BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Urtësinë dhe durimin e shqiptarëve, mos e merrni kurrë për dobësi!

Urtësinë dhe durimin e shqiptarëve, mos e merrni kurrë

Dihet se një nga problemet thelbësore të çdo populli, pavarësisht statusit të sistemit politik e ekonomik që e karakterizon, është zgjidhja drejt e çështjes kombëtare. Europa kur vjen puna për fatin e popujve për vetëvendosje, ngelet po aq reaksionare sikurse ka qenë qysh në kohën e Konferencës së Berlinit 1878, Konferencës së Londrës 1913, të Londrës së fshehtë të vitit 1915, pse jo dhe të Konferencës së Parisit më 1946 që dëshironin dhe mbanin anën e Greqisë monarkofashiste, pa folur këtu dhe Rambujenë e famshme, e cila edhe pse e pati të qartë dëshirën e shqiptarëve ajo na la të ndarë të copëtuar duke na vendosur ne shqiptarëve kufijtë vëlla me vëlla. Është e vërtetuar katërcipërisht, se ajo ishte madje qysh se filluan krismat e para ishte kundër Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, ajo nuk dëshironte këtë luftë, nuk e dëshironte sepse ishte një luftë çlirimtare dhe këtyre luftërave Europa u trembet dhe tmerrohet ashtu sikurse trembet djalli nga temjani. Ajo nuk e dëshironte këtë luftë sepse madhështia luftarake e saj njëkohësisht ishte dhe mund të shërbente dhe si një shembull për popujt të cilët kur ngrihen në këmbë për fatet e tyre, të cilët mund të përmbysin jo vetëm pushtuesin, por dhe borgjezinë vendase. Ky isht një faktor i brendshëm i vet Europës, por nga ana tjetër pavarësisht se bëri gjoja sikur “na mbështeti”, ajo me djallëzi luajti rolin gjasme të aleatit, teksa nga ana tjetër i shkeli syrin e dashurisë Jugosllavisë së pas Titos. Në aspektin gjeo- strategjik asaj (Europës) i leverdiste shkëputja e Kosovës nga Jugosllavia, por një shkëputje deri në atë pikë sa të mos ta zemëronte ariun gjigant të stepave ruse, të cilën fatkeqësisht gjeografia e globit ia ka vendosur Europës mbi shpinë si shpata e Demokleut që i rri afër kokës. Mos në thelb duket sikur ka një kontradiksion?! Jo aspak, sepse Europa në aspektin e zhvillimit të saj imperialist, është në garë të madhe, por dhe në konkurrencë me Rusinë. Asaj i leverdiste shkëputja e Kosovës sepse në një kacafytje të madhe ndër imperialiste kufijtë e saj i ka afruar në zonat e influencës së Rusisë, prandaj dhe ajo detyrën e bombardimeve ia la USA-s me qëllim që t’i thoshte Rusisë... se ja unë vërtet bëj sikur jam kundra teje, por ama nuk kam për të hedhur asnje bombë mbi Beogradin dhe faktikisht pavarësisht se avionët ishin të NATO-s bombardimet i kreu Amerika. Vendet e BE-së historikisht qysh hershëm, si në atë kohë, pra në Rambuje, por dhe sot aktualisht janë të përçara pavarësisht se në pamje emri “Europë e Bashkuar” të jep impaktin e një uniteti monolit të këtij organizmi. Treshja shekullore e luftërave kolonialiste, ato që shkaktuan dy luftra të mëdha botërore Angli - Gjermani - Francë, përherë kanë qenë në konflikte herë të heshtura e herë të hapura me njëra-tjetrën. Lufta e parë 1914-18 ose sikurse njihet në terminologjinë historike si “Lufta e madhe”, por dhe Lufta e Dytë Botërore shpërthyen dhe u bënë për interesa të imperializmit, për zgjerimin e kufijve mbi kurrizin e popujve evropianë dhe këto luftra për Europën, kur janë për rrëmbimin e presë, kur janë për dominime të formave të hapura apo të maskuara koloniale, ajo ia jep të drejtën vetvetes t’i zhvillojë këto luftra, kur të dojë, si të dojë dhe me kë të dojë. Dalja e Anglisë nga BE, është shprehje e këtyre kontradiktave sepse “Mbretëresha e detrave”, nuk e do dhe nuk e dëshiron aspak hegjemoninë e Gjermanisë në këtë bashkësi, Anglia nuk mund t’ia lejojë vetes kurrsesi diktatin gjerman, sikurse këtë nuk e dëshiron as Franca. Nëse do të dilte dhe Franca prej Bashkimit Europian e gjithë bashkësia, do të