkimit të 19-të shteteve perëndimore nga presidenti Klinton. Sigurisht kanë ardhur në pushtet sot në SHBA ata që nuk lëshojnë demokracinë dhe lirinë, për paratë dhe që ekonominë e sjellin me anën e demokracisë dhe jo demokracinë kur të bëjë “sukses” ekonomia. Presidenti Biden, ka uruar për festën presidentin Vuçiç, por ua ka prerë shkurt serbëve për “njohjen reciproke” mes tyre dhe Kosovës. Ja dhe teksti i urimit presidencial i Biden, botuar në gazetën më të madhe të tyre si ajo Blic. Presidenti i SHBA, Joseph Biden, i dërgoi një letër urimi Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçi?, me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë, më 15 shkurt, u njoftua nga zyra e Presidentit të Serbisë. “Në emër të popullit amerikan, ju shpreh urimet e mia të sinqerta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë më 15 Shkurt”, thuhet në urimin presidencial të Biden. Biden vuri në dukje se, duke pasur parasysh 140 vjet partneritet midis dy vendeve, Shtetet e Bashkuara mbeten përgjithmonë të përkushtuara në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, stabilitetit rajonal dhe vlerave demokratike. “Ne mbetemi të palëkundur në mbështetje të qëllimit të Serbisë për integrimin europian dhe iu inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të vështirë drejt këtij qëllimi, duke përfshirë futjen e reformave të nevojshme”, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA për arritjen e "një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen reciproke". E kjo është pika kulminante e urimit të zotit Biden. E thënë troç, pastër dhe pa ekuivoke të asnjë lloj natyre. Pastaj vazhdon: “Fuqia e marrëdhënieve tona bazohet në historinë e thellë të lidhjeve midis popujve tanë që luftuan si aleatë në të dy luftërat botërore dhe ne e vlerësojmë shumë kontributin e madh që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftën kundër pandemisë Covid-19, ndërsa së bashku përballemi me këtë sfidë të paparë globale”, tha Biden. Kjo ishte dhe “bomba” më e madhe diplomatike e rënë ndonjëherë në Beograd sidomos mbas këtyre katër viteve të administratës Trump dhe sidomos të “allishverishit” tipik arrogant dhe dëmprurës të Grenell. Por tashmë kanë ardhur ustallarët në SHBA të cilët nuk bëjnë kurrfarë allishverishi me toka, para dhe joshje. Ata kanë parimet e mbrojtjes së interesit si të tyre dhe Kosovës dhe këtë e mbështesin mbi të drejtën e popullit shqiptar aty dhe historisë e të vërtetës së saj. Biden përmend për Serbinë integrimin në BE, por nuk përmend njëherë të vetme futjen në NATO të Serbisë as si ide dhe as si joshje. Biden e uron Vuiçiç dhe popullin serb në fund kështu: “Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet miqësore midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj që ju dhe popullit të Serbisë të festoni me gëzim festën tuaj”, përfundoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

E padyshim shumë nga komentet ishin që tregonin pakënaqësinë dhe indoktrinimin e serbëve për këtë çështje. Por kishte dhe nga ato që e shikonin qartë qëndrimin amerikan mbi Kosovën. Ja çfarë shkruante një grua serbe: Hvala na cestitkama ali Srbija nikada nece priznati Kosovo, ose Faleminderit për urimet, por Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Ose një tjetër: Nama njihovo priznanje ne treba, a mi da priznamo nezavisnost Kosova necemo. Ne nuk kemi nevojë për njohjen e tyre dhe nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ose një tjetër koment shkruante kështu: Lepu nam je ?estitku poru?io Bajden,a sve u cilju priznavanja Kosova ose

Biden na dërgoi një urim të bukur, të gjithë me qëllimin për të njohur Kosovën. Po, ky koment ishte më i qarti te “Blic” nga një qytetar serb. Presidenti Biden, kishte dërguar një urim të bukur qëllimi i të cilit ishte – njohja e Kosovës. E tashmë kjo është bërë e qartë plotësisht në Beograd. Si për Vuçiç dhe shoqërinë serbe akoma jo kaq shumë në gjendje për të pranuar se Kosovën as ka për të pasur më, as do të mund ta ëndërrojnë më, si ta njohin dhe mos ta njohin, por që do të ishte shumë më keq sikur realisht të vazhdojnë me arrogancë dhe marrëzi politike dhe etnike apo religjionare të mbajnë këtë rrugë diplomatike dhe gjeostrategjike në raport me USA dhe padyshim UE. Ky i zotit Biden ishte vërtet urimi më i bukur drejtuar presidentit serb.