
“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Ushtria e NATO-s “në luftë” me fëmijët në Bazën e Shëngjinit

Shkruar nga Jak Simoni 23 Qershor 2022

Kur Shqipëria u pranua në NATO na u duk si arritje triumfale dhe shpresonim që ushtria e saj të arrinte standardet e vendeve të tjera, por me sa duket nuk po ndodh. Për këtë mjafton të shikosh, dhe për së largu, bazën ushtarake të Shëngjinit. Aty shihen disa ndërtesa gjysmë funksionale dhe karkasa apo skelete anijesh të shkatërruara, ndonëse nuk kemi bërë luftë me askënd, përjashto me veten tonë. Pamje që përbejnë një kartolinë emblemë të 97-tës, kur arsenali ushtarak i Shqipërisë u shkatërrua duke marrë me vete, ose duke lenë invalidë të përjetshëm shumë fëmijë, të rinj dhe pleq, të cilët në fakt duhej t’i mbronte. Kjo bazë prej dekadash është lenë në një gjendje thuajse të braktisur dhe kështu ca qoshe te sajat në perëndim, ku nuk kishte as rrethim, gjatë sezoneve të verës janë rijetësuar kryesisht nga fëmijët dhe të rinjtë pushues, jo vetëm nga Shqipëria. Në pamundësi për të gjetur mënyra të tjera në një shoqëri, ku vija bregdetare është thuajse tërësisht e zaptuar dhe parqet e fëmijëve janë kthyer në kantiere ndërtimi, këta fëmijë dhe të rinj kishin gjetur një mënyrë dëfrimi pa asnjë rrezik dhe asnjë dëm për askënd (as për bazën ushtarake) duke shfrytëzuar skalierat si trampolina për tu hedhur. Por, për arsye që nuk dihen, këto dy vitet e fundit janë vendosur roje me ushtar, madje dhe të armatosur, që po ruajnë një tunel që qe nuk është hapur prej më se tridhjetë vitesh. Maksimumi që mund të ketë brenda ai tunel është ujë i kripur dhe ndoshta ndonjë karkasë apo skelet anijeje të ndryshkur të viteve pesëdhjetë. Paradoksalisht roje më armë për të mos lenë fëmije të lahen në një vend që nuk i prish punë askujt. Kjo është sa dramatike aq dhe qesharake. Kjo figure e shëmtuar e ushtrisë sonë bëhet dhe përballë pushuesve, dhe të rritur, kryesisht nga Kosova, të cilët para disa dekadash mendonin ushtrinë e vendit amë, Shqipërisë të lavdishme dhe si shpëtimtaren e vetme te tyre. Këta fëmijë dhe të rinj tjetër gjë dëgjojnë në shkollë për misionin e ushtrisë sonë, tjetër gjë po provojnë nga eksperienca e tyre feminore apo adoleshenciale. Aty ka vend të mjaftueshëm për bazën dhe për tu dëfryer fëmijët. Lëreni fëmijët të dëfrehen, në mënyrën e tyre, të pa diktuar nga industria e lodrave (shpesh dhe kanceroze) dhe interesi fitimprurës i qendrave komerciale, sepse gjaku i shumë ushtarëve shqiptar që kanë dhënë jetën për Shqipërinë dhe për lavdinë e ushtrisë së saj, ka shkuar dhe për lumturinë e tyre. Me sa duket shkrimtari i njohur Hoffman kishte të drejtë: në këtë botë të zhvilluar nuk ka vend për fëmijët.
Më të lexuarat


Kompensim për kompanitë e ndërtimit, Bujar Leskaj: U shërben vetëm oligarkëve dhe rrit rrezikun për korrupsion

Një tabor deputetësh shoqërues të një kolegu para drejtësisë është padrejtësi ndaj qytetarit të thjeshtë!

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Pagesat pa para letër

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

Mashtrimi dhe gënjeshtra, "armët" e protestës së dëshpërimit

Ekuinoksi i shterpësisë epokaliptike të "liderit historik"

Rinia shqiptare, e ardhmja pa të ardhme në periudhën e tranzicionit

Urimet e (pa) thëna për 4 korrikun e një artisti Kryeministër!

Një certifikatë për politikanët
