BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Urrejtja, persekutimi, kërcënimi “folkdiktatorial” kur shpallesh armik, mbasi ke qenë më i miri!

Urrejtja, persekutimi, kërcënimi “folkdiktatorial” kur

Ne kemi për të zezën tonë shoqërore, një trashëgimi folklorike të shëmtuar, e cila banorin e katundit nga më i miri e kthejmë në armik dhe të urrejtur nga gjithë fshati, kur feudali apo shefi fisit prish marrëdhëniet me të. Nuk ka aspak rendësi njohja personale, apo marrëdhënia familjare! Jo, ka rëndësi që ti shkosh në mënyrë groteske, cinike, imorale dhe përfituese, atij që ka peshën financiare dhe politike mbi katundin. Biles kur katundari shkretë shpallej armik nga një burrë i ndershëm dhe punëtor, trajtohej menjëherë si i pa ndershëm, dembel dhe hajdut. Po po i shtonin plot të këqija për ta zhytur fare në baltë. Ky grotesk që duhet thënë ka egzituar në një shumicë periferike dhe folklorike, u plazmua dhe në diktaturën ideologjike. Lufta e klasave në Shqipëri, ka qenë akoma më e poshtër se në vendet e lindjes, sepse folklorizmi që përmenda më lart, shërbente bukur dhe mirë në diktaturën e folklorikëve politikanë medemek komunistë, në Shqipëri. Mund të ishe më i miri, më i zgjuari dhe më i zoti, apo më për tu marrë shembull dhe kur të dënohej dikush në familje apo partia vendoste të merrje ti dënim, ty të suleshin sipër për hesap të luftës së klasave të gjithë demonët e saj. Të shtoheshin dhe shumë e shumë “cilësi ose akuza” të tjerëa në bazë të urrejtjes klasore dhe folklorike, duke të futur të gjallë në dhe. Nga njeriu i nderuar, ktheheshe brenda ditës në armikun e klasës dhe armikun e popullit. Pastaj të linçonin, izolonin , internonin dhe pushkatonin. Në vitin 1974-tër, isha nxënësi më i mirë i shkollës, komandat (hahaha) çete me të gjitha dhjeta, më i dalluari dhe më i rregullti apo më për tu marrë shembull. Por atë vit babain tim e përjashtuan nga partia e dënuan dhe e çuan në spital pasi tentuan ta vrisnin fare, duke i sajuar aksident në punë e sipër. E shpallën armik të partisë. Dy ditë më pas, mua më larguan nga ato “poste” nderimi, nuk më lejuan shkollën megjithse fitova konkursin, më shpallën djalin e armikut të partisë, dhe tashmë isha me pikëpamje borgjeze, krihesha si borgjez dhe më hoqën nga tabela e lavdërimit, biles më sajuan dhe akuza për këngë të huaja e vjersha dekadente, duke më përjashtuar nga rinia gjashtë muaj.

Po pse çfarë bëjnë sot dhe këto 30-të vite sidomos në Partinë Demokratike të Shqipërisë ( bijën jo legjitime, por që i ngjan më shumë PPSH-së) e drejtuar dhe rritur nga komunisti i 1968-tës Sali Berisha. Asgjë më shumë se folklorizmin me persekutimin e katundarit që prishet me beun e katundit dhe luftën e klasave të impunuara nga kryetari i partisë apo dhe të beut të partisë nuk ka kjo parti. Deri dje Lulzim Basha ishte “ylli që shëndriste” e që kishte fituar, që kishte talent dhe që ishte ai që do të dërgonte PD-në nga fitoria në fitorie. Kur ne kritikonim Bashën për shumë e shumë që sot kritikon dhe shan e përgojon apo linçon Berisha në atë kohë, pikërisht Berisha na thoshte se jeni komunistë dhe vegla të Edëin Kristaq Ramës. Tani mbas vetëm tre katër muajve Lulzim Basha është armik, bashkëpunëtor me krimin dhe me mafian, por dhe me radikalistë islamikë por dhe dhunues dhe shkatërrues i PD-së. Beriaha jo vetëm ka akuzuat tona për Lulzimin por dhe shton në mënyrë fantazmagorike të tjera si katundi kundër katundarit të shkretë që Beu do ta persekutojë. Po ashtu si në mbledhjet linçuese të luftës së klasave në partinë e parë të “shokut sekretar partie Berisha”! Për një periudhë fare të shkurtër nga një “yll politik” Basha është armiku numër një i demokratëve që kanë mentalitetin e folk urrejtjes dhe të dashuruar të luftës së klasave. E kjo jo vetëm me Berishën që është njeriu më i madh i këtij vreri dhe marrëzie kriminale politike, por dhe të tjerëve poshtë tij përfshi vetë Bashën! Kryetari i PD-së sot ose Basha, duhet të vinte viti 2022 që të kuptonte se kush është Berisha. Po pra, nga më i miri dje, më legjenda dhe më i madhi në një person që... !?

A mund të ketë demokarci kur ka një mentalitet të tillë foklorik mesjetar, i bashkuar me një parim lufte klase stalinist!? Jo nuk mund të ketë. Ka shumë njerëz në PD që kanë këtë mentalitet. Ata të linçojnë dhe janë gati të vrasin për Beun grotesk, korruptiv dhe liderin idiot që kanë mbi kokën e tyre boshe. Te kjo parti, folklorizmi mbi “urrejtjen fshat-çe” deh persekutimin si fshat apo linçimin si fshat dhe në imitim tragjik të persekutimit mbasi shpallesh armik i shefit në luftë klase do të vazhdojnë, sepse ka plot që nuk dinë dhe nuk bëjnë dot ndryshe. Është tragjizëm, por kështu është. Po pra po dhe është fatkeqësi e madhe. Në PD ka mentalitet që “duhesh rrahur me dru”, pse je kundër liderit feudal atje. Në PD, ka njerëz që shoqërojnë “liderin feudal dhe komunist” në mentalitet lufte klase, që të vrasin po ju dole përballë dhe ju the të vërtetën në sy. Linçimi i individit, që nuk ka mendimin njësoj me beun e katundit PD, është një siguri se kështu sundon kushdo që PD-në e do për pushtet dhe për opozitë. Po, nuk ka rëndësi si model ku, kur dhe pse! Shqipërinë e rurales “retro kulturore” dhe të stalinizmit me luftë klase, e trashëgon dhe e vepron PD-ja! Në PS- kamuflohen dhe bëjnë më tepër statutizëm dhespe e thyejnë! Por dhe kur nuk bëjnë statut bëjnë sikur po zbatojnë ose po mirëmbajnë “demokracinë” të cilën e kanë banderolë perendimore, kur në të vëtetë, veprimin e kanë sundim lindor. Kaq ka shoqëria jonë. Jo më tepër se sa kaq, në lidhje me “demokracinë” tonë jo të përputhshme me atë Europiane në asnjë drejtim.