shkërmoqej si një kështjellë prej rëre duke e humbur rolin e vet, rol ky që aktualisht nuk është “as mish e peshk”, sepse forma e organizimit i ngjet më shumë një bashkimi artificial, se sa një organizmi politik, ekonomik e ushtarak të unifikuar të qëndrueshëm, për vetë faktin e mungesës së një qeverie të vetme, një ekonomie, një Parlamenti dhe një ushtrie të vetme. Ja përse dhe vetë Lenini qysh më 1915 kur fliste për “Shtetet e Bashkuara të Europës” i konsideronte ose të pamundura për shkak të pabarazisë së tyre ekonomike dhe orekseve imperialiste për shtrirjen dhe zgjerimin e territorit e zonave të influencës në kurriz të njëra-tjetrës apo dhe të popujve... ose reaksionare. Reaksionare?! Përse të jetë e tillë Europa kur lart e poshtë trumbetohet si kampione e demokracisë? Reaksionare, Europa ka qenë dhe ngelet për nga vetë natyra e imperializmit që ajo përfaqëson, por duke qenë e bashkuar ajo aspak nuk e humbet misionin e vet reaksionar, ajo bashkohet vetëm për dy arsye madhore: Së pari për të përballuar jo vetëm konkurrencën imperialiste me Rusinë, Amerikën, Kinën apo dhe ndonjë superpotencë që mund të lindët së afërmi që mund të çonte në konflikt të armatosur, por njëkohësisht (së dyti) për të përballuar e shtypur me zjarr çdo lëvizje me karakter çlirimtar brenda bashkësisë, apo për më keq akoma për të shuar flakët e revolucionit proletar kudo që të zhvillohen ato. Dihet se revolucionet në përgjithësi të çojnë në përmbysje të mëdha shoqërore qofshin kur ata kanë karakter demokratik, qofshin dhe të karakterit proletar e nga ku këtij të fundit, Europa i ruhet shumë. S. Berisha si një pseudokomunist, i cili militonte si kontrabandist në radhët PPSH-së, duke patur njohuri mbi karakterin e revolucioneve dhe luftërave çlirimtare, duke e njohur mirë dhe lemerinë e Europës për këto çështje, ai trembi ata me “gogolin komunist e enverist” që gjoja na qenkësh e indoktrinuar UÇK-ja. Ai, në unison me I.Rugovën, jo që nuk ishin për luftën çlirimtare (sepse të dy ishin agjentë të UDB-së), por ishin njëkohësisht dhe kundër Çështjes tonë të Madhe Kombëtare, madje duke e deformuar dhe qëllimin e kësaj lufte, i dhanë mundësi shovinizmit serbo-madh të rimarrë veten, të mos e njohë jo vetëm Kosovën si shtet të pavarur, por ta lërë të hapur problemin e saj, sikurse po bën e livadhis aktualisht. Por fajtorë për këtë nuk janë vetëm Berisha e Rugova në përgjithësi, por e gjithë klasa politike si përkëtej ashtu dhe për andej kufirit, janë po aq përgjegjës dhe ata komandantë sypatrembur para armikut, që ulën kokën, u nënshtruan dhe u pajtuan me gjysmën e betimit të tyre, duke e lenë gjysmën tjetër të bënte e të vendoste Europa si t’i donte asaj qejfi. Vendosja kohët fundit krerëve të UÇK-së, në baraszpeshë me kriminelët e Serbisë të Millosheviçit, Arkanit, Mlladiçit etj, përkon çuditërisht me akuzat e Dick Marty-it, që çlirimtarët tanë i konsideronte terroristë dhe kjo nuk është e rastësishme. Me këtë Europa u kërkon të shqiptarëve të ulin kokën e të mos bashkohen. Po vallë duhet të heqin dorë shqiptarët nga e drejta e tyre kombëtare? Ti Europë, ti Amerikë dhe ti OKB që kini miratuar kartën e Alantikut, Vendimet e Konferencës së Paqes etj. që bëjnë fjalë për të drejtë e popujve për të qenë të lirë të barabartë dhe të vendosin vetë për fatet e tyre, pse nuk e lejoni bashkimin e shqiptarëve? Ju zonja ambasadore e USA dhe ju zotnia i BE-së pse nuk u propozoni bashkësive tuja që t’i anulojnë këto të drejta të popujve? Ju kujtoni se popujt janë budallenj? Ju gënjen mëndja. Urtësinë dhe durimin e shqiptarëve mos e merrni kurrë për dobësi! Nëse shqiptarët nuk bashkohen ta dini mirë se Ballkani s’ka për të patur kurrë qetësi. Nuk jemi aspak luftënxitës, por kurrizi ynë nuk është tryezë ku ju të hapni letrat tuaja të bixhozit e të luani me fatin tonë